Forumi Horizont Gjithsej 25 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 25 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Mendimet E Kota !!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8982)


Postuar nga Mbreti_ILI datë 03 Gusht 2005 - 05:26:

Në shpirt i thyer

Në shpirt i thyer....

Në shpirt i thyer ,shkrova fjalë
sepse në të vërtetë paskam harruar.
Harrova se si është të jesh i lumtur.
tërë kohën ,i humbur, paskam qëndruar.

Në shpirt i thyer ,mendova,
mendimet,nuk janë punë e madhe.
Shikimet e një nate të ftohtë,
A ishin vetëm shikime, lozonjare??!

Në shpirt i thyer,u mundova
të ngazëllehem,të ngritem në këmbë.
Por si duket vonë, u kthjellova,
u zgjova nga ,ai gjumë i rëndë.

Në shpirt i thyer ,mësova,
se çdo gjë që ,vjen e shkon,gëzohu!.
Problemeve më të mëdha ,buzëqeshur,
i papërkulur,të qëndrosh,mundohu!

Në shpirt i thyer,durova,
se një ditë, do të bëhet ,më mirë.
Sepse gjithmonë mendova se ekziston,
diku,edhe një shpirt i mirë.

Në shpirt i thyer,mbijetova,
kurse tash ,qiellin ta arrij, përpiqem .
Porse për atë që e çmoj ,shkruaj,
për miqësinë e saj, digjem.


  Gjithsej 25 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 25 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.