Forumi Horizont Gjithsej 40 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Tradheti e Dyfishte (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=256)


Postuar nga Ami- datë 22 Janar 2003 - 01:49:

Hmmmmmm.....

E para nuk do të doja që diskutimi të bëhej vetëm tek Redi apo tek vajza per te cilen na flet Redi dhe të mbështetej në historitë e tyre, por do të doja të ishte më i përgjithshëm dhe më teorik. Kjo sepse asnjë histori nuk është njësoj edhe se ne në këtë forum nuk do të arrijmë të marrim vesh të gjitha shkaqet sepse ata i dinë vetëm të dy partnerët.

Eniss ka shumë të drejtë kur thotë se faji është i të dyve aq më tepër që redi e ka titulluar temën dashuri e dyfishtë. Pra edhe Redi nga ana e tij nuk ka ndejtur duarkryq, kjo do të thotë që diçka ishte thyer në këtë raport që më parë dhe kjo që ka ndodhur ka qenë rrjedhojë e pregatitjes së mëparshme.

Sa për atë që një njeri tradhëton se ndihet bosh apo se ftohet me njeriun e zemrës, mendoj se kur arrihet në një pikë të tillë nuk mund të përjetohet më një raport. Pra nuk ka më gjë të keqe se sa të rrish me një person dhe të mendosh për një tjetër. Unë nuk jam maskilist por mendoj nga ana llogjike në një çift është më mirë të tradhëtojë një mashkull se sa të tradhëtojë femra për të vetmin motiv që një mashkull edhe nëse tradhëton e bën atë për momentin i shtyrë nga pasioni dhe nga tentativa e guximshme që e karakterizon si krijesë. Ndërsa femra është një krijesë më e brishtë edhe me më tepër ndjenjë pra në dashuroftë dashuron me gjithë shpirt dhe është gati të përmbysë gjithçka për hir të pasionit të saj. kjo gjë funksionon shumë më ndryshe tek një mashkull i cili e ka të shenjtë lidhjen serioze me një femër edhe nuk e prish kollaj.

Unë mendoj se dikush nuk tradhëton kot, por këtë gjë është munduar t'ia krijojë vehtes. Pra e ka vënë vehten në kushte të tilla që të jetë e prirur për tradhëti. Duke frenkunetuar ambiente të ndryshme apo duke i krijuar vehtes mundësi. Natyrisht në fillim kjo është një dalje nga realiteti edhe njëfarë relaxi por po e provove mund të kthehet edhe në stres apo në gabimin më të rëndë të jetës tënde.
Unë nuk e nënkuptoj termin "dashuri" si diçka që mund të konsumohet brenda një natë apo në momente të caktuara. Mendimi im për dashurinë është shumë më i thellë, kërkoj të krijoj apo (investoj) çdo gjë mbi personin e dashur, ndaj tradhëtia në këtë raport që unë përpiqem të krijoj më kushton shumë. Natyrisht do të ishte më e lehtë të lije gjurmë në jetën e një njeriu për një kohë të shkurtër apo në një javë pushime të kaluara bashkë. Por jeta është shumë e gjatë, për mua edhe perballimi i ftohjes në dashuri është një provë dashurie edhe përkushtimi edhe pse nuk mendoj se një dashuri ftohet ndonjëherë. Unë me kalimin e kohës ndihem çdo herë e më mirë, e çdo herë më i dashuruar sepse afrimin tim me dashurinë e kam bërë shkallë shkallë dhe me llogjikë. Pra sa më i pjekur bëhem në këtë drejtim aq më tepër kërkoj tek njeriu që kam pranë perfeksionin. Pra dashuria në rastin tim është totale, (ose të paktën qëllimi im është ta bëj të tillë), pra të më përfshijë më tepër interesa se sa një pasion në jetë. një eksperiencë e tillë të lidh shumë me një person sepse nuk i ke dhënë vetëm pasionin por gjithçka që ndodh në jetën tënde. Ndaj në këto kushte mendoj se do ishte shumë e vështirë të tradhëtoja, edhe shpresoj do ta kishte të vështirë edhe personi që do të kisha në krah (të paktën kështu shpresoj),

Ndaj atyre që tradhëtojnë u uroj që të kenë guxim e të shëputen nga personi që ata tradhëtojnë nëse e kuptojnë se ndjenja nuk e ka atë fuqi që ata mendojnë, ose nëse ndjenja është e fortë të harrojë çfarë ka ngjarë edhe të shohin jetën përpara duke e mbledhur mendjen top që ajo që ka ndodhur ka qenë një mësim që nuk duhet ta përsërisin më në të ardhmen sepse do të bënin të vuanin edhe dikë tjetër përveç vehtes.


  Gjithsej 40 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.