Forumi Horizont | Gjithsej 104 faqe: « E parë ... « 57 58 59 60 61 62 63 64 65 [66] 67 68 69 70 71 72 73 74 75 » ... E fundit » Trego 1034 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Zona e tifozave (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=241)
-- Historia dhe Tifozat e INTER (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1757)
Citim:
Po citoj ato që tha inter_forever+
JA NE FOTO POZICIONI I MARTINS ...ESHTE PAS MBROJTESIT TE PERUGGIAS...RREGULLORJA THOTE QE NESE ADRIANO NUK E PREK TOPIN , NUK JEPET POZ. JASHTE LOJE..SEPSE NUK ESHTE AKTIV NE AKSION,,,PASTAJ MARTINS E MORI TOPIN DHE VAZHDOI VETE AKSIONIN DERI SA SHENOI...PRA ADRIANO NUK MORI PJESE NE AKSION..
Diskutimet per golin e MARTINS mund te vazhdojne pa fund ..sepse
aktiv apo pasiv pozicioni i ADRIANOS secili jep versionin e tij .
Une di te them qe ADRIANO nuk e kapi topin ( e deklaroi edhe pas ndeshjes) pasi pa qe ishte MARTINS afer tij qe mori topin.ADRIANO vertet beri xhestin sikur do ta kontrollonte topin , por kur pa qe afer kish MARTINS , nuk nderhyri ne aksion. Ketu mund te diskutohet ....nese e preku apo jo ...pra aktiv apo jo..
ME PAS GJITHCKA ISHTE E RREGULLT NE AKSIONIN E MARTINS . Pasi ADRIANO nuk PENGOI apo SHQETESOI portierin kundershtar .
Pra nese ADRIANO ishte pas MARTINS nuk ka asnje problem , sepse MARTINS dribloi dhe shenoi vet.
Lidhur me lojen , te gjithe e dime qe jo kush loz me mire fiton.
PERUGGIA po ben zhurem KOT. Si gjithmone ne momentin jo te pershtatshem. PASI EDHE PO TE DILTE BARAZIM LOJA , ATA JANE NE SERIE B , VETEM FITORJA I JEPTE SHPRESA. Po kerkojne shkakun per te justifikuar daljen nga kategoria.
Do thoni qe kish raste dhe lozi me mire ... Te kujtoj lojen spektakel dhe rastet e Interit ne KIEV . Dolem 1-1 kur meritonim fitoren dhe u eleminuam nga CHAMPIONS ..Ky eshte futbolli ...Ti ben shtyllat tjetri 1 rast ka ate e ben gol .
Per mua zhurma po behet me qellim per te ulur vemendjen nga SKANDALI i djeshem .
Ok..Per mua nuk ja vlen me te debatohet..Kot sa ta bejme,pasi Inter mori 3 pike te vlefshme dhe i eshte afruar shume Lazios..
P.S..inter_forever..nuk mbaj anen e askujt..Edhe kur eshte thene ndonje fjale me shume dhe e pa bazuar nuk jam futur ne bisedim,pasi c'dokush ka mendimet e veta..
Respekte te gjitheve..
Ok...
Nje gje me beri pershtypje sot ...VIERI u godit me nje shishe ne koke kur ekipi po hipte ne autobusin e Interit . Cdo te ndodhte sikur nje lojtar i Peruggias do goditej ne San Siro ??? Mos do dilte dhe ai para kamerave si CIRILLO per te protestuar ????
Ka shume strumentalizime ne kampionatin italian te cilat behen me qellim per te shit gazetat. Edhe Materazzi u godit sot por nuk protestoi .!!!!
VIERI pas goditjes tha duke qeshur :
''Fatmiresisht kam koken e forte ''
NE FOTO VIERI , PAS GODITJES ....
Goli i Martinsit qe super i rregullt, pasi nuk ishte ai Ofsajt, por ishte dikush tjeter Adriano. Problemi qendron qe ai nuk e preku topin. Po te shikoni dhe websiten e Interit del fare qarte se car thuhet.
