Forumi Horizont Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 »
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Diagnoza Splenomegali (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15946)


Postuar nga ESHI datë 30 Maj 2008 - 05:14:

Klasa me vjen keq per c'fare po kaloni si ju ashtu dhe femija.
Po mundohem te te jap ca informacione ne gjuhen popullore qe te jete me e kuptueshme per ju. Ne rralle te pare duhet te kuptohet c'jane trombozat.

Trombozat jane mpiksje gjaku (trashje gjaku qe shpesh merr formen e nje gjilpere) qe ndodhin kryesisht ne vena dhe ne arterie (rruget e qarkullimit te gjakut). Trombozat jane me te rastesishme ne vena pasi venat jane me te ngushta se arteriet.
Trombozat apo mpiksjet e gjakut bllokojne qarkullimin e gjakut . Shpesh trombat pas formimit te tyre fillojne dhe levizin nga presionin i gjakut dhe ndjekin rruget e qarkullimit te gjakut. Ato transportohen nga cilido vend qe formohen dhe shumica e tyre kane destinacion mushkerite, ka qe prekin dhe trurin apo organe te tjera te trupit.. Duke mberrit ne destinacionin e tyre trobozat mund te shkaktojne demtim te venave ne keto organe destinuese duke shkaktuar hemoragji te mbrendeshme ne keto organe sikurse, mund te japin shenja te hemoragjive nga goja apo ne kanalet e jashte qitjes. Keto hemoragji jave shume te rrezikeshme pasi jane vdekje prurese.
Shkaku i Trombozave ne femijet e sapo lindur eshte infeksion ne tubin umbilical (tubi qe lidh embrionin me kerthizen). Ndersa ne femijet me te medhenj ne moshe eshte dhe apendisiti.
Zakonisht trombozat mbahen nen kontroll me ilace qe mundesojne hollimin e gjakut sikurse heparin ilac qe lufton krijimin e trobozave dhe zmallimin e tyre. Shpesh pacientet e trombave duhet nenshrohen operacioneve per heqjen e trombes mgjse eshte e veshtire te lokalizohet sidomos kur fillon qarkullimi i trombit.

Shpresoj qe te te kete ndihmuar sado pak, mgjse jam munduar te te jap nje shpjegim popullorce dhe shkurt aq se me lejon koha.Do mundohem te sjell dhe info te tjera por he per he kaq eshte mundesia.
Uroj nje sherim te shpejte dhe kalamanit jete te gjate.


  Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 »
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.