Forumi Horizont Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 59 60 61 62 63 64 65 66 67 [68] 69 70 71 72 73 74 75 76 77 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)


Postuar nga atiola datë 12 Shtator 2007 - 23:46:

Citim:
Po citoj ato që tha diabolic
Cdo gje me duket e purpurt .
Fjalet ,endrat ,ky zgjim ,kjo puhize flladi qe me perkedhel .
Hedh hapat pertej hijes time dhe zhurma e tyre e thyen kete heshtje.
Heshtja iken duke me peshperitur te njejtat fjale ,te njejtat kujtime sillen rrotull meje si kafshe grabiqare qe duan te me shqyejn shpirtin.
Per nje cast ndal hapat dhe kerkoj te degjoj shushurimen e gjetheve dhe te flase me eren ,te behem i lire si ajo.
Mbyll syte dhe kjo atmosfere e purpurt me thote vrapo ,kurre mos u ndal.
Mos ndal as kur je i lodhur nga vetja ,nga bota ,nga pesha e ndjenjes qe here here te jep jete dhe here here te vret.
Sepse ndjenja do te ta marri shpirtin nga pak ,sa me shume te vuash aq me shume mbushet me jete ajo.
Keshtu qe vrapo miku im dhe ndjenjen vrite para se te vrasi .
Te te vrase kjo ndjenje e purpurt pa meshire me kujtimet si torture dhe puthjet si helm i embel tradhetie.
E une nis te vrapoj drejt asgjes me malinkonin e hapave te mi te shurdher ne sfond.
Vrapoj si i cmendur larg vetes ,larg botes , larg ndjenjes qe me vrau.
Pastaj permendem dhe hapat ngadalsoj sepse kam mall per veten ,per boten ,per ndjenjen qe me vrau sepse une e kisha vrare qindra here me pare.
Hapin ndal dhe vetes i buzeqesh ,ashtu ironikisht si e bej gjithmon.
Cigaren ndez ,tymi vjen tek une dhe me fshin syte...
-Kish lindur nje lot i purpurt...






Ps: Mu be shume qejfi qe kur erdha ju gjeta ketu ne ditet e mia ty . Ju kam xhan te gjithave (Enya ,Atilola ,Pleshtja ,Buzeqeshja, Briseide ,Kotka )





Faleminderit ADI dhe nje superpershendetje nga ana ime nje superputhj egjithahstu se di si mund te jetonim pa ty ne kete faqe pa kete teme per me shume


Postuar nga smeagol datë 13 Shtator 2007 - 15:27:

Prape jam keq....tani jam me keq nga c'kam qene ndonjehere,se kisha menduar ndonjehere qe mund te isha kaq i brishte,dhe kush une?une qe gjithmone dobesise dhe frikes i vija shkelmin ne fytyre...Gjithmone e kam mbajtur veten per te forte,njeri qe i duron tundimit,por tani me ngjan se gjithe kjo trimeri ka humbur neper shembyllturen tende dhe eshte shnderruar ne shkak dobesie...e sa here me del perpara ti!Diten me ngjan sikur te shoh,sikur ke ardhur te me besh vizite,e naten me mbyt me endra.Se kisha menduar ndonjehere qe mund te isha kaq i brishte,jo jo asnjehere....mesa duket ti ishe dobesia ime,se dija qe mund te vuaja kaq shume,po mos te te kisha.Tani jam me te vertete KEQ.Tani kam nevoje per shoket,jam ne uren e fundit qe e ndan njeriun nga cmendina,dhe ashtu shtrire pres nje dore qe te me heqi merzitjen dhe ta nxjerri nga balta kete mendje te trubullt...PO po ti ishe dobesia ime,ishe ajo qe kur te kisha sdita te vleresoja dhe tani qe te thashe vete ik,me djek si zjarr,po prape ca gjera smund te ti fal,hajd se do kaloje.....shpresoj te kaloj,sigurisht qe do kaloje,thelle thelle do ta gjeje nje pike force,do kaloje....shpresoj


Postuar nga smeagol datë 13 Shtator 2007 - 15:54:

Pse valle duhet ti mendoj keto gjera?Kaq thelle ke hyre me menden time?Jo jo sdua ta besoj,si ka mundesi qe me ndodhi mua nje gje e tille?edhe neuronet sme kthejne me pergjigje,deri ne kujtesen e tyre ke shkuar?Sduhet me te verdallisem me mendjen tek ti,sduhet me te qahem e te rri ftohte,jo jo sduhet....valle gjithe gjerat me te vogla qe bej duhet te me kujtojne ty?sa poshte kam rene,shkruaj gjithcka ne forum duke dashur qe te gjitha keto ti thosha ne fytyre,me ngjan telenovele,por ti e di qe cdo fjale qe shkruaj eshte per ty,por prape sdo duroja dot te shihja ne sy,sdo doja qe te me pergjigjeshe as tani as me vone....asnjehere.Lamtumire zemer,shihemi ne nje jete tjeter......


