| Forumi Horizont | Gjithsej 497 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)
Asgje nuk me sillte me interes! Trupi im, shpirti im, fati im. Papritur isha bosh. Brenda meje erresire. Syte nuk sherbenin me per asgje. Pamja para meje shkrihej dhe perzjehej derisa merte ngjyre te zeze. Nje e zeze qe zhdukte gjithcka. Nuk kishte me interes apo pasion. Kurioziteti vdiste atje. Gezimi ishte shkermoqur dhe bashke me te dhe trishtimi. Nje uragan i fuqishem dukej sikur kishte fshire deri ne embrion koleksionin tim me te vyer te ndjenjave te fiturara dite pas dite nga nje ushtri e tere fragmentesh apo copa te shkeputura bisedash, shikimesh, veprimesh, degjimesh, prekjesh. Kurse tani... asgje.
Kur isha i vogel me pelqente te qendroja para nje pusi te thelle te cilit nuk i dukej fundi dhe here pas here te hidhja nje guralec brenda tij. Momentet kur prisja qe guri te perplasej me sip e lemuar te ujit dhe te bente ate zhurme cuditerisht qetesuese per mua, ngjante disi me momentet tani. Ben dicka dhe pret, por... asgje. Asgje. Asgje nuk ndodh.
| Gjithsej 497 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.