Forumi Horizont Gjithsej 158 faqe: « E parë ... « 59 60 61 62 63 64 65 66 67 [68] 69 70 71 72 73 74 75 76 77 » ... E fundit »
Trego 158 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Debate mbi ajetet e Kur'anit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11651)


Postuar nga piu datë 21 Shtator 2006 - 03:52:

Jo vetem Kaq

Citim:
Po citoj ato që tha BARIU
Disa Vargje të Braktisura.
Në një proces tjetër të quajtur "braktisje", vargje që janë kontradoktore me fenë dhe sjelljen Islame, janë hequr nga teksti. "Vargjet Satanike" në të cilat Muhamedi aprovonte adhurimin e tre perëndeshave, bija të Allahut, u hoqën për këtë arsye.
Shkollari Arab E.Ëherry komenton: Janë disa pasazhe në Kuran që janë kontradiktore , doktorët Muhamedanë shmangën cdo vërejtje prej kësaj doktrine të braktisjes; duke thënë se Perëndia në Kuran urdhëroi disa gjëra që më pas për arsye të mira u qortuan dhe braktisën.(17)
Prof.Ëherry vazhdon të dokumentojë shembuj të vargjeve të hequra nga Kurani. Canon Sell në veprën e tij, Zhvillimi historik i Kuranit, deklaroi në lidhje me praktikën e heqjes së vargjeve nga Kurani,
Është habitëse për ne se si një procedurë kaq e kompromentuar, mund të jetë lejuar të prezantohet në sistem nga miq e armiq".(18)

Ky eshte nje citim nga libri: "Islamizmi i Zbuluar" shkruar nga:
Dr. Robert Morey.

Gjithe te mirat:
Bariu.



Rrjedhimisht, gjatë sundimit të Utmanit, Kalifit të tretë është bërë një tentim i matur për të standardizuar Kuranin dhe për të importuar një tekst të vetëm për tërë komunitetin mysliman.

Kodeksi i Zaid ibn Tabit, i marrë nga dorëshkrimi i Hafsahës, ishte i zgjedhur nga Utmani për këtë qëllim, për të shtangur të dy kodkset të Masudit dhe Ibn Kabit.

Zaid ibn Tabi ishte shumë më i ri. i cili nuk kishte lindur fare kur Masudi kishte recituar pranë Muhamedit 70 sure përmëndësh. Sipas traditës myslimane kodeksi i Zeidit është zgjedhur nga Utamni për shkak të gjuhës e cila është përdorur, "dialekt kuranor" ishte vendosur në Mekë, dhe është bërë arabishtja standarte.

Tradita pohon se Zeidi, së bashku me tre shkollarë të fisit kerejshi të Mekës, kanë shkruar kodekset në dialektin kurejsh, siç iu është shfaqur Muhamedit në këtë dialekt. Sidoqoftë, gjuhëtarët edhe sot janë në mëdyshje të dinë se çka ka qënë saktësisht dialekti i kurejshive, dhe pasi që nuk ekziston sot nuk mund të definohet.

Për më tepër, dialektin të cilin e gjejmë tek Kurani i tanishëm nuk ndryshon nga gjuha e cila në atë kohë ishte e pranishme në pjesët e tjera të Hixhazit. Përderisae bënin një teori të mirë, ka shumë pak dëshmi historike me të cilat mund të ndihmonin. Arsye të mëtutjshme, sipas traditës, për zgjedhjen e kodeksit të Zeidit, është sepse është mbajtur në një izolim të njëmëndë për shumë vite, dhe se nuk ka tërhequr pubilicitetin ashtu siç ka bërë ai me tekste të ndryshme, siç ishin kodekset e Abdullah ibn Masudid dhe Ubayy ibn Kabid.

Ironikisht, me anë të virtytit të popullaritetit të tyre, kodekset e Masudit dhe Kabid janë refuzuar si burimet finale të Kuranit dhe janë zëvëndësuar nga kodekset e një individi i cili ose kishte një nam të keq, apo nuk kishte përvojë, dhe teksti i të cilit (siç do të zbulojmë më vonë) kurrë nuk është zgjedhur si tekst autorativ nga ana e profetit, siç i ka zgjedhur ato dy tjerat.

Si pasojë, kopjet e kodeksit të Zeidit tanimë ishin dërguar shpërndarë tek çdo krahinë myslimane, përderisa të gjitha dorëshkrimet e përmënduar tashme ishin skatërruar.

është e qartë nga ky diskutim se zgjedhja finale e tekstit për tekst autorativ kishte pak të bëjë me vërtetësinë e tij, por kishte të bëjë më shumë me faktin se nuk ishte dorëshkrimi i diskutueshëm. Gjithashtu është e dukshme se nuk ka pasur dy kuranë të cilët eksistonin në të njëjtën kohë dhe që ishin krejtësisht të njgjashëm.