Nderkohe Perugia po ben sikur cfare ka ndodhur, dhe harrojn qe vjet fitonin 4-1 me nje gol me dore, nje penallti, nje te kuqe etj etj, te gjitha te paqena.
Interi mund te kete luajtur keq dhe fitorja mund te kete qene e pamerituar, por ka qene nje fitore e pamerituar me ndershmeri, e cila ketij kampionati i ka munguar.
Bledum!
me pelqeu ajo futja jote,pasi dhe vete e pe dhe duhej qe te futeshe,pasi keta "katarsis futbollistik" po ankohen dhe ngelen duke akuzuar.U thashe me larte qe cdo ekip mund te favorizohet dhe jo.Fushe eshte,ata qe arbitrojne njerez jane kushdo mund te beje gabime.kreyesorja eshte qe po luajte do fitosh.me deportivon e thashe te nderuar interiste se Milani ishte dobet,nuk e meritonte kualifikimin dhe detyrimisht siti i tij nuk duhet ta pranoje kete rrezultat,pasi nuk pritej kjo nga Milani,pasi ai nuk ishte interi qe siti te rrinte hapur pa problemin me te vogel.me vjen mire qe interesoheni per Milanin.ju kane thene ketu qe duhet te mbani leksione futbollistike.Shume mire po beni.Sa per ndeshjen me periuxhian te them te drejten nuk e kam pare fare as komentet,por i besoj bledumit,pasi ai eshte kundershtari qe duhet te 'zihemi"ne milanistat.E rrame dhe ne Juventusin.Su tha gje nga ai.Po kur ju rrau juventusi ju per kupe,bete njeren.Me duket se ju tifozat donit te abandononit edhe kampionatin mu si Burreli!!:p .jane gjunjet djema,fanella,zemra.Ju skini asnje.Ah po,keni shpifjet.
Vieri ngjan aty si Timo Flloko te filmi"Vdekja e kalit"
FORCA MILAN!!FORCA TIFOZAT E MILANIT.
Shikoni golin e Interit.
Martins eshte prapa lojtarit te fundit. Adriano qe nuk merr pjese ne aksion eshte pak me perpara, por mos harrojm qe ne kete fotografi topi eshte i nisur dhe jo ne vend. Viza e zeze eshte paralele me ate te mesfushes se bardhe.
Shikoni qarte se per car behet fjale, ose me mire se per car behet nami, pasi penalltia e Milanit qe nuk duhet te jepeshe fare u dha. Nderkohe qe Roma nese ju nuk do ju shtyheshe 7 minuta loja, nuk do merrnit penallti sot, dhe nuk do anulloheshe goli i Parmes, gjerat do ishin shume me ndryshe. Por le ta lejm dhe Parmen , le ti lejm dhe ato qe keni bere gjate gjith kampionatit, mjafton Chievo qe duhet te humbshit pra -1 pike, dhe Empoli, pra -2 pike qe ju tani te ndodheshit vetem 6 pike perpara, dhe Roma me nje ndeshje me pak, dhe me nje ndeshje direkte shkonte dhe ju kapte.
Prandaj ne as nuk po flasim si te persekutuar e asgje tjeter, por thjesht po analizojm keto ndeshje finale, qe megjithmend e fallsifikuan komplet kampionatin.
Sa per Juventusin, neve e rrafen dy here kete vit, dhe nje here na munden me penallti pa merite. Ndersa sa per armiqesine "Juventus" dhe "Milan" me ben te qesh aq sa me ben te qaj. Miq jeni dhe do mbeteni, ne nje tas hani, dhe ai tas e ka emrin korrupsion.
