Forumi Horizont | Gjithsej 15 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 » Trego 15 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Satire qe te ben te reflektosh (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7112)
NARKOPLEQTE
Ne fshatin Selce te rrethit te Korces, policia zbulon 1400 rrenje bime narkotike.
Pore fshati eshte i banuar vetem nga pleqe mbi 70 vjece dhe policia e ka te veshtire t`i arrestoje. Nje fshat qe kujton filmin "Nje hektar qiell", ku intepreton Marcelo Mastorjani. Por ketu kemi 4 hektare kanabis sativa. Perfytyroni nje fshat te tere qe mbjell, kultivon dhe tregeton kanabis sativa. Ska me bukur! Djemte jane refugjate ne Greqi e Itali, ndersa baballaret ponojne per ta.
Pleqte e mbjellin dhe i bejne sherbime bimes, pa e ditur destinacionin e saje. Ndersa djemte qe i paguajne per kete pune, u thone se ajo perdoret si lende e pare per te hequr rrudhat, rinuar e zgjatur jeten. Dhe pleqte e gjore, qe cdo mengjese shohin me pare me bishte te syrit varrezat e fshatit pastaje rrezet e diellit, i kane besuar. Per kete marrin edhe shperblim.
Ky zbulim i policise shqiptare i ka shokuar pleqte, te cilet cdo mbremje prane burimit mbi nje koder, kishin nisur t`u kendonin te gezuar plakave mes atij prodhimi te bollshem:
C`u bere moj qerrateshe,
E mbushur me nure nga ky vreshte,
Djemte i thone kanabis sativa,
Vdeksha nje gote po s`e piva!
Per te rifituar rinine,
Mjafton te perseritesh cmendurine.---- Thot poeti homoseksual, Oskar Uajlld.
.............................................LUAN LAZE.....................................
Gjithsej 15 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 » Trego 15 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.