Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Universi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3404)
Postuar nga Luarasi datë 09 Dhjetor 2005 - 16:43:
Re: Re: Re: Universi
Citim:
Po citoj ato që tha naimi amunemi te emagjinojme se nje dite vendlindja jone dote jete diku larte sepse jemi te detyruare nga Rreziku qe na kanosete nga Dielli etj flm.
Per te arritur te yjet se pari nevojiten tre revolucione shkencore: revolucioni i shkences kuantike, revolucioni kompjuterik dhe revolucioni biomolekular.
Duke i përdorur ligjet e termodinamikes dhe energjise, astrofizicientet te cilet e hulumtojne qiellin kane patur mundesi te klasifikojne civilizime jashtetokesore hipotetike ne tre tipe, duke u bazuar ne menyrat se si ata e shfrytezojne energjine. Ashtu qe civilizimet jane kategorizuar ne tre tipe.
Tip I, II, dhe III te civilizimeve.
Duke pretenduar ne gjithnjë e me teper rritjet e konsumimit te energjise, nuk mbetet gje tjter vetem se te mendojme qe nje dite keto rezerva do te shteren, qe do ti forcojne shqoqerite te perparojne te niveli i ardhshem.
Tip I civilizim eshte ai qe i ka mbizotëruar te gjitha format e energjise tokesore. Nje civilizim i tille mund ta modifikoje kohen, te hape miniera neper oqeanet, ose te ekstraktoje energji nga bërthama e planetit. Kerkesat e tyre energjetike jane aq te mbedha sa qe ata duhet ti zotojnë te gjitha potencialet e burimeve te planetit.
Per te zotëruar dhe udhëhequr keto burime ne përmasa aq gjigante, kërkohet nje shkalle e sofistikuar e bashkëpunimit mes individëve me nje komunikim planetar te përpunuar ne hollesi. Kjo do te thote qe ata medoemos kane arritur nje civilizim planetar te vertete. Nje civilizim qe i ka pamundësuar religjionet, sektet, dhe luftrat nacionale qe e karakterizojne origjinen e tyre.
Civilizimi i tipit II e ka zotëruar energjine yjore. Kerkesat e tyre energjetike jane aq te mbedhaja sa qe i kane shterur burimet e tyre planetare ashtuqe atyre u duhet energjia dalese e tere diellit per ti futur ne përdorim makinerite e tyre. Nje shkencëtar spekulon qe duke ndërtuar një sfere gjigante rreth diellit, nje civilizim i tille do te kete mudnesi ta zoteroje tere energjine dalëse te diellit.
Ata gjithashtu ja kane nisur hulumtimet dhe mundësisht kolonizimet te sistemeve te tjera yjore ne afërsi.
Civilizimi i tipit III e ka shterur daljen energjetike te nje ylli , ata duhet te deprtojne te sistemi yjor me i afert, dhe eventualisht duke evoluar ne civilizim galaktike. Ata pajisen me energji duke i zotëruar nje grumbull te sistemeve yjore përgjatë galaksise.
Ky sistem i klasifikimit te civilizimeve eshte i arsyeshem per shkak se mbeshtet dispozicionin e furnizimeve te energjise. Çdo civilizim i avancuar ne hapësire, eventualisht do te gjeje tre burime te energjise ne dispozicion te tyre: planetin e tyre, diellin e tyre dhe galaksine e tyre. Nuk ka tjeter zgjidhje.
Me nje ritje modeste me 3% ne vjet, kjo rritje tipike ne planetin tone, ekziston mundesija te kalkulohet kur planeti tone do beje tranzicion ne status me te larte ne galaktike. Vlersohet se, per tu mbritur statusi i civilizimit Tip I, mund te supozojme qe ta arrijmë brenda nje apo dy shekujsh. Te tipit II statusi mund te mare jo me teper se 800 vjete, kurse statusi i tipit III mund te mare 10.000 vjet (duke u mvarur ne fiziken ndëryjore te udhëtimit) Por edhe kjo nuk eshte gje tjeter pervec se hap e mbyll syte nga perspektiva e universit.
Ku qendrojme neve tani? Mund te pyeteni. Ne prezente neve jemi civilizim Tip 0. Esencialisht neve përdorim bime te ngordhura (qymur, dru, kryesisht nafte) per ti energjizuar makinerite tona. Ne keto përmasa planetare, neve jemi si femije, duke mare hapat e pare hamendese dhe te ngathta drejt universit. Por nga tre dekadat e para te shek 21, potenciali i teresishem i tre revolucioneve shkencore do ti detyroje popujt e botes te bashkpunojne ne përmasa te pa para me pare ne historine e njerzimit.
Nga shek 22 neve do ta kemi shtruar themelin e civilizimit te tipit I, dhe njerzimi deri atehere do ti kete mare hapat e para drejte yjeve.
Tanime revolucioni informativ eshte duke krijuar lidhje globale te pa krahasueshme ne historine njerëzore, duke i shkulur interesat provinciale dhe duke krijuar nje kulture globale. Ashtu qysh beri Gutembergu me makinen e tije shtypse duke i bere njerëzit te vetedijshem ndaj botes përtej fshatrave te tyre, revolucioni informativ eshte duke krijuar nje kulture te perbashket planetare nga nje mije kulturat e vogla te planetit tone.
Cfare do te thote kjo? Qe ky udhëtim i vrullshem ne shkence dhe teknologji, nje dite do te na çoje te evoulojme ne tipin e vertete te civilizimit Tip I, civilizim planetar i cili do ti mbizotëroje forcat planetare.
Marshi drejt civilizimit planetar do te jete i ngadalshem, duke qene i përkryer ne përshtatjet dhe fillimet, pa dyshim i plote ne gërshetime dhe pengesa, çdo here rri ne përgjim mundesija e nje lufte nukleare, shpërthime te epidemive, ose kolapse te mjediseve, megjithatë vlen te besohet qe progresi i shkences ka potencial qe ti krijoje forcat qe do ta cojne racen njerëzore ne Tip I te civilizimit.
Kur Isak Njutni i nguli syte per here te pare ne oqeanin e pa eksploruar te dienise, me sa duket nuk ja mori mendja qe vazhdimsija e ngjarjeve qe ai dhe te tjeret i iniciuan, qe nje dite do ta ndikojne tere shoqerine moderne, eventualisht, duke e gdhendur civilizim planetar qe do te na çoje drejt yjeve.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.