Forumi Horizont Gjithsej 207 faqe: « E parë ... « 56 57 58 59 60 61 62 63 64 [65] 66 67 68 69 70 71 72 73 74 » ... E fundit »
Trego 207 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Komente (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15321)


Postuar nga Vizioner datë 03 Maj 2012 - 23:01:

Djali i Umberto Bosit, diplomë në një universitet privat në Shqipëri.

Djali i Umberto Bosit, diplomë në një universitet privat në Shqipëri. Dyshohet se e ka blerë.



Prokurorët në Itali, teksa vijojnë hetimet në lidhje me abuzimet e Umberto Bosit dhe djemve të tij, në partinë Lega Nord, kanë mundur që të gjejnë një diplomë të djalit të Bosit, Renzo Bosi, të cilën e ka marrë në një universitet privat në Shqipëri.

Bëhet fjalë për një diplomë për Administrim Biznes, që është lëshuar nga universiteti privat “Kristal” në shtator të 2010-s.

Sipas “Corriere della Sera”, dyshohet që diploma e Renzo Bosit të jetë paguar me paratë e Lega Nord. Mediat italiane bëjnë me dije se ai nuk ka qenë i pranishëm në Shqipëri për të studiuar dhe e ka blerë këtë diplomë, pa kryer studime. Kjo gjë pritet të zbulohet në ditët në vijim.

Po në universitetin Kristal, ka marrë një diplomë për Sociologji, edhe Pierangelo Moscagiuro, partneri i senatores së Lega Nord, Rosy Mauro.


  Gjithsej 207 faqe: « E parë ... « 56 57 58 59 60 61 62 63 64 [65] 66 67 68 69 70 71 72 73 74 » ... E fundit »
Trego 207 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.