Forumi Horizont Gjithsej 79 faqe: « E parë ... « 60 61 62 63 64 65 66 67 68 [69] 70 71 72 73 74 75 76 77 78 » ... E fundit »
Trego 79 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- altruizmi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12242)


Postuar nga robert datë 13 Maj 2014 - 23:22:

[QUOTE]Po citoj ato që tha Prishtinasja_
[B]

1...mos shfaq naivitet paragjykimi kundrejte njerezve qe nuk i njef. "
2...kur dihet se altruizmi ka lindur pikerisht nga feja monotieste qe me njeriun e pare ne toke;

1. ke te drejte prishtinase teorikisht, por ne praktike deri me sot kam njohur me se shumti njerez-fetare ja keshtu si ty, -sidomos te fese islame-, qe pervetsojne terminollogji te huaja dhe i bejne te tyret. Qe shume fetare jane altruiste, kjo nuk e ndryshon problemin. Por ky koncept ne vetvete eshte modern; kete fakt nuk mund ta ndryshosh dot as ti e as une. Ishte shek. i XIX ai qe e shpalosi kete term, e mbi te cilin pati diskutime te shumta; biles ate kohe ekonomistet kishin alergji ndaj ketij termi, sepse per ta ishte zhvillimi ekonomik ai qe do te sheshonte diferencimet e medha shoqerore.
2. nese e ke fjalen per ndihmen ndaj te tjerve, -por jo per termin e altruizmit-, vertet ky opcion, predikim dhe veprim njerezor ekziston qysh nga kohet e lashta, biles para feve monoteiste. Edhe ne fete pagane ekzistonte koncepti dhe veprimi i ndihmes ndaj me te varferve. Biles Soloni nxorri edhe ligje faljeje te huase apo reduktimit te borxheve. Keshtu edhe ne kete drejtim fete monoteiste jane te vona.
Mir mbec dhe mos u hidh perpjete nga e verteta, sepse e verteta nuk te ha, por te tregon rrugen dhe faktet e verteta.


  Gjithsej 79 faqe: « E parë ... « 60 61 62 63 64 65 66 67 68 [69] 70 71 72 73 74 75 76 77 78 » ... E fundit »
Trego 79 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.