Forumi Horizont | Gjithsej 64 faqe: « E parë ... « 55 56 57 58 59 60 61 62 63 [64] Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gripi i Shpendeve!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9760)
Gripi i shpendëve në Britaninë e Madhe
Cod. A16122007
Burimi : Zeri i Amerikes
Data e Publikimit : 13 / 11 / 2007
Autor : (pa autor)
Autoritetet britanike po asgjësojnë mijëra gjela deti dhe shpendë të tjerë pasi zbuluan virusin e rrezikshëm të gripit të shpendëve në një fermë në veri-lindje të Londrës.
Zyrtari më i lartë i veterinarisë në Angli konfirmoi sot zbulimin e variantit H5N1 të gripit të shpendëve në fermë. Ai tha se virusi ngjason me variantin e zbuluar në Republikën Ceke dhe në Gjermani muaj më parë.
Autoritetet britanike vendosën një zonë mbrojtjeje prej 3 kilometrash përreth vendit ku u zbulua virusi dhe një zonë vëzhgimi me rreze prej 10 kilometrash.
Zbulimi i këtij virusi në të njëjtën zonë në shkurt çoi në asgjësimin e 160 mijë gjelave të detit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se mbi 200 vetë kanë gjetur vdekjen në mbarë botën që nga zbulimi për herë të parë i sëmundjes në vitin 2003. Pjesa më e madhe e viktimave ishin në Azi.
Gjithsej 64 faqe: « E parë ... « 55 56 57 58 59 60 61 62 63 [64] Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.