Forumi Horizont Gjithsej 48 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 48 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Kur nje dite i vjen fundi... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5689)


Postuar nga anaz datë 16 Gusht 2004 - 15:30:

Nje alo e zbehte dhe një zë që dukej sikur kërkonte ndihmë….
Ishte ky fundi i dites se shtune, nje fund që më shoqëron dhe ne ditet ne vazhdim.
Sa do te doja qe kjo dite mos egzistonte por, nuk varet nga unë, sa do të doja ta ndihmoja atë njeri dhe të mos e shihja më në atë gjëndje por, prap nuk mundem. Më është dukur vetja njeriu më i pa fuqishëm në botë. Është zëri i zbehtë që me shoqëron dhe mendja vazhdon të punojë për të gjetur një zgjidhje, por më kot sa më shumë mundohem më shume futem në labirinthe mendimesh që më duken pa pikë vlere dhe më bëjnë të ndihem më keq, më e pafuqishme.
“E duhet të bindesh Z…, nuk mund të ndryshosh asgjë”


  Gjithsej 48 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 48 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.