Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Sfera Institucionale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=194)
-- Kushtetuta - Ligji Themelor i shtetit shqiptar (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13870)
Postuar nga Tulipani datë 31 Maj 2007 - 02:30:
Citim:
Po citoj ato që tha ari77labi
por duhett ta perfundosh programin
me penalollogji
kriminalistik
psikiatri ligjore
mjekesi ligjore
pastaj na duhen kodet
familjar
penal
civil
ushtarak
mos e ler punen pergjysme....
Ne fakt e quajta kushtetuta temen dhe jo kodet se pastaj mund te shtoja kodin detar , rrugor, trasportit etj
...
Personalisht mendoj se eshte fondamentale njohja e kushtetutes sepse eshte e kote te diskutosh per ide politike, institucione e reforma kur nuk ke baza.
U nisa si nje qytetare e thjeshte qe kur i ka rastisur te kerkoje nje informacion per nje ligj nuk ka pasur mundesi te gjeje nje kushtetute ose kod te shtypur ne leter sepse shtepite botuese jane teper te zena te botojne libra me poezi adoleshentesh qe shumicen e rasteve si lexon njeri. Me kete s'dua te them se jam kunder ketyre lloj librash por verej nje mangesi te thelle informacioni ligjor ne Shqiperi sa te duket se njohja e tyre i perket nje elite dhe jo pjeses tjeter te popullsise.
Ajo qe dua te theksoj eshte se eshte e kote te ulerasim neper kafenete, baret, sheshet per te drejtat tona kur nuk i dime se kush jane, si mund ti kerkojme e ti mbrojme ato.
Me kete nuk pretendoj qe te jemi te gjithe njohes perfekt te ligjit sepse jane profesionistet per kete pune por te pakten te kemi nje kulture ligjore sadopak te pershtatshme me kohen dhe vendin ku jetojme.
Nese do te arrinim te sillnim dhe kodet do te ishte nje pune goxha e admirueshme por e vetme nuk di sa mund ta bej dhe per efekt kohor , prandaj ftoj dhe te tjere nese duan te japin kontributin e tyre nese kane mundesi.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.