Forumi Horizont Gjithsej 66 faqe: « E parë ... « 55 56 57 58 59 60 61 62 63 [64] 65 66 »
Trego 66 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- C'fare eshte renia ne dashuri dhe dashuria!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17538)


Postuar nga Roi datë 08 Shkurt 2010 - 04:44:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA


Cecila te kuptosh dike vetem nga shkrimi eshte nje dhunti e rralle qe jo te gjithe e kane ndoshta vetem ato njeres qe kane nje zemer te madhe dhe qe jane ne "paqe" me shpirtin e tyre qe skane inat cmire, xhelozi ato arrijne te kuptojne per ke po flet dhe pse ...por te lexosh disa rrjeshta e te dalesh ne kete konkluzion qe doli Auberoni dhe Roi do te thote qe mire qe nuk kupton(ose ben ) por pretendon te me japesh dhe mend ...



O Leshverdha avash moj vajze ,merre shtruar se paske marre zjarr si kashta !!

Ne rradhe te pare,ketu jemi ne nje forum publik e jo ne ndonje blog,apo ditar privat !! Prandaj mesohu te sillesh sic duhet sjellur ne nje ambjent te tille !! Me pak fjale duhet te jesh e gatshme edhe te pranosh ndonje postim qe s'mund te te tingelloje si kompliment !! Ca pret ti,qe cfaredo gjeje qe ti shkruan,njerezit te gjithe njezeri te thone...u me preke,u ca shkrimi, me mallengjeve etj etj ??!! Pastaj as nuk te ofendova,thjesht dhashe kendveshtrimin tim ne baze te asaj qe ti kishe shkruajtur edhe duke pergjithsuar disi !! Mesohu te debatosh e te jesh me e qarte here tjeter e jo te keputesh gomarlleqe te tipit...s'pres te kuptohem nga njerez te tille,apo jo cmira e xhelozia...ndryshe ca ke per te shkruajtur ik shkruaj tek ditari personal !!!


Ne rradhe te dyte,ne ate menyre qe kishe shkruar ti,nje person qe nuk te njeh pertej virtualitetit siperfaqesor,nuk mund te mendonte ndryshe vecse ate qe mendova une apo Auberoni !! Per me teper,tema flet vetem per dashurine,pra per ate ndjenje qe lidh dy persona (me mire nese te dy sekseve te kunderta ) te cilet nuk kane lidhje farefisnore apo gjera te ngjashme ....pra dy te dashuruar,dy partnere me pak fjale !! E nese ti ke pas ndermend nje lloj tjeter dashurie,te tipit nene-femije,apo moter-vella,atehere je ti qe ke gabuar teme !!

Kuptoj qe mund te kesh argumentat e tua te mira,nje histori te dhimbshe familjare pas kraheve psh ! Une s'do i lejoja kurre te fusja hundet apo te gjykoja jeten tende ne kete prizem,por ta perseris,u pergjigja ashtu pasi isha i sigurt qe aludoje rreth nje historie dashurie te shkuar keq e te cilen ti s'arrije dot ta harroje e ta pranoje qe kish marre fund !!
Mundeshe shume bukur te thoshe...ee shikoni, jeni jashte rruge pasi une nuk i referohesha nje ish te dashuri....pa e bere muhabetin terkuze !!!

Hajd tung dhe here tjeter mundohu ti evitosh cik ato llafet e teperta,jo se me ofendojne,por thjesht mund te ma tregosh edhe ne forma te tjera mungesen e feminilitetit e te inteligjences tende !!


Ps:Auberon po c'eshte kjo apsolute Absolute,ashtu si edhe ne anglisht !!


  Gjithsej 66 faqe: « E parë ... « 55 56 57 58 59 60 61 62 63 [64] 65 66 »
Trego 66 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.