Forumi Horizont Gjithsej 132 faqe: « E parë ... « 56 57 58 59 60 61 62 63 64 [65] 66 67 68 69 70 71 72 73 74 » ... E fundit »
Trego 132 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Trishtim dhe Lamtumire (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5795)


Postuar nga iliriusa datë 21 Shtator 2005 - 09:34:

Vjeshta ka ardhur

E ulur ne stolin e gryer nga mola
hedh shikimin e mekur ne perendim.
Edhe mendoj per dicka tjeter
qe te le pas trishtimin tim.

Vjeshta ka ardhur prej kohesh
e gjethet tashme token kane zene
dielli i ngrysur pas resh fsheh koken
dallandyshet ikin, folen kane lene.

Vjeshta ka ardhur pa trokitur,
ndoshta dritaren ka gjetur hapur.
Vjeshta ka ardhur po ti ke ikur
dhe une te pres tek stoli i krimbur.

Shirat po bien, token lepijne
ajo s'ka ngrohtesi te avulloj
si ajo e ftohte, si ajo e ngrire,
dhe une e di pranvera shkoj.

Vjeshta ka arrdhur qysh dje
qysh heren e fundit qe te pashe
edhe une si toka e ngrire e ftohte
s'gjej ngrohtesi tek c'ka me le pas.

Pas pak do te ngrihem, do eci
do le pas stolin dhe pertacin
e kujtimi im atje do te mbesi
gjethet e thara pas meje do vijn.

Ne cdo kend te saj do te le dicka
nje pjesez shpirti, nje enderr nje lot
do eci edhe ato plot besim
do te le te mi marri kjo bote.

Do te ndjek hapat qe hodhe dje
duke lene ne cdo hap vec mallengjim
pas do me vij nje qiell me re,
vjeshtes do ti le vetmin.


  Gjithsej 132 faqe: « E parë ... « 56 57 58 59 60 61 62 63 64 [65] 66 67 68 69 70 71 72 73 74 » ... E fundit »
Trego 132 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.