Forumi Horizont | Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 » Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- interesante:Shpluhurosje e një miti : ese, Ervin Hatibi, (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14388)
A eshte i njejte miti dhe realiteti?!
Arsyeja e postimit te esese se Hatibit (e shkruar ne mos gabofsha ne 2004), spikat qartazi nje shqetesim aktual, i diskutuar dhe i shume perfolur po ashtu edhe neper mediat shqipare kohet e fundit, rishikimi i historise shqiptare. Pra njohja me mire e historise shqipare do te ishte nese ajo do te servirej e rishkruar nga historiane te pavarur, sic e permend edhe Hatibi, e vezhguar ne kendeveshtime te ndryshme, duke nxjerr ne pah vlerat dhe antivlerat (nese mund t’i quajme keshtu) te gjithe historise shqipare ne pergjithesi.
Persa i perket mendimit tim personal, qe historia te mos konsiderohet si mit apo nje perralle e pabesueshem, besoj se rishikimi i saj eshte nje detyrim dhe domosdoshmeri imediate qe del perpara historianeve tane, pasi me shume se kurre historiografise sone i duhet nje pasqyrim ndryshe nga ai i diktuar nga ideologjia nacional komuniste gjate sistemit komunist te pushtetit te Enver Hoxhes.
Sigurisht qe historia për vetë definicionin e saj ka shume pak gjasa qe te mund të shkruhet teresisht objektivisht, gjithnjë do të ketë subjektivitetin e një autori apo grupi autorësh të cilët, sipas subjektivitetit të tyre, ku hyn edhe formimi edhe metoda, do të zgjedhin e vlerësojnë më shumë apo më pak një ngjarje historike nga një tjetër. E ky subjektivitet lidhet domosdo edhe me frymën mbizotëruese të një kohe. Mirëpo ndërsa interpretimet mund të jenë të ndryshme faktet nuk duhet të deformohen apo të injorohen krejtësisht siç kemi bërë dhe vazhdojmë të bëjme ne kur tentojmë të bëjmë histori. Po ashtu edhe analiza e shkaqeve që sjellin në një ngjarje historike apo një tjetër duhet të jetë sa më e plotë e në tërë kompleksitetin e tyre. Dhe ngjarjet që mbesin të paqarta e që kanë pasur interpretime të ndryshme do të ishte mirë të jepeshin sëbashku me tërë interpretimet që kanë pasur.
Pra se fundmi nuk ka nevojë të jesh historian për të konstatuar se historia jonë para dhe pas Luftës është trajtuar në funksion të ngritjes së miteve të nacionalizmit. Ne në këtë histori kemi kapur e zgjedhur ato momente që na miklojnë sedrën e krenarinë kombëtare e që na forcojnë disa identitete e fshehin apo ndryshojnë të tjerë; edhe në atë gjen një mori keqinterpretimesh e deformimesh po ashtu. Në raport me fqinjët apo me turqit psh. kemi zgjedhur ato momente që venë në dukje diferencat dhe konfliktet dhe luftrat që kemi pasur me ta dhe jo ato gjëra që kemi pasur të përbashkëta. Nga një vështrim jonacionalist kjo histori do të shkruhej shumë ndryshe.
Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 » Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.