Forumi Horizont Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 »
Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- At Nikolla Marku: Greqia te terheqe eshtrat e ushtareve pushtues. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12147)


Postuar nga kontinenti datë 25 Gusht 2006 - 12:19:

Në vend të varrosjes të ushtarëve grekë në Këlcyrë, çështje për të cilën shteti shqiptar ende nuk është deklaruar qartazi dhe zyrtarisht, Marku propozon tërheqjen e tyre nga shteti grek, dhe varrosjen në Greqi, jo në Shqipëri, për të shmangur precedentin e nderimit të një ushtrie pushtuesish.

A nuk eshte normal propozimi i At Nikolla Markut?
Vec kesaj, ky propozim i Atit tone shqiptar, eshte per t`i prere rrugen rreze-larget qellimit grek, mashtrimit grek, qe sic e thame dhe me lart, ky skenar i ketij mashtrimi ende fle neper sirtaret e Sintagmes greke me shpresen qe te dale nje dite dhe si skenar mashtrues qe eshte do te beje perpjekjet e tij per t`u paraqitur si i vertete dhe qe t`u jape rruge synimeve anti-shqiptare qe greket kane.
E si mund te nderohet nje ushtri pushtuese???
Po qe se behet ky rivarrim i ketyre ushtareve ne token shqiptare, ky do te jete nje turp i madh, duke filluar qe nga shqiptari numur Nje qe eshte Presidenti i Republikes, qe nga Kryeministri dhe te gjithe shqiptaret kudo qe jane.

“Eshtrat e ushtarëve grekë, duhet të tërhiqen nga shteti i tyre ashtu si fuqitë e tjera pushtuese në Shqipëri. Pse duhej të krijohej precendenti që Shqipëria të nderojë një ushtri pushtuese dhe pse duhet që i ashtuquajturi kryepeshkop, Anastasios Janullatos, të bekojë në Shqipëri “shpirtin” apo “trimërinë” e këtyre ushtarëve? Zoti Janullatos, si grek që është, mund të nderojë bashkëkombasit e tij të vrarë në Greqi, por këtë nuk mund ta bëjë duke pasur mbi shpinë edhe ofiqin e kryepeshkopit”,-përfundon deklarata e Kishës Autoqefale Ortodokse “Shën Mëria” në Elbasan.

Qe eshtrat e ketyre ushtareve duhet te terhiqen, kjo eshte rruga me normale dhe, ashtu sic bene fuqite e tjera duhet te beje Greqia, por, kembengulja e Greqise, deshmon hapur se Greqia jeton ende ne mesjete, si ne sjellje ashtu dhe ne koncepte.
Bekimi i Janullatosit, (cfar lloj bekimi do jete ai?) e perligj kete te fundit si armik direkt i Shqiperise.
Me c`te drejte ky prift bekon ushtarin pushtues i cili na ka vrare?
Janullatosi nuk ben gje tjeter vetem se perfiton nga ofiqi qe pa drejtesisht ka dhe, qe pa drejtesisht e mban si uzurpator dhe, ne kete menyre, del qarte se ai ben cdo perpjekje per te poshteruar shqiptaret.
Ne kete menyre edhe vete Janullatosi e di shume mire se, bekimet e tij, jane si zeri i ''embel'' i nje ujku qe kerkon te genjeje qengjin.
Valle a ngjisin bekimet e Janullatosit?
A ngjisin bekimet e padrejtesise?
Valle shqiptaret nuk kane Zot, qe Janullatosi ka qellime te tilla fyese kundra tyre?
Tek Janullatosi ngjisin vetem bekimet politike, sepse Janullatosi po i sherben kesaj politike anti shqiptare dhe ne kete menyre, kjo sjellje ia heq te drejten atij te jete nje prift i mirefillte. Ai thjeshte ia ka marre doren formulave kishtare dhe i perserit ato neper kisha duke bere rolin e priftit.
Te ofendosh ndjenjat e nje populli te tere, dike perfituar nga situatat, kjo sjellje nuk e afron aspak Janullatosin ne rolin qe perpiqet te beje. Vete sjellja e tij, apo ai vete e deshmon se Janullatosi cdo gje mund te jete, por kurresesi nje prift.
Nen masken e priftit, vete Janullatosi e nxjerr veten si politikan dhe agjent qe punon me direktiva nga Greqia.
Por, harron Janullatosi se Mali i Zi e mori pavaresine.
Po ia thane keto fjale, ai vete do ta kuptoje se ku rrahin fjalet per pavaresine e Malit te Zi.
Greket duhet ta kuptojne (bashke me Janullatosin) se koha qe jetojme nuk eshte mesjeta aq e deshiruar per greket.
E cuditshme...e keqja kurre nuk pushon se punuari per qellimet e saja.

