| Forumi Horizont | Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 » Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjeologji & Gjeografi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=151)
-- Rajoni Verior Dhe Verilindor i Shqiperise (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1747)
Lugina e Drinit te Zi, e Drinit dhe vargu i Korabit
Lugina e Drinit te Zi shtrihet midis vargut te Korabit dhe vargjeve te Lures, ne lartesite nga 250m deri ne rreth 500m. Dallohet per nderthurjen e zgjerimeve (Dibra, Peshkopia, Kuksi) me ngushtimet Topojani, Skavica). Eshte mjafte pjellore dhe e populluar.
Nga gropa e madhe e Kuksit dhe deri ne Vaun e Dejes vazhdon lugina e Drinit, e cila dallohet per relievin shume te ashper dhe grykat e ngushta, ne te cilat jane ndertuar digat e hidrocentraleve te medhenje.
Vargu i Korabit shtrihet ne lindje te lugines se Drinit te Zi dhe te Drinit te Bardhe, ne kufi me Maqedonine. Ai ka formen e nje harku te madhe dhe vazhdon edhe jashte kufirit shteteror. Malet me te larta te vargut te Korabit (2751m) perbehen nga gelqeror dhe mermer.
Popullsia ne luginen e Drinit te Zi, me e shumte dhe me e dendur, eshte vendosur kryesisht ne zgjerimin e lugines ( Diber, Peshkopi dhe Kukes), ku ndodhen qendrat e banuara me te shumta dhe me te medha, kurse ne shpatet e Korabit vendbanimet arijne deri ne rreth 1400m lartesi. Pjesen me te madhe te popullsise e perbene popullsia fshatare, kurse ajo qytetare eshte e paket. Qytetet jane Peshkopia dhe Kuksi.
Kuksi i vendosur ne brigjet e liqenit te Fierzes, u ndertua krejt i ri ne vend te qytetit te vjeter, te mbuluar nga ujrat e liqenit. Eshte qender e rrethit dhe e prefektures me te njejtin emer. Ne afersi te tij, ne Gjegjan, ndodhet metalurgjia e bakrit. Prane tij ndodhet gryka e Morinit, neper te cilen kalon rruga per ne Prizeren, qe e bene kete qytet nyje lidhese me Kosoven.
Peshkopia eshte qendra administrative, e industris se lehte ushqimore dhe klturore te rrethit te Dibres. Si qender e banuar eshte shume e hereshme, por zhvillimin me te madh e mori pasi qyteti i Dibres, qendra me e madhe e gjithe krahines, mbeti jashte kufirit shteteror.
Lugina e Drinit te Zi dallohet per prodhimin e drithrave, sidomos grure e miser, per prodhimin e fasuleve, dhe te frutave, vecanerisht te molleve, arrave, geshtenjave, qershive dhe kumbllave, si dhe per prodhimet blegtorale, sidomos nga dhente. Mbi lumin e Drinit jane ndertuar tri hidrocentrale te medha (i Vaut te Dejes, Fjerzes dhe Komanit). Keto hidrocentrale japin pjesen me te madhe te energjise elektrike te te gjithe Shqiperise. Aty gjendet industria e Bakrit dhe ajo e perpunimit te produkteve bujqesore.
| Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 » Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.