Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 »
Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjeologji & Gjeografi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=151)
-- Ekonomia (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=759)


Postuar nga Keni datë 24 Korrik 2003 - 07:12:

Ekonomia e Rajonit Perendimor te Shqiperise

Rajoni Perendimor i Shqiperise eshte rajoni me i zhvilluar ekonomikisht ne krahasim me te gjithe rajonet e tjera te trevave shqiptare. Per shkak te pozites se favorshme gjeografike, te relievit fushor, klimes se bute dhe perqendrimit te madh te popullsise, ne kete rajon jane zhvilluar te gjitha deget e ekonomise, ekonomia bujqesore, industria, transporti, tregtia, turizmi etj.


Ekonomia Bujqesore

Kushtet mjafte te pershtatshme per zhvillimin e ekonomise bujqesore, bejne te mundur kultivimin e te gjitha kulturave bujqesore.
Ne periudhen e Luftes se Dyte Botrore rajoni, megjithse kisht kushte natyrore te pershtatshme, nuk ishte i zhvilluar ekonomikisht. Zhvillimin e bujqesise e pengonin sidomos kenetat dhe mocalet, permbytja e lumenjve, mungesa e traktoreve, plehrave, ujit per ujitje etj. Prandaj pjeset me te zhvilluara te rajonit ne ate kohe ishin zonat kodrinore, ku popullsia merej me teper me blegtori.
Pas clirimit te Shqiperise u bene shendrime te rendesishme ne fushen e bujqesise, sidomos ne Rajonin Perendimor. U thane shume keneta e mocale qe zinin sip. te tera te ketij rajoni, duke u perfituar keshtu mjafte toke bujqesore. U ngrit rjeti i ujitjes dhe i kullimit te tokave ne te gjitha pjeset e rajonit. U vu ne perdorim mekanika e re bujqesore, sistemi i ri i plerimit te tokave etj. Te gjitha keto shtuan llojte dhe cilesin e prodhimeve bujqesore dhe e kthyen kete rajon ne rajonin me te rendesishem bujqesor te te gjith vendit.
Ndryshimet qe ndodhen ne Shqiperi pas viteve1990, paten ndikimin e tyre edhe ne zhvillimin bujqesor te ketij rajoni. U prish struktura e meparshme e organizimit shteteror dhe toka ju nda fshatareve. Kjo beri qe te ndryshoj struktura e prodhimeve bujqesore e blegtorale ne varesi te kerkesave te sotme qe ka tregu, te riten te ardhurat e popullsise fshatare, por edhe qe te kete probleme me ujitjen, kullimin, plehrimin dhe punimin e tokave.


Struktura e prodhimeve

Ne kete rajon mund te zhvillohen pothuaj te gjitha llojet e kulturave bujqesore, si: drithrat e bukes, bimet industriale, kulturat e drunjta, perimet etj. Blegtoret meren me shume me ritjen e gjedheve, te bagetive te imta, derrave dhe shpendeve.
Rajoni Perendimor i Shqiperise eshte para se gjithash rajoni i drithrave te bukes (grurit, misrit dhe orizit). Pjese te vecanta te ketij rajoni si: fusha e Myzeqese, jane cilesuar me te drejte si hambari i Shqiperise. Rendimentet e drithrave ne kete rajon jane nga me te lartat ne Shqiperi (gruri 60-100kv/ha, kurse misri 100-150kv/ha).
Rajoni ka kushte mjafte te pershtatshme edhe per zhvillimin e bimeve industriale, si: pambuku, duhani, lulja e djellit etj. Keto kultura kane pasur rendesi sidomos ne vitet 70-80. Sot kultura me e rendesishme ka mbetur duhani.
Kulturat e drunjta ne kete rajon pefaqsohen kryesisht nga pemet frutore ( fiku, pjeshka, kumblla, qershia etj.), nga ullire dhe vreshtat.
Duke patur kushte te mira te tokes e te klimes dhe numer te madh popullsie, ne rajon nje rendesi te madhe ka dhe prodhimi i perimeve dhe i patates.
Ne blegtorine e rajonit vendin kryesor e zene gjedhet (kryesisht lopet). Kjo sepse rajoni mund te plotesoj kerkesat e tyre te medha per ushqim dhe bime te ndryshme foragjere. Ne vite te vecanta rendesi te vecante ka pasur dhe ritja e derrit ne komplekse te medha. Kurse bagetite e imra rriten kryesisht ne zonat kodrinore te ketij rajoni.


Shperndarja gjeografike

Ekonomia bujqesore me te gjitha deget e saj eshte e shperndare kudo ne Rajonin Perendimor te Shqiperise. Megjjithate verehen zona te vecanta te rajonit te cilet kane specifiken e tyre ne prodhimet bujqesore dhe blegrorale. Keshtu, fusha e Myzeqese, dalloher jo vetem ne prodhimin e drithrave te bukes, bimeve industriale por edhe ne ritjen e gjedheve. Zona e mbi Shkodres dallohet jo vetem per prodhimin e drithrave te bukes por edhe ne prodhimin e duhanit. Ne zonat kodrinore te Krujes, Vlores, Kerrabes, Mallakastres, Vores etj., jane te perhapura pemet frutore, ullinjte dhe vreshtat.
Ne te ardheme, ky rajon do te jete edhe nga pikpamja bujqesore tajoni me i rendesishem e Shqiperise.


  Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 »
Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.