Forumi Horizont Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 60 61 62 63 64 65 66 67 68 [69] 70 71 72 73 74 75 76 77 78 » ... E fundit »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Leter shkruar Vetes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14789)


Postuar nga Katilesha datë 21 Dhjetor 2008 - 23:40:

Question

Me ke kerkon te grindesh sonte? Kerkon doemos te kafshosh dike me dhembe , te lash dike tjeter me gjakun tend te helmuar me trishtim. E pashpirt, e keqe, egersire e fatit tend. Nuk meson , nuk permirson , nuk kerkon te ndryshosh asgje nga vetja jote. Nuk kerkon te ndryshosh asnje note ne pentagramin e jetes tende. Ruan me fanatizem cdo partiture te se kaluares, dhe here pas here germon ne notat e tyre per te gjetur arsye dhe here tjera luan si per te kaluar me hapa me te pershpejtuar te tashmen nga padurimi i se ardhmes. Me kot lodhesh. Je  e zhveshur para fatit tend , ai te ka ne dore ty , luan me ty , gdhend  mbi lekuren tende notat qe ai do , melodine qe ai do dhe me ngjyrat qe ai do. Trupi yt eshte njesh me te ,ose me mire ai eshte trupi yt dhe te shpie ne rruget e percaktuara nga nje tjeter jete ,ndjek hapat e instikteve qe  kane nje pershperitje te ndryshme nga e zakonshmja dhe kapja pas tyre cofte edhe nje sekond , ty te ben aq te ndryshme nga pjesa tjeter e botes saqe kjo te jep bezdi. Dora e fatit te priti  nga barku i nenes dhe tu vesh  si tunike sipas mases se shpirtit te tend. Mos u anko , por vazhdo vrapin tend!


  Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 60 61 62 63 64 65 66 67 68 [69] 70 71 72 73 74 75 76 77 78 » ... E fundit »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.