Forumi Horizont | Gjithsej 133 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit » Trego 133 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Nga se vjen "depresioni" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=935)
Rrushi ( Pse e kete nofke? Je si rrush? ) kur profesori im i psikiatrise lexoi kriteret per diagnozen pacienteve osesive-kompulsive tek DSM IV tha: "Hap kllape. A nuk i ka nje i dashuruar te gjitha keto? Mbyll kllape". Nuk kam asgje kundra asaj qe ke shkruar, ky citim ishte thjesht per te shtyre te mendohet mbi te dhe dsm-ne apo te pakten per te bere per te qeshur.
Alone ti je femer? Varianti i lehte i depresionit eshte me i shpeshte tek femrat kurse ai i rendi eshte i shperndare njesoj si tek femrat dhe tek meshkujt.
Eshte viti i pare ne itali? Depresioni kurohet si me farmakoterapi ( me ilace ) ashtu edhe me psikoterapi ose duke i integruar keto te dyja. E rendesishme eshte qe ti te drejtohesh tek nje mjek sepse nuk mund te kurohesh vete dhe as te besh vete nje diagnoze ( megjithese ta garantoj qe mjeket e pergjithshem ( medici di base ) nuk dine me shume se ajo qe ka shkruar rrushi aty ). Gjithesesi ata do te drejtojne ne struktura me te pershtatshme mjekesore ( specialiste psikiater psh ).
Ne se ti ne itali punon qofte edhe part-time ke te drejten te kesh nje mjek personal falas kjo edhe ne se e ke lejen e qendrimit per motive studimi. Ne se nuk punon por studion dhe lejen e qendrimit normalisht e ke per motive studimi atehere per te patur nje mjek personal duhet te paguash 150 euro ne vit (afersisht ). Une te keshilloj qe ta besh ne se mund ta perballosh. Studentet mund edhe te bejne nje sigurim shendetsor po per 150 euro ( afersisht ), por nuk e di ne se jane te njejtat 150 euro apo duhet te paguash te tjera plus, sigurim ky qe i lejon te kene ulje cmimesh ne kurat shendetsore. Ne se nuk do te besh asgje nga keto te keshilloj te pakten te drejtohesh tek pronto socorso i nje spitali publik dhe duke paguar afersisht 20 euro ose duke mos paguar fare mund te te vizitojne dhe te te drejtojne ne menyren e duhur. Ne se je student/e mund edhe te pysesh universitetin ( ne sekretari ) per sigurimin shendetsor.
Alone me vjen me te vertet keq se e di cfare ndjenje e vuajtshme qe eshte por nuk je Alone.
may god bless
Gjithsej 133 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit » Trego 133 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.