Forumi Horizont Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 57 58 59 60 61 62 63 64 65 [66] 67 68 69 70 71 72 73 74 75 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)

Postuar nga Pleshtja datë 06 Shtator 2007 - 00:54:

Aha ha ha ha...
Atiola fajin nuk e ke ti, te terheq shpirti i bukur, dashurohu sa te duash edhe me mua po deshe nje jete kemi, apo jo?

Faleminderit e dashur, gjithe te mirat shpresoj nje dite Adi te jete vetem i joti qofte dhe ne mendjen tende.

Te puth Pleshtja

Postuar nga kotka datë 06 Shtator 2007 - 01:03:

Edhe une jam nje dashnore e shpirtrave te bukur.  Thua ky te jete mekati im, moj pleshtja ime e dashur.  Ne qofte ky mekati im, atehere qofsha e bekuar...dhe pafsha Adin dhe Atiolen together

Postuar nga Pleshtja datë 06 Shtator 2007 - 01:20:

Epo per dashuri kemi nevoje te gjithe - le ti hapim dyert e shpirtrave.
Lum ti ç'mekat te bekuar qe paske, bëme te mekatoj dhe un....

Postuar nga Glaukus datë 06 Shtator 2007 - 01:23:

Citim:
Po citoj ato që tha kotka
Edhe une jam nje dashnore e shpirtrave te bukur.  Thua ky te jete mekati im, moj pleshtja ime e dashur.  Ne qofte ky mekati im, atehere qofsha e bekuar...............

............ wauu ...Kotka ( Carol )   ...... njoni ka pas thon... :

-  dashuro ... dashuro me gjithë qënien tënde pafundësisht ........... dhe në rast se do dëgjosh të thonë .. se Dashuria  është mëkat ......... dashuro Mëkatin ... dhe do të jesh ... e pafajshme ... !!!

Postuar nga briseide datë 06 Shtator 2007 - 01:35:

Citim:
Po citoj ato që tha Pleshtja
Sot me mungon; nuk di ku te vë kete nostalgji qe po me merr frymen!!
Sinqerisht gjendem ne nje lemsh te ngaterruar qe nuk po igjej dot as fillimin e as mbarimin....
Sot me mungon; sot nuk kam nevoje per pasion, thjesht dua pranine tende. Dua te te flas, dua te shoh ne sy...
Sot te dua reale, prania jote shpirterore, sot nuk me thote asgje, sot te dua perballë, dua te shtrengoj doren tende, ta mbaj te shtrenguar e te humbem si e marrë ne pranine tende.
Ah, nuk e di, po qaj duke qeshur apo, po qesh duke qare?...
Sot me mungon frymemarrja, sot ti me mungon. Ne djalle vafte gjykimi, gabim apo jo, sot te dua ketu...
Degjon, ekzistenca shpirterore sot nuk me nevojitet...
Ti me mungon; nuk jam as gjallë e as vdekur. Do kisha dashur qe kurre mos te t'kisha njohur, por tani qe te njoh, si te jetoj pa ty?
Nuk jam as e lumtur e as e merzitur, sa here kam thene qe me mungon??? E di, nuk dua ta perseris, por fatkeqesisht mungesa jote eshte me e forte se un... Djalli ta marre, jam munduar ti jap krahe llogjikes, mendjes ti therras - por sot, krahet jane thyer, mendja ka luajtur mendsh; nuk arsyeton me... i mungon, me degjon, i mungon...
Kesaj dites time, Ti sot i mongon.....

Pleshtja ajo qe me pelqen me teper kur lexoj ty ,ose Adin,ose te tjeret ketu eshte se - Shume lexues shohin ndjenjat e tyre te reflektuara ne fjale qe s'arrijne dot te gjejne. 
 
Ky shkrimi yt eshte nje shembull,per mua.

Postuar nga Pleshtja datë 06 Shtator 2007 - 01:57:

E shtrire, koken e leshuar mbi bar, veshtroja qiellin e mbushur me re te bardha... me kishin thene qe dashuria mund te jete ashtu siq e deshiron ti, ama ta deshirosh me gjithe forcen e shpirtit, e pikerisht me shpirt neper dhembe te deshiroja aq shume...sa shpirti filloj te renkonte, me tha mjaft - te kane genjyer; dashuria eshte force e pakontrolluar...
Vjen, te rremben, te perdor, te hedh, te shkund te perplas pa meshire, te djeg, te shkrumbon ashtu siq ka deshire te digjet ne ty... POR, perseri e ka emrin dashuri, eshte e embel MJALTE...

Po ju le per sonte...
Naten e mire.

Postuar nga atiola datë 07 Shtator 2007 - 00:53:

vetem per sonte ama neser dua te jesh perseri me ne te puth naten pleshtja

Postuar nga Enya datë 07 Shtator 2007 - 01:23:

Post Ne ditet e mia pa TY...

...Eja, vrapo drejt meje!-Syte e mi shohin vetem TY.E asgjekundi nuk po
perplasem ne nje dite me TY!
Si ka mundesi qe koha vrapon si e marre, e dita behet jave; muaji behet vit,
e viti binjakezohet, trinjakezohet e me ralle...?
Nuk e di arsyen perse une ndihem superiore kudo qe hedh hapin, apo kudo qe shkel,
ne cdo ambjent jam vetem UNE, mbi te gjitha, mbi te gjithe !
Ndoshta buzeqeshja ime ka tromaksur qindra mendje kete fillim shtatori,
qe te gjithe me buzeqeshin embelsisht & te gjithe duan te flasin me mua?
A thua jam kthyer ne mit ne ambjetin ku "murosem" per rreth gjashte ore?!
Apo, jam une ajo qe dhuroj vetem embelsi ngado ku ndesh shikime!?
Cuditem sesa shpejt jam familjarizuar me gjithcka te re, gjithcka te panjohur,gjithcka fixe.
Mbase zemren e kam plot e perplot me dashuri, dhe deshiroj qe me dashurine time
te mbuloj cdo fytyre te trishtuar, apo te pangopur me gjume?!
...-Shpirti im i Larget, me shume sesa kurre te ndjej.
Te ndjej ne bebet e syrit tim, ne driten vezulluese te tyre & ne cdo gjurme qe le korridoreve te gjate, apo sallave te medha(kudo me shfaqesh TI)!
Te ndjej deri ne kocke, aty ku palca e njome e dashurise sime ka nderttuar keshtjellen e dashurise per Jeten,
per TY.

LoVe, Enya.

Postuar nga bleta punetore datë 07 Shtator 2007 - 01:44:

Re: Ne ditet e mia pa TY...

Citim:
Po citoj ato që tha Enya

wow!

Postuar nga Pleshtja datë 07 Shtator 2007 - 19:43:

Xhamat e makines kercasin sikur po thyhen ne mijra copeza kristali qe bien ketu e atje...
Bresher, toka u zbardh, ndalova per nje çast...dhe ja, memorjaime vrapoj ne strofkullen e kujtimeve, e ku tjeter, perveq se tek TI?
Ja dhe arsyeja perse me pelqen shiu, bresheri, vetetima, stuhia...sepse force e kesaj natyre mbete ne zemren time, e stine pas stine bubullon, ushton, ben zhurme...
Si nje CIKLON vjen shkaterron, iken duke lene germadha kujtimesh...
Nje minut sikur te ishte nje jete, por kaloj, bresheri pushoi, dielli doli perseri, makinat vershuan e ZEMRA u ngroh...
Sa e Çuditshme, te gjej edhe ne DIELL...!!!!

  Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 57 58 59 60 61 62 63 64 65 [66] 67 68 69 70 71 72 73 74 75 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.