Varrezat
940 varre gati për ushtarët grekë

Në oborrin e manastirit të Shën Kollit, në Këlcyrë, i cili u përurua jo më larg se një javë më parë nga vetë Janullatos, varrezat për ushtarët grekë, vrarë gjatë luftës së Dytë Botërore, në tokën shqiptare, janë bërë gati. Qindra gropa, të mbuluara me mermer të bardhë e me nga një kryq sipër, presin eshtrat e grekëve, të cilat, nga ana tjetër, po mblidhen nëpër kishat e Përmetit. Mitropolia e Gjirokastrës nuk është prononcuar për ndërtimin e varrezës brenda manastirit, por ajo pohoi se është duke u punuar në të gjithë zonën e Përmetit për gjetjen, nxjerrjen dhe sistemimin e eshtrave të ushtarëve grekë. Në skajin jugor të Shën Kollit, janë bërë gati 940 varre për të futur eshtrat e këtyre ushtarëve, për të cilët At Marku nuk harron të kujtojë se “ishin thjesht pushtues, të cilët nuk kanë pse të nderohen”.


Ato qindra gropa qe jane bere gati, nuk jane gje tjeter vecse qindra kurthe.
Po mire, me urdher te kujt jane hapur keto gropa?
Kush e dha aprovimin?
Apo vete Janullatosi?
Kush eshte qeveria e Shqiperise? Eshte Janullatosi apo kabineti qeveritar qe ne kemi?
Per cfar votuan shqiptaret?
Valle shqiptaret votuan qe greket te bejne si te duan ne Shqiperi?
Greket mesjetare nuk e njohin turpin, as turpin diplomatik nuk e njohin sepse edhe genjejne komunitetin Europian pa iu skuqur faqja. Gjithashtu, ne rremujat e vitit '97 nje fare Miltiadhis Evert, (ish kryetari i partise Nea Demokratia) kalon kufirin shqiptar pa asnje te drejte, pa asnje leje zyrtare dhe shkon e ben feste me te ashtuquajturit vorio-epiriote. Ai me arrogance pretendote se ishte ne tokat greke.
Po nuk u gjend nje vlonjat apo nje korcar qe t`ia jepte nje plumb ballit.
Pikerisht kete lloj arrogance politike, po perdor dhe Janullatosi, sepse me qe ai nuk eshte prift, por vetem sa luan rolin e priftit, ndoshta nuk ka rruge tjeter veprimi, dhe sillet si politikani qe permendem.
Ku eshte ndryshimi i Janullatosit me politikanin arrogant qe permendem?
A nuk eshte e njejta sjellje.
A eshte prift ky Janullatosi qe fyen krenarine kombetare te shqiptareve?
Cili eshte roli i tij i vertete?
E perseris...Mali i Zi e mori pavaresine!
Po qe se kryhet ky akt anti-kombetar ne lidhje me ushtaret greke, turpi do te bjere se pari mbi politikanet shqiptare.
Po qe se kryhet ky akt anti-shqiptar, kemi fyerje te drejte per drejte te krenarise kombetare te cdo shqiptari.


  Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 »
Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.