Forumi Horizont | Gjithsej 41 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit » Trego 41 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Berisha mashtroi për Gërdecin !!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15566)
Implikimi, ushtria punonte në Gërgec
Malçi, fadromisti i ushtrisë u urdhërua të shkonte në Gërdec
Ndonëse kryeministri Berisha dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu prej ditës së katastrofës së Gërdecit kishin mbrojtur alibinë se biznesi ishte i një firme private dhe se qeveria nuk kishte gisht në atë biznes vrasës, të dhëna të përditshme po tregojnë se qeveria ishte bashkëpunëtore dhe bashkë-përfituese e tregtisë së municioneve. Dëshmia më e fundit që sjell sot "Shekulli", tregon se Forcat e Armatosura punonin për llogari të biznesit privat të Mihal Delijorgjit dhe kishin urdhëruar njerëz që të punonin atje ku do të gjenin vdekjen. Ilirian Malçi nuk do të ishte në mesin e atyre që gjetën vdekjen në shpërthimin apokaliptik të magazinës në Gërdec, nëse do të refuzonte urdhrin e dhënë nga shefat për të shkuar me fadromën e tij, që i përkiste Repartit Ushtarak të Xhenios. Pormegjithëse shefat kishin urdhëruar fadromistin të punonte për llogari të firmës private "Albademil", ai paguhej në repartin ushtarak. Dëshmia tronditëse është bërë nga Ardian Malçi, vëllai i vogël i Ilirjan Malçit, pesë ditë më parë, kur ndonëse kishin kaluar dy ditë nga tragjedia, Ilirjani nuk ishte në mesin e të zhdukurve. Më 17 mars 2008, Ardiani jep dëshminë e tij para Arsim Grudës, Oficer i Shërbimit të Policisë Gjyqësore në Seksionin e Policisë Ushtarake Tiranë: "Unë jam i punësuar në Repartin Ushtarak Nr.4501, Batalioni Xheniero-Ndërtues Tiranë dhe kam gradën Profesionist i Dytë.
Sot jam paraqitur për të dhënë këtë deklarim, për faktin se më datë 15.02.2008, në Gërdec ka shpërthyer një sasi e madhe municioni, ku atje ka qenë duke punuar me fadromë dhe vëllai im, i quajtur llirjan Malçi, i cili deri në këtë moment rezulton i zhdukur. Unë dua të deklaroj faktin se vëllai im ka qenë i punësuar si punonjës civil në Repartin Ushtarak Nr.4501 (1302), Batalioni Xheniero- Ndërtues, si manovrator dhe ka patur në përdorim një fadromë tip TC-1.35, prodhim italian, me të cilën ka qenë duke punuar në ish-repartin e Gërdecit mePreng Gjini". Gjatë dëshmisë së tij para oficerit të Policisë Gjyqësore, Ardiani kërkoi që nga ana e prokurorisë të bëheshin të gjitha verifikimet e nevojshme për dërgimin e vëllait në ishrepartin e Gërdecit, sepse ai ishte ende i zhdukur dhe trupi i tij ishte arritur të gjendej vetëm tre ditë më vonë, pas këmbënguljes së familjarëve në zonën e kraterit të shpërthimit. Ardiani deklaron para drejtësisë se me gjithë interesimin e tyre, ende nuk kishin marrë përgjigje që Ilirjani ishte punësuar me fadromë në objekt.
"Dua të deklaroj se me gjithë interesimin tim dhe të familjes së vëllait, nuk më është dhënë asnjë përgjigje që të vërtetoj faktin se vëllai im, Ilirjan Malçi, ka qenë i punësuar me fadromë në këtë objekt duke mbajtur predha për llogari të firmës. Pra, të vërtetohet se si ai ka shkuar në këtë objekt me urdhër të komandës. Për vajtjen e vëllait tim në këtë objekt, ka dijeni Komandanti i Regjimentit të Infrastrukturës Kolonel Sinan Bunguri, Zv.Komandanti i Batalionit, Major Vladimir Dushi, shefi i Personelit Artur Lala dhe manovratorët që kanë punuar me të në repart, Sabah Sula dhe Lek Lala. Ndonëse i ndjeri Ilirjan Malçi ishte urdhëruar që të shkonte me fadromë në Gërdec, në fillim të shkurtit, Ardiani thotë se të njëjtën punë më parë ka bërë manovratori tjetër, Lek Lala. "Dua të sqaroj se fillimisht në këtë objekt me një fadromë tjetër ka punuar manovratori Lek Lala dhe më pas ky manovrator është zëvendësuar dhe është dërguar vëllai im, Ilirjan Malçi me gjithë fadromë". Sipas Ardianit gjatë gjithë kohës që Ilirjani ka punuar në Gërdec, pagesën e ka marrë në Repartin Ushtarak Nr.4501, ku ka patur rreshtimin organik. A.Rr. Fjalët e fundit të Ilirjanit "Ka shpërthyer municioni. Gurët më kanë zënë poshtë këmbët...". Kjo ka qenë telefonata fundit e Ilirjan Malçit, me Ardianin, vëllain e vogël. Në çast, zëri është ndërprerë...
Ai është shuar aty poshtë rrënojave të fabrikës, ku bëhej demontimi i municioneve luftarake, që, as më shumë dhe as më pak, ngjante me një kasolle bagëtish. Por emri i Malçit mungonte në listën e të humburve. Familjarët kërkuan ndihmën e medias, që të paktën të bëhej publike se Ilirjani ndodhej mes viktimave. Dy vëllezërit gërmuan dy ditë më parë dhe nxorën nga rrënojat trupin e pajetë të vëllait të tyre. Familjarët deklaruan se kishin pritur 4 ditë për gjetjen e trupit të Ilirjanit. Sipas dëshmisë, xhenierët e gjetën trupin poshtë predhave dhe dheut. Reparti ushtarak: Dekoroni kolegun tonë, Ilirjan Malçi Dy ditë para se të gjendej nga familjarët trupi i pajetë i Ilirjan Malçit, Reparti Nr.4501, ku kishte punuar i ndjeri, u kërkoi autoriteteve shtetërore që atij t'i jepej dekorata më e lartë, për kontributin e shquar në kryerjen e detyrës.
Ilirjan Malçi, 45 vjeç, e kishte filluar punën në Repartin Ushtarak Nr.4501 në vitin 2003, si punonjës civil, me detyrë manovrator i mjeteve të rënda. Gjatë kësaj periudhe ai punoi me përkushtim të lartë, duke u bërë shembull për të gjithë efektivin e këtij reparti. Duke qenë një manovrator i shkëlqyer dhe një njeri i respektuar nga Komanda e repartit, atij i ishin besuar punime në objekte mjaft të vështira dhe të rëndë-sishme kombëtare dhe lokale, siç ka qenë puna për ndërtimin e aksit rrugor Milot- Rrëshen, pjesë e superstradës Durrës- Kukës, punimet e rëndësishme për zbatim të projektit të kompanisë amerikane "LOCHEDMARTlN", në Llogara -Vlorë, në ndërtimin "dhe sistemimin e rrugës në Martanesh, punimet për ndërtimin e argjinaturës në lumin Fan për mbrojtjen nga përmbytja të një pjese të zonës së Qytetit të Rubikut, në komunën Orosh të Mirditës, rrugën e Çeremit në grykën e Valbonës, që lidh komunitetin e kësaj zone edhe me Malin e Zi. Dhe kudo ku ka shërbyer ai ka marrë respektin dhe dashurinë e komunitetit.
Gjithsej 41 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit » Trego 41 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.