Kjo traditë na tregon se kopjet e tjera kanë ekzistuar, por asnjë nga tekstet nuk janë kursyer nga urdhëri për shkatërrim. Ne duhet të konkludojmë se shkatërrimi i dorëshkrimeve të tjera ishte përpjekje drastike për të standartizuar tekstin kuranor. Përderisa ne kemi sot një tekst standart, nuk ka asnjë provë e cila korrespondon me origjinalin. Ne vetëm mund të themi se mund të jetë i njgjashëm me redaktimin utmatik, redaktimi i cili ishte një nga shumë të tjerë.



Vargjet që mungojnë

Kjo sjellë edhe një problem të vështirë: si mund të jemi të sigurtë se ajo çfarë është përfshirë në kodeksin (apo dorëshkrimin) e Zaid ibn Tabit, përmban zbulesën e plotë të zbulesës së Muhamedit? Ne jemi të detyruar të mbështetemi në traditën myslimane që të na tregojë. Por, interesant, është vetë tradita myslimane e cila na informon se Zeidi fillimisht edhe vetë kishte dyshuar në kodeksin e tij.



Sura 33:23

Sipas Sahih Bukharit (vell 6 fq 79), në kundërshtim me faktin se teksti i Zeidit është kopjuar dhe dërguar në shtatë qytete të ndryshme, papritmas Zeidit iu përkujtua se vargjet të cilat i kishte cituar profeti më herët mungonin në tekstin e tij.

Zeidi citoi se vargu i cili mungonte ishte vargu 23 i sures 33, i cili thotë, “mes besimtarëve ka burra të cilët kanë qënë të vërtetë në beslidhjen me Allahun”. Kështu që ai i kërkoi këtë varg derisa e gjeti tek Huasaima ibn al Ansari.

Kështu që ne gjejmë se Kurani është mësuar përmëndësh nga njerëz të veçantë gjatë ditëve më të hershme të islamit. Por e një rëndësie më të madhe është pyetja shqetësuese nëse ndoshta ka edhe vargje të tjera të cilat nuk janë vënë re ose janë lënë anash. Përgjigjja në këtë pyetje mund të gjendet tek një traditë tjetër autoritative, në atë të Sahih Myslimit.



Vargu mbi gurëzimin

Myslimanët pohojnë se pasazhet kyçe kanë munguar nga teksti i Zeidit. Vargu më i njohur është mbi gurëzimin. Të gjitha traditat kryesore flasin për këtë varg mungues. Sipas Ibn Ishak (fq 684 )lexojmë:

“Perëndia e dërgoi Muhamedin, dhe i dërgoi atij poshtë shkrimin. Pjesë e saj që ai dërgoi është pasazhi mbi gurëzimin”.

Umari thotë:

“Ne e kemi lexuar atë, na u është mësuar, dhe i kemi kushtuar vëmëndje. Apostulli [Mahamedi]kishte gurëzuar, dhe ne kemi gurëzuar pas tij. Kam frikë se në të ardhmen njerzit do të gjejnë se në librin e Perëndisë askund nuk është përmëndur gurëzimi, me anën e kësaj shkojmë në rrugë të gabuar duke e braktisur dekretin të cilin e ka dërguar Perëndia. Vërtet është dënim për burrin apo gruan e martuar të cilët bëjnë kurorëshkelje”.

Për këtë sipas Umarit, vargu mbi gurëzimin ishte pjesë e Kuranit origjinal, e zbulesës të cilën Allahu e ka dërguar poshtë. Por tani mungon.

Në shumë tradita ne e gjejmë një numër të raporteve mbi burrat dhe gratë të cilët kishin shkelur kurorën, dhe janë gurëzuar nga profeti dhe shoqëruesit e tij. Por sot, në Kuran, në suren 24:32 lexojmë se dënimi për kurorëshkelje ishte me 100 goditje me kamzhik.

Umari tha se kurorëshkelja nuk është vetëm një shkelje kryesore por një shkelje e cila kërkon guxim. Ky varg tani mungon në Kuran dhe për këtë arsye Umari e ka ngritur këtë çështje.

Myslimanët duhet të pyesin vërtet se nëse Kurani në të vërtetë mund të deklarohet se është i njëjtë me atë që iu është dhënë nga Muhamedi shoqëruesve të tij? Me dëshmi të tilla, Kurani të cilin e posedojmë ne sot bëhet çdo herë më i dyshimtë.


  Gjithsej 158 faqe: « E parë ... « 59 60 61 62 63 64 65 66 67 [68] 69 70 71 72 73 74 75 76 77 » ... E fundit »
Trego 158 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.