Forumi Horizont Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 680 681 682 683 684 685 686 687 688 [689] 690 691 692 693 694 695 696 697 698 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)


Postuar nga diabolic datë 02 Tetor 2007 - 23:57:

Dikush fshihej pas hijes tende.
Kerkonte me cdo kusht te kacavirrej mbi te ,ta shtrengonte ne gryke dhe ti vidhte frymen...
Pastaj kufomen ta terhiqte zvarre neper rruget e indiferences dhe ti vinte flaken me nga pak zjarr xhelozie.
Ti ecje shkujdesur pa vene re asgje.
As eren qe te ngaterrohej neper floke nuk e ndieje.
As trishtimin e henes nuk e perceptove.
As mungesen e yjeve .
Ecje me kujtimin e nje dashurie te harruar neper duar.
Hija jote po jep shpirt...
Ajo po te kerkon dhe duke klithur therret emrin tend.
Ti se kthen koken prapa .
Indiferente ne rrugen tende ngopesh vetem me lot .
Jeton thjesht me pasqyra kujtimesh pastaj i thyen i ben cop e cik.
Me copezat e tyre gervish lekuren qe shenjat te mbeten atje dhe ti me kujtimet te jetosh serish.
Dikush ja mori frymen hijes tende .
Ti nuk guxon ti hedhesh as nje shikim meshire,katile... Ti po braktis ate qe kurre nuk te ka braktisur .
Ty te braktisi nje dashuri e verber qe driten e gjente vetem ne vetemohim .
Zgjohu nga kjo letargji shpirtrash te lutem.
Kepute ate gjerdan vuajtjesh te varur mbi qafe si medalioni i nje beteje te humbur.
Dikush i mori frymen hijes tende.
Ishte xheloz dhe ti se vure re aspak.
Askush nuk duhet te jete perkrah teje.
Ky eshte mallkimi qe neper vena te rrjedh si gjak.
Te vrau hijen sepse hije jeton vetem atje ku erresire nuk ka.
Zgjohu mikja ime .
Kete dhimbje copetoje nga pak.
Buzeqesh duke gervishur lekuren ,buzeqesh ndonjehere edhe pa shkak.
Kur qesh , qesh me lot.
Keshtu mund te ngopesh vertet.
Vetem keshtu loti nuk te vret.
Buzeqesh mikja ime dhe ta dish .
Nuk vritet shpirti per drit-hije dashurish.


  Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 680 681 682 683 684 685 686 687 688 [689] 690 691 692 693 694 695 696 697 698 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.