Forumi Horizont Gjithsej 292 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- E Merkure 3 shtator 2003 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1968)


Postuar nga macekeqe datë 11 Shtator 2003 - 21:17:

11/shtator, dhe une po mendoj

mbajta dhe une ca minuta heshtje, mendova dhe une shume gjera.....
dhe mendova si mund te kalonin diten sot ata njerez qe kane humbur jeten 2 vjet me pare, mendova dhe si po e kalonin te afermit e tyre. duket nje gje shume e padrejte, do doja te bashkohesha dhe une sot me dhimbjen e tyre, do doja te bashkoheshin te gjithe sot me vuajtjen e tyre po pastaj mendova dhe nje gje tjeter: per ata njerez qe vdesin çdo dite ne palestine, ne iraq dhe ne te gjitha vendet e tjera lindore, kush mendon? ka mbajtur njeri ndonje minute heshtje per ata njerez fukarenj qe kane vdekur ne varferi? ka mbajtur njeri fjalim per ti kujtuar ndonjehere?
pse bota sot vuan per ate qe i ndodhi amerikes? pse asnjeri nuk vuan per ata njerez qe s'kane gjetur paqe me shekuj?
nuk e di ne gabohem, po sot ne kete dite qe duhet te kujtojme tragjedine amerikane, une mendoj me shume per ata njerez qe kane vdekur ne heshtje dhe qe heshtje do ngelin gjithe kohen.......
kjo gje do ngeli gjithmone ne zemren tone, shpresoj mos te harroet.......
shpresoj mos te perseritet.....
po shpresoj qe dhe nje dite te vuajme njelloj....
mos harroni 11 shtatorin! mos harroni......
po mos harroni as ditet e tjera te luftes


  Gjithsej 292 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.