Forumi Horizont Gjithsej 98 faqe: « E parë ... « 57 58 59 60 61 62 63 64 65 [66] 67 68 69 70 71 72 73 74 75 » ... E fundit »
Trego 98 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Policet Greke Torturojne 2 Te Mitur Shqiptare!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14011)


Postuar nga Ana datë 20 Qershor 2007 - 01:32:

Në qendër të kritikave të shtypit grek si dhe të partive opozitare, është vetë ministri i Rendit, Viron Polidhoras, për të cilin kërkohet me ngulm dorëheqja. Ai vetë ka dënuar ngjarjen, duke u shprehur madje: Ç’punë kam unë në një ministri me djaj!? (Duke iu referuar institucionit që ai vetë drejton). Por sipas zëdhënësit të qeverisë greke, Polidhoras gëzon mbështetjen e Kryeministrit, kështu që as që bëhet fjalë për dorëheqjen e tij. Si ministri, ashtu edhe kabineti “Karamanlis”, presin me frikë atë që tashmë trumbetohet nga mediat, një vërshim të videove të tjera të turpit, në të cilat pasqyrohen aspektet e dhunës të ushtruara nga policia greke në raste të ndryshme, gjatë periudhës së qeverisjes së Karamanlis. Disa prej këtyre videove qarkullojnë në internet, ndërsa gazetat greke botojnë fotografitë e incidenteve të fundit të dhunës policore. “Më këto video kënaqen policët tanë”, - shkruan e përditshmja “Ta Nea”, në një artikull me titull, “Greqia e torturave”, ndërsa shton se policët grekë argëtohen duke qarkulluar këto video në celularët e tyre.


  Gjithsej 98 faqe: « E parë ... « 57 58 59 60 61 62 63 64 65 [66] 67 68 69 70 71 72 73 74 75 » ... E fundit »
Trego 98 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.