| Forumi Horizont | Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 » Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Nje dite ne Davidoff (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17540)
7
Mbrëmja po bie. Tirana rrotull bllokut
Nis të stoliset për ballo a për orgji.
Një foshnje e rastit, e paligjshme e Nju-Jorkut,
Një ëndërr xhuxhe a shkërbim i tij.
Në borxhe e gjyqe rrokaqiejt vërtitin
Drita dhe bare rrotulluese lart.
Poshtë tyre, luanesha të përgjumura në pritë,
"Amerikan", "Raiffeisen" e "Credin's Bank".
Por s'do t'ia dijë askush për borxhe a gjyq,
Të dehur qejfit krejt a marrja e hakut.
I gjatë, si natë e ankthshme n'udhëkryq
Shfaqet mes brymës kryebashkiaku.
Kull e Sahatit po tregon një orë,
Që ndoshta kundërshtohet si çdo gjë.
Në sallat e muzeut të fundit vizitorë
Ja muzgu si në kurth befas i zi.
FUND
| Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 » Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.