Forumi Horizont Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 58 59 60 61 62 63 64 65 66 [67] 68 69 70 71 72 73 74 75 76 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)


Postuar nga Klodel datë 07 Korrik 2005 - 02:17:

Larg prej sytë... prej zemrës larg- Timo Flloko

Dimër ish kur ti më ike,
fjalët heshtja i mbuloi.
Hijen time në valixhe,
more larg.
Puthja jote si relike,
në qënien time mbeti gjatë,
por, do të ftohej... do të ngrinte,
pak nga pak.

Sa papritur erdh' kjo ndarje,
ritual që ndodh ngaherë...
Heshtj' e gjatë dhe... "S'të harroj asnjëherë!"
Shpend i hekurt që të mori,
një bosh të madh më la në vete.
Unë në okë e ti në qiell,
mbeta vetëm...!


Kur ti fluturove lart,
sa do të desha unë të kisha krahë.
Në shkretëtirë të universit,
mos t'i humbja sytë e tu.
Ti më the: Unë jam e jotja,
dhe as vdekja s'do të na ndajë.
S'je e para, as e fundit..
"Larg nga sytë... prej zemrës larg...!"
Ti më the: Jo, s'të harroj,
të kam shpirt, veç ty të kam.
Unë e di, më ke harruar,
Larg nga sytë, prej zemres larg.

Dhe ne humbim nëpër vite,
Pa ngrohtësi, larg njëri-tjetrit.
Dhe fytyrat u harruan,
përgjithmonë...
Në marrëzinë e këtij planeti,
sa të pafaj ne te dy mbetëm.
Erë u bë, nga duart iku,
dashuria...!


  Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 58 59 60 61 62 63 64 65 66 [67] 68 69 70 71 72 73 74 75 76 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.