Postuar nga diabolic datë 13 Shtator 2007 - 17:10:

Per Smeagol...



E di qe sdo te degjosh askend.
Askush nuk mund te thyej jehonen e zerit te saj qe te vertitet neper mendje duke te torturuar shpirtin .
Askush nuk mund te gjej fjalet e duhura per te shfarosur per nje cast trishtimin ,vanitur kujtesen , sheruar plaget .
Askush nuk eshte aq i zoti sa te te kthej per nje cast buzeqeshjen me fjale boshe ,ose te pakten ty cdo fjale do te te duket boshe kur flitet ne lidhje me te .
Ti e di perse ka lindur kjo teme .
E di shume mire sesi i ka kaluar etapat ,sesi pershtjellohen ngjatjet ne fillim brenda meje pastaj neper rrjedhen e se perditshmes .
Lufto miku im ,lufto me egon tende duke i kujtuar kere pas here se asgje nuk eshte me e rendesishme se shpirti yt.
Per asgje nuk mund tja shesesh shpirtin vuajtjes as per nje dashuri qe te ka mbajtur ne jete dhe tani po ta merr frymen nga pak sikur ti te ishe tortura e saj e preferuar .
Asgje nuk eshte me e rendesishme se te jesh vetevetja duke dal jasht kontureve te nje dashurie sado e madhe te jete ajo.
Gabimi yne miku im eshte se ne dashurojm me shpirt ,dhe shpirtit i marrim jete per ti dhene ndjenjes .
Pastaj ndjenja nje dite vanitet dhe per te jetuar kerkon te na vras ,por jo duke na marre jeten se ashtu vdes edhe ajo .
Por duke na marre shpirtin sepse shpirti eshte ushqimi i saj .
Zgjohu nga ky gjume letargjik qe dashuria te fali dhe kujto se endrat jane tradhetare dhe realitetin kane armik .
Buzeqeshi cdo gjeje ,botes,vetes,ndjenjes ,trishtimit,vuajtjes qe ti tregosh se asgje nuk eshte me e fort se ti .
Asgje nuk mund ta shkaterroj perandorin e unit tend ,sepse egoja do te te mbaj ne jete .
Hapi syte miku im .
Don Kishotet e dashurise tashme enden neper faqe romanesh .
Nuk ka me mulli me ere qe ne don Kishotet te luftojm me ndergjegjen .
Ne kemi mbetur Romantiket e fundit dhe vazhdojm te ushqehemi me ndjenja megjithse ndjenjat na marrin frymen.
Zgjohu miku im dhe dil ne dritare .
Atje bertiti botes ,ndjenjes ,kesaj dashurie vrasese vafsh ne djall.
Ne se nuk je i kenaqur ,nese egoja jote nuk eshte ngjallur akoma atehere na dergo ne djalle te gjitheve ,edhe mua...
Te gjithe e meritojm ne nje fare menyre te ikim ne djalle .
Edhe une ,edhe ti...
Edhe dashuria qe loz rulet ruse me fatet tona.
Zgjohu miku im dhe mos harro - Nuk je kurre vetem...


Postuar nga smeagol datë 13 Shtator 2007 - 18:04:

Me te vertete qe ne jemi shume te ngjashem......qe dashurojme me shpirt,dhe jetes ja japim ndjenjes.......ti me shume nga te gjithe e di sesi ndihem....se ne rralle te pare je miku im.....mbase do te vi nje dite kur ti te tallesh me mua....sic un kam bere me ty,duke u munduar te shkulleshim gazit me veten tone.....e mban mend...o ad sa keq paske qene....nje dite do ma thuash dhe ti mua......po jo tani....jo tani....tani eshte koha qe un dhe ndjenjat jemi ne dyluftim te pergjakshem,qe shpresa per te pare nje reze drite ne dritaren time te erret me ngjan nje utopi....ti e di un po hakerrohem edhe me ty,e ke vene re sa shpejt nxehem kot duke u pergjigjur nder dhembe,e di duhet te reagoj e di.....ppo per momentin smundem...e kupton qe sbej dot asgje me vetdije,cdo gje rreth meje ka lidhje me ate....
Gjithmone njerezit me pyesin,ca ke?ke ca kohe qe sje mire?po ca te kem?keshtu jam gatuar un,dhe ti e di se dhe ti ashtu je....
po nejse,me mire po dal...po iki te ballkoni im i perershem i vetmise,te pi nje cigare dhe ta shijoj ta shijoj,se mbase me qeteson pak nervat..
e di qe sjam vetem po per momentin s'arrij dot te mendoj per veten time...
ngice e acar kete vere ne mendjen time.....se dija qe isha kaq i brishte
ti e di.ta thashe dhe me perpara......do vije dita qe un dhe ti do qeshim me mua....sic e kemi bere me ty...
...


