Forumi Horizont | Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 » Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- a duhen ndryshuar menyrat e deritanishme te ndeshkimit te krimineleve dhe si! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9576)
Pikerisht, po te diskutohet per persona qe moralisht nuk dijne diferencen mes te mires e te keqes, del ne konkluzionin qe denimi me vdekje per ta eshte i padobishem.
Sa i vlen "frika" e nje denimi me vdekje nje njeriu qe se merr parasysh pasojen e veprimit?
Njerezit e tille kane nevojne per izolim e per mjekim dhe jo denim me vdekje. Fundja jane te semure, dhe vdekja e tyre nuk sjell ne jete personin e vrare.
Ndersa persa i perket personave qe e kryejne vrasjen per "sport" si puna e serial killers, perseri kemi te bejme me njerez qe nuk jane normal. Ka demtime te renda psikologjike nese dikush ka kenaqesi ne vrasjen e personave dhe jetes ne pergjithsi nuk i vendos vlere. Njerez te tille perseri duhen izoluar nga komunikimi me shoqerine (me burg te perjetshem), ku mund te studjohen qe shoqeria te mesoje se si persona te tille te kurohen/zbulohen para se te behet demi. Sikur ato te vdesin ca fiton shoqeria? Nje njeri qe ka vrare 10-20 njerez, a paguhen ato jete me nje jete e cila mund te na vleje me shume per te parandaluar nje tip si puna e tij? Kjo, pak a shume adreson edhe ate qe thote Kant, se demi i bere (nese i vejme ne barazpeshe) nuk shpaguhet nese nje jete merret per 10 (ose edhe dy).
Ndersa, per teorite e John Stewart Mill s'kam shume per te thene se teorite e tij te utilitarianizmit jane provuar si shume te padrejta (ku pakica sakrifikohet per dobine e shumices), ndaj te marresh parasysh modelin e tij per drejtesi nuk eshte logjike.
Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 » Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.