| Forumi Horizont | Gjithsej 103 faqe: « E parë ... « 56 57 58 59 60 61 62 63 64 [65] 66 67 68 69 70 71 72 73 74 » ... E fundit » Trego 103 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Pse njerezit vdesin? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1452)
Po si nuk ka vazhdimesi pas vdekjes. Kur vdes njeriu dhe pasi kryhen gjitha ceremonite e te vdekurit, dhe kur i vie fundi i lamtumires se se tij bashke me te vie dhe bartja e tij mbi supet e te te afermeve te tij. Kur bartet kufoma mbi supet me daljen nga shtepia, (i vdekuri): (nese ka qene njeri veper mire kete dunja) thote; Me shpejtoni ju lutem me bartjen ne varreza, kurse, nese ka qene njeri qe ka mohuar Zotin dhe te derguarin e tij, thote; Oh, sa dhimbje ndjej, a thua ku jane duke me derguar qe me bartin mbi supe.
Me kete shkrese-shtese, nderlidhem me temen, njeriu sikur mos te vdiste, a thua, a nuk do ishte jeta-vdekje per ne!? Keshtuqe, kjo jete eshte kalimtare, ne jemi vetem kalores dhe pas vdekjes eshte vazhdimesia e perhershme. Nese ke qene njeri i devotshem dhe ke qene vepermire kete jete dhe ke punuar vepra te mira per perjetesine, atehere me padurim pret dhe vdekjen, pasi qe tek njeriu i mire mbizoteron dashuria per t'u takuar sa me pare me Allahun dhe per te marre shperblimin qe te eshte premtuar nga Zoti. Kurse, ansjalletas, njeriu i cili s'ka qene vepermire dhe ka mohuar Zotin, ai me siguri se nuk ia deshiron vetes vdekjen as edhe per nje cast, e lere te e pranoj se jeta pas vdekjes eshte jeta e perjetesise. Megjithate, sa i perket temes, tek forumi feja dhe besimet, jane trajtuar mjafte shkresa enkas per kuriozitetin e pyetjes se autorit.
P.S. Eshte e drejte e cdo secilit te pyesim ate qe deshirojme, por, ndodh e kunderta e saj; kur neve na eshte dhene mjafte dituri rreth pyetjes qe parashtrojme, perse hezitojme dhe nuk e besojme ate, por e mohojme me injorance. Keshtuqe, per mendim timin dhe vlerat e disa pyetjeve te bashkebisedueseve neperkemben, perderisa deri me tani kam hasur ne shume rubrika ku trajtohen tema te ngjashme sipas tekeve te tyre. Mjafton nje nendege te trajtoj nje teme, dhe nuk eshte e domosdoshme te trajtohen temat me mesazh te njejte thuajse ne te shumten e nenrubrikave te ketij forumi. Mos e merrni personale.
| Gjithsej 103 faqe: « E parë ... « 56 57 58 59 60 61 62 63 64 [65] 66 67 68 69 70 71 72 73 74 » ... E fundit » Trego 103 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.