Forumi Horizont | Gjithsej 10892 faqe: « E parë ... « 6665 6666 6667 6668 6669 6670 6671 6672 6673 [6674] 6675 6676 6677 6678 6679 6680 6681 6682 6683 » ... E fundit » Trego 10892 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- Mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18213)
Dy burra te semure rende dhe ne moshe te thyer,shtrohen ne te njejten dhome spitali qe kishte vetem nje dritare.Burrit qe kishte probleme me serioze me mushkerine i thone te qendroje nga ana e dritares ,ne menyre qe nje ore ne dite te merrte ajer te paster.Ndersa burri tjeter ishte i detyruar te qendronte shtrire me kurriz.Pasi njohen njeri -tjetrin,folen per familjet ,punet ,shoqerine etj nuk u ngeli me dhe aq shume cfare te flisnin.Atehere burri i drejtohet shokut te dhomes nga ana e dritares:Te lutem me trego se cfare shikon nga dritarja?.Dhe shoku i vet nis ti pershkruaje nje peisazh magjepses qe ia lumturonte ditet te dyve.Pas ca kohesh shoku semuret dhe vdes.I pikelluar ,burri tjeter i kerkon infermieres ta nxirrte ne shtratin qe ishte prane me dritaren ne menyre qe duke pare ate peisazh perrallor qe i kishte pershkruar miku i tij,te kujtonte ate dhe te largonte merzine.Kur ve re qe nga dritarja nuk shikohej asgje tjeter vecse nje mur i bardhe.I habitur pyet infermieren se cfare kishte ndodhur dhe ajo i ergjigjet:
Shoku juaj i dhomes ishte i verber.Ai ju pershkroi ju nje peisazh imagjinar ne mendjen e tij ne menyre qe t'ju inkurajonte dhe t'jua bente diten akoma me te bukur ......
Kerkimi i lumturise eshte ceshtje zgjedhjeje.Nuk e gjejme lumturine cdo mengjes ne prag te deres e as nuk na hyn nga dritarja.Edhe rrethanat e jetes na sigurojne vec nje pjese fare te vogel gezimi.Eshte detyre e jona nese kete gezim e lumturi duam apo jo, ta shumfishojme.
Gjithsej 10892 faqe: « E parë ... « 6665 6666 6667 6668 6669 6670 6671 6672 6673 [6674] 6675 6676 6677 6678 6679 6680 6681 6682 6683 » ... E fundit » Trego 10892 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.