Forumi Horizont | Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 678 679 680 681 682 683 684 685 686 [687] 688 689 690 691 692 693 694 695 696 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)
...
E gjeta imazhin tend diku midis copezave te grisura te ditarit qe skam pasur kurre.
U be kohe qe nuk gjendesha balle per balle me te dhe per nje cast malli per ty me pershkoi trupin.
Gjithsesi bera indiferentin sepse pikerisht pas kaq kohesh nuk mund te shfaqja shenja dobesie .
Sa i trisht imazhi yt por sa tundues dhe genjeshtar ne te njejten kohe .
Imazhi yt me flet .
Me flet per ditet kur mposhtnim trishtimet me puthje ,me buzeqeshje ,me nga pak cmenduri.
Me flet per shetitjet tona dore per dore neper rrugicat e ketij qyteti gri ku drite i falje vec ti.
Me flet per kenget tona qe i kendonim nen driten e henes te dehur ,pastaj kercenim ,pastaj benim dashuri,pastaj perfundonim ne spital te dy me bronkopolmoni. (E di...)
Imazhi yt me sjell ne mendje kujtimet me te cilat une kam mbajtur gjalle endren e nje dashurie hyjnore.
Imazhi yt me flet serish pastaj luan me mua ashtu si luaje ti,ashtu si luanim te dy nen shi.
Nen shi ti qaje por une kurre s'arrita ta kuptoja ,isha egoist e di.
Imazhi yt me flet .
Imazhi yt me vret.
Nuk arrij te mbushem dot me fryme,smundem.
Smundem as kur mbyll syte dhe aroma e puthjes tende si fllad me perkedhel shpirtin .
As ajo nuk me ngop,nuk mundet.
Nuk mundet...
.
Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 678 679 680 681 682 683 684 685 686 [687] 688 689 690 691 692 693 694 695 696 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.