Forumi Horizont Gjithsej 25 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 25 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- Cfare ndryshimi ka nga Katolik dhe Protestant (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16959)


Postuar nga Piktor datë 18 Prill 2009 - 01:30:

Citim:
Po citoj ato që tha agata


Piktor, mendoni ju se eshte me teper sekt, apo eshte vertet keshtu?!!!


Varte se çfare nenkupton me fjalen Sekt. Une mendoj keshtu.
Dihet se besimi i Krishtere ka shume dege apo sekte. Ne fillim aty rreth shek. te IV u nda ne dy dege qe ishte ai ortodoks dhe ai katolik. Me pas kane lindur te tjerat perfshi edhe ate Protestant.
Citim:
Po citoj ato që tha oliinter
me duket se njera ane i falet direkt zotit dhe krahu tjeter i falet priftit.

ke eshte ndryshime mendoj une.

por pse duhet ti falemi priftit kur fare mire i falemi direkt krijuesit pa ndermjetes se ky i fundit mund te haj ndonje fjale rruges hahahahahha

Oli mendoj se duhet te qartesojme ose vendosim rregullat. Prifti nuk eshte as Zoti as njeri i tij, por nje njeri qe i ka dedikuar jeten fese dhe ka bere shkolle dhe ofrohet per ti sherbyer njerezve ose nje komuniteti te caktuar. Ne kete komunitet ai eshte si mesuesi ne shkolle ose si Mister tek nje skuader etj etj. Pastaj dihet se ka mesues te mire dhe mesues te keqinj.
Persa i perket faljes ose lutjes mendoj se eshte gje e bukur ti lutesh Zotit mes shoqerise ti kendosh kenge etj, gjithashtu ke dhe mundesine ti lutesh Zotit ne vetmi ashtu sikurse i mesoi dhe Jezusi dishepujt e tij. Per ata qe jetojne ne komunitet i njohin vleren priftit dhe kembanave kur bien , kur lajmerojne me gezim lindjen e nje femije, apo vdekjen e nje njeriu kjo per asrye historike qe ne kohet e lashta kur mjetet e komunikimit ishin te pakta.
Meqe mu dha rasti te flas per mjete e komunikimit. Malet tona dikur ushetinin sipas rastit qe kishin te benin njerzit duke kaluar fjalen (llafin nga njeri skaj i malit ne tjetrin e duke pershkruar male e male.


  Gjithsej 25 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 25 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.