Nuk e di se sa e ke pare ti golin apo aksionin e golit por qe Adriano merr pjes ne aksion eshte e padiskutueshme. Ai shoqeron Martins deri ne momentin e golit duke i qendruar prane. Nqs do, po te rikujtoj qe pasi Martins merr topin shkon drejt qendres pra leviz nga krahu i majte ku ndodhet drejt qendres ndersa Adriano nga pozicioni qe ndodhet kalon ne krahun e majte ku ndodhet Martins. Qe goli eshte i parregullt eshte e padiskutueshme, ajo qe diskutohet eshte qe a e ka prekur Adriano apo jo topin ne momentin e pasimit. Gjithesesi edhe nqs nuk e ka prekur, prape mbetet pozicion jashte loje pasi ai vazhdon te ndjeki aksionin deri ne momentin e golit. Nqs Adriano do te qendronte pa levizur dhe nuk do te ndiqte aksionin prapa Martins, atehere PO do te ishte gol me se i rregullt por duke qene qe Adriano vazhdon vrapin dhe ndjek aksionin deri ne momentin e golit, atehere eshte pozicion i parregullt dhe me se i dukshem.
Laudrup,nqs e ke bere vete kete skeme bravo te qofte..
Te flasim me kembe ne toke.A e pe ndeshjen direkt,apo pe vetem rastet,pasi ashtu sic e ke vizatuar ti skemen i bie qe topi nuk vete fare te kembet e Adrianos.Te pakten une qe e pashe ndeshjen nga ekrani,pashe qe topi shkoi te kembet e Adrianos dhe ai e la te lire derisa erdhi Martins qe e mori...
Nuk e di se cfare do te nxjerresh me kete qe ben..Me mire thuaj qe gabime bejne te gjithe dhe na favorizuan kete ndeshje,sesa te manipuloni me skema te tilla...
Te gjithe e pranojme qe ne nje menyre apo nje tjeter albitrat mbajne anen e njeres apo tjetres skuader..Ata me fat kete radhe ishit ju.
Me keto qe po them nuk dua te dal kunder jush,te kuptohemi.Por ju po beni nje propagande te papare.Dukeni sikur jeni gjithmone ju ajo skuadra me e pafajshme dhe qe te gjithe ju bien me qaf kot.
Gabimet fillohen te shikohen qe te vetvetja..
Une flas per Juven qe eshte shume dobet,kete e pranoj pasi po shof cdo ndeshje te sajen dhe jemi ne qe mbajme pergjegjesi per gabimet qe behen.Nuk ja kemi hedhur fajin asnjehere,as kundershtarit,as albitrave sic beni ju...Shikojini njehere gabimet ne vetvete se pikerisht aty do ti gjeni te gjitha pyetjet dhe pergjigjet..
''' c'è poi il gol del 3-2 dell'Inter. Per i vertici arbitrali, la norma parla chiaro: è in off side chi "gioca", ovvero tocca la palla o cerca di farlo. E Adriano non fa nulla di tutto questo. Ma non basta a placare le polemiche, che piovono da tutti i fronti. '''
Goli i ADRIANOS ishte i dikutushem . Varet si e interpreton anesori .
Ky gol '' ndihmon'' Interin per te arrit vendin e 4 . Dakort !!!
A mund te krahasojme kete gol te diskutushem me PENALLTINE INEKZISTENTE qe i dha Milanit KAMPIONATIN ?????
Goli i Interit ishte nje rast i izoluar , kurse PAPARESTA eshte arbitri qe shtoi 7 minuta para nje jave dhe lejoi Milanin te barazonte me CHIEVON.!!!!!! Pra ne 2 ndeshje ''I DHUROI'' 3 PIKE ME SHUME MILANIT...
NE MUND TE DISKUTOJME , POR KAMPIONATI ITALIAN E HUMBI BESUSHMERINE...MJAFTON TE LEXOSH GAZETAT ...
p.s
BLEDUMI ! Ato ndeshjet e kupes mos mi kujto . Ne Torino barazuat me gol pozicion jashte loje te Di Vaios . Kurse ne Milano lozet me 12 lojtare ...e pa gjthe italia PELLEGRINON , arbitrin e famshme pro-juve.. ...
Gjithsej 104 faqe: « E parë ... « 57 58 59 60 61 62 63 64 65 [66] 67 68 69 70 71 72 73 74 75 » ... E fundit » Trego 1034 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.