Postuar nga Pleshtja datë 13 Shtator 2007 - 19:50:

Smeagol,

Te lexoj dhe e ndjej dhimbjen tende, e kuptoj, me duket pjese e imja... Sa keq kur ndjehemi keshtu per shkak te ndjenjes me te bukur - dashurise! Sa e çuditshme sepse sikur keto ngjarje te palidhura fare por qe aq shume i ngjajne njera tjetres.... Kjo me ben te besoj se te gjithe nje fat kemi, te gjithe kemi momente te bukura, te shkelqyera deri kur papritmas vjen nje moment dhe gjithçka kthehet ne nje torture te vertete...

Shume fjale te mençura kemi degjuar per dashurine por nje qe me te vertete ka bere rruge ne shpirtin tim eshte "koha" ajo me ritmin e saj te ngadalte dhe torturues se fundi sheron, gjithashtu forca brenda teje, dashuria e vertete...kur dashuron nje person, dashurohesh me vendin ku jeton ai person, madje edhe me diçka qe me pare nuk ja hedhje dot syte por nese gjendet prane atij qe dashurojme pa e marr vesh fillojme ta duam - forca e dashurise. Pastaj kur mbetemi vetem, ndihemi te tradhetuar, nuk e besojme dot qe gjithe ajo dashuri te shuhej ashtu si mos te kishte qene kurr...urrejtja edhe padashur te urrejme, sepse akoma nuk mund ta urrejme por mungesa e madhe, vetedija qe e kemi humbur, na shkaterron, na gerryen shpirtin, ndryshojme rruge, nuk jemi me vetvetja... Kur dashurojme kemi deshire ti therrasim botes, sa shume jemi te dashurar...e kur e humbasim nuk dime nga t'ja mbajme sepse bota nuk na kupton me, bota nuk mund te lexoje ne zemrat tona...

I dashur Smeagol me fal per kete shkrim nese i futa hundet padashje ne jeten tuaj por mendova duke e ndare dhimbjen ne mes shokesh e shoqesh sikur e pergjysmojme... Uroj te qendrosh me ne dhe ne me ty e se bashku ti bejme balle merzitjes.


Postuar nga briseide datë 14 Shtator 2007 - 02:21:

E une isha nje nga ata persona :o...qe pyesja dhe prisja te dija.
Me vjen keq qe me shaka te kam thene dy fjale ne tel.

Tashme me teper s'me perket te them.

Kur te kesh deshire....Ketu jam  

A.

Pershendetje Diabolic,shpresoj te jesh mire edhe ti.Te perqafoj.


Postuar nga diabolic datë 14 Shtator 2007 - 20:42:

Ajo iku...

Ajo iku
dhe pas la si kujtim dy pika lot mbi lekure.
Akoma djegin shpirtin akoma kujtimi eshte tortur.
Ajo iku
dhe puthjet me shume se kurre vrasin.
Akoma djeg afshi i pasionit,shenjat flasin.
Ajo iku
ta kthesh ne jete te lutem mos u perpiq
Hej miku im Nietze gabonte- Dashuria vdiq...


Postuar nga Pleshtja datë 14 Shtator 2007 - 21:50:

Ne Hije e trupit tim u ktheve, te ndjek si e marre, por ti vrapon para meje...
Frymemarrje e shpirtit tim u bere, dhe sa here ne fyt me mbete...
Sot te ndjek, e dot s'te ze, hije e bardhe qe e imja me sje, frymemarrje e luhatur, e ndare ne mes rikthehu shpirtit mos e ler te vdese....
Hije e bardhe si mundem te mallokoj, je padrone e trupit, pa ty nuk jetoj...
Pa ty, syte nuk shohin, veshet nuk degjojne, goja nuk flet, arsyeja nuk arsyeton... Pa ty kembet nuk ecin, duart nuk veprojne, pa ty zemra renkon...
Hije e bardhe rikthehu ne mua, ose merrma jeten, pa ty nuk e dua....
Hije e bardhe te ofroj jeten time, merre, luaj, shkaterroje beje therrime...
Si te duash vepro, vetem rikthehu, e ne mua JETO.


Postuar nga Pleshtja datë 14 Shtator 2007 - 23:36:

Perse te shkruaj? mos me lexon! Perse te flas? mos me kupton!

Perse te therras? mos me degjon! e un prap se kuptoj, perse vazhdoj ta bej.... 


  Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 59 60 61 62 63 64 65 66 67 [68] 69 70 71 72 73 74 75 76 77 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.