Forumi Horizont | Gjithsej 170 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)
Detenuto in attesa di giudizio (1971)
Regjizor: Nanni Loy
Aktore: Alberto Sordi
Historia e nje emigranti qe vjen nga Suedia per te kaluar pushimet ne vendlindje, por arrestohet ne kufi per nje gabim gjyqesor. Nga casti i arrestimit kalon nga nje burg ne tjetrin pa arritur te deshmoje pafajesine. Filmi eshte nje denoncim per kushtet makabre te burgjeve duke nenvizuar pamundesine qe njeriu te mbetet besnik i normave shoqerore kur izolohet dhe peson abuzimin e vete shtetit. Dalja nga burgu e gjen emigrantin thellesisht te ndryshuar, te trembur nga jeta dhe me pasoja fizike dhe mendore. Impakti i filmit ne publik ka qene i forte, sepse per here te pare denoncohet hapur prapambetja dhe paaftesia e sistemit gjyqesor. Natyrisht denoncime te tilla vijne vetem pas nje zhvillimi shoqeror, i cili pretendon emancipimin e shtetit perkrah emancipimit shoqeror. Jo me kot viti i filmit eshte 1971, pak vjet pas ndryshimeve te viteve 1960.
Vlen te thuhet se kjo eshte nje drame nderkombetare e cila do mbese ne mendjen e kujtdo e shikon per here te pare. Praktikisht eshte nje nga ato filma qe mbeten ne mend gjate, sepse drama dhe shkaterrimi shpirteror i personazhit merr me vete cdo shikues.
Alberto Sordi fiton me kete film ariun e arte ne festivalin e Berlinit.
Ky film te kujton dy filma te tjere:
1. Midnight express (1978, it. Fuga di mezzanotte), i bazuar ne historine e vertete te nje amerikani (Billy Hayes) qe kapet me hashash ne Turqi dhe perfundon ne kalvarin e burgjeve te tmerrshem turke. Arrin cuditerisht te arratiset dhe shkruan nje autobiografi ne SHBA, i cili kthehet ne nje nga filmat me te forte mbi burgjet. Qeveria turke e ka akoma ne listen e te kerkuarve, me shume per filmin qe goditi rende Turqine dhe akoma sot ka efekt ne industrine e turizmit. Billy Hyes ka dale disa here ne intervista per te thene se nuk ka dashur kurrsesi te demtoje imazhin e Turqise, por eshte veshtire te vihet theksi tek aspekti personal kur vjen puna tek marredhenia mes shtetesh. Aktori kryesor (Brad Davis) vdes pak vite pas daljes se filmit nga droga.
2. Murder in the first (1995) dhe ky i bazuar ne nje histori te vertete. Gary Oldman, Kevin Bacon dhe Christian Slater krijojne historine e nje te burgosuri te keqtrajtuar qe hedh ne gjyq burgun e Alkatrazit, nje nga me te tmerrshmit ne SHBA. Filmi eshte historia e gjyqit ne fjale dhe duhet theksuar se nuk eshte shume e qarte sa e vertete eshte si histori, pasi regjistrat e burgut deshmojne per nje kontekst shume me te lehte te fakteve. Nese deformimi vjen nga propaganda e e qeverise amerikane apo thjesht nga autoret e filmit kjo nuk dihet mire.
Gjithsej 170 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.