| Forumi Horizont | Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 » Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Per shpirtrat e lire! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10772)
“2”
Një botë brenda teje
Dhe një tjetër jashtë
Shtëpi e vjetër, zhveshur, thekur, mekur
Jashtë, varur dordoleci yt i lashtë
Teshagrisur... teshamëndafshtë
Ku je ?
Ky çast është mbretëria e zhdukjes
E djeshmja ishte
Sot je një plakë
Fytyrë re… fytyrë paditëse.
Duke ndjekur një rrjedhë lumi;
Vetë lumi
Mister fillimi dhe fundi
Brenda, brenda zemrës së tij të stërgjatë
Të shtrirë atje ku lind dhe përhumbet,
Ashtu
Si jeta jote në timin shtat-shtrat
Me gurë gurgullimat pranë baltrash.
Qendro!
Ku po shkon
A ke pare lumë ritmik?
Zemra është vec etalon,
Zemra nuk jeton në dritë.
Dritë
E bërë për sytë
Që dhe të zemrës janë.
Ndaj...
Ti shih gjthçka
Përpije botën
Më pas do të jet’ veç një fjalë
Ti dhe Ajo
Brenda dhe jashtë
Në një, dy botë...
... dhe ne, universi i netëve yjendritës.
Atje fshihet... që t’a shohin sytë
astras 2003
| Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 » Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.