Forumi Horizont Gjithsej 80 faqe: « E parë ... « 58 59 60 61 62 63 64 65 66 [67] 68 69 70 71 72 73 74 75 76 » ... E fundit »
Trego 80 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Kur keni QARE per here te fundit?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17206)


Postuar nga erious datë 06 Nëntor 2009 - 15:25:

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
dmth eshte e natyrshme te qash


pa diskutim... ne emigrantet besoj jemi pak me ndryshe nga ata ne shqiperi, prekemi me shume per gjera gezimi sesa hidherimi, mendoj un.

jeta ne emigrim na ka bere dhe te eger sentimentalisht, por kjo s'do te thote qe ne momente prekese nuk qajme.

ja une pershembull, mbaj mend te kem lotuar ne dasmen e vellait tim... ka vite

une isha ulur me nje kushuririn tim qe kisha nje jete s ishim pare e degjuar... ne nje fare momenti me vjen nje djale dhe me afrohet tek veshi me stil duke me pershperit, po te pret daja (burre shum i respektuar ky) ne tavoline, ok i thashe dhe pyes kushuririn kush ishte ky eshte djali i halles tend me pergjigjet, u ndjeva shum njeri i ulet ne ate moment te mos njihja djalin e halles, po nejse.

shkoj, dhe ky (daja) me doren para gojes fillon e me prezanton njerezit qe gezonin dhe qe akoma nuk ishin ulur ne vendet e caktuara... ajo qe me preku dhe me beri te lotoj ishte momenti kur ky me tha qe shikoji te gjithe jane njerezit e tu qe kurre si ke pare te gjithe bashke plus qe mund te jete hera e fundit qe shume prej tyre s'do ti shikosh me te gjalle.

aty s'po mbaja dot lotet kur fillova te xhiroje ne tru fjalet e dajes, e duke menduar vertete qe kurre me pare s'me kishte qelluar te jetoja momente gezimi me te gjithe njerezit e familjes time ku pa egzaxheruar nuk njihja me shume se gjysma... duke menduar qe sa shume na ka bastarduar emigrimi si njerez, s'po me pushonin lotet me pak fjale

vetem nje puthje e mamase me lote ne sy dhe ajo duke me thene shpirti i mamit ngrije koken te fshije lotet qe sti kam pare kurre... me pushoje direkt

dhe tani qe po me kujtohet ky moment me mamane... po lotoj.

jete e poshter


  Gjithsej 80 faqe: « E parë ... « 58 59 60 61 62 63 64 65 66 [67] 68 69 70 71 72 73 74 75 76 » ... E fundit »
Trego 80 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.