Forumi Horizont Gjithsej 366 faqe: « E parë ... « 57 58 59 60 61 62 63 64 65 [66] 67 68 69 70 71 72 73 74 75 » ... E fundit »
Trego 366 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- Homoseksualiteti. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=730)


Postuar nga Klodel datë 19 Qershor 2003 - 18:56:

perseri flitet per minoritete te harruara. ne shumicen e diskutimeve flitet me gjykime, ne cdo mendim qe japim gjykojme. kush na e ka dhene ne kete te drejte?????

ne rast se do mesohemi te pranojme minoritetet si nje koncept me te gjere, do fillojme te respektojme dhe te drejtat e tyre.

Personalisht mendoj qe cdo njeri duhet te kete te njejtat te drejta ne jete.

meqe po diskutonit shume per adoptimin e femijeve nga homoseksualet dhe shumica jane kunder me lejoni t'ju bej nje pyetje.

homoseksualet flasin per adoptim pasi femije natyrore me partneret e tyre nuk mund te kene. ne rast se ata jane ne gjendje t'i japin femijes dashuri, te kujdesen per ta atehere per ate femije do ishte me mire te rriteshe ne befotrof, i privuar nga dashuria apo te rritej ne nej mjedis te ngrohte???

cila do ishte me e drejte mohimi i dashurise per hir te pelqimit apo mospelqimit tone ndaj preferencave te prinderve?
kur prinderit natyrore i braktisin femijet e tyre atehere pse mos adoptohen keta femije nga prinder te tjere? qofshin keta dhe homoseksuale???

pasi me duhet te pranoj dicka homoseksualet jane personat me me ndjenja qe kam njohur ndonjehere, jane te afte te dashurojne dhe te jene besnike gjithe jeten gje qe per ne te ashtuquajturit normale eshte e veshtire.

mendoj qe kur nje femije rritet ne nje ambjent ku mbizoteron dashuria kujdesi, respekti do jete ne gjendje shume me teper te zgjedhe rrugen e jetes se tij, sesa kur i imponohet nga befotrofi.

pres mendimin tuaj


  Gjithsej 366 faqe: « E parë ... « 57 58 59 60 61 62 63 64 65 [66] 67 68 69 70 71 72 73 74 75 » ... E fundit »
Trego 366 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.