Forumi Horizont | Gjithsej 25 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit » Trego 25 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Muzikës (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=335)
-- A jeni gati te ndani me mua kenget dhe tekstet tuaja te preferuara! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9584)
Perkthyer nga nje miku im versioni shqip i Kashmir
Kashmir
Oh, diell regje fytyrën time, yje mbushmëni ëndrrat plot
Jam udhëtar i kohës dhe hapësirës, shkoj atje ku kam qenë më parë
Kuvendoj me të urtët e një race të paqtë, kjo botë s’i ka parë dot
Ata flasin për ditë që presin të vijnë, kur gjithçka do jetë zbulesë.
Biseda e këngë prej një gjuhe plot hijeshi, më mrekullojnë tek i dëgjoj
Por asnjë fjalë e vetme nuk më ndërmend, atë histori kaq mirë e përfytyroj.
Oh, oh.
Oh, po fluturoja… nënë, s’kam si ta mohoj.
Çdo gjë që shoh bëhet hi, kur dielli tokën shkrumbon
Dhe sytë m’i djeg rëra, ndërsa vështroj tokën e shkretë
Përpiqem të gjej, dua të gjej vendin ku kam qenë.
Oh, kallauz i stuhisë që s’le gjurmë, si mendimet në një ëndërr
Kujdes shtegun që na çon tek vendi, rrymë verdhane, e pajetë
Shangri La-ja ime poshtë hënës verore, do kthehem përsëri
Ashtu si pluhuri ngrihet lart n’qershor, kur lodron përmbi Kashmir.
Oh, baba i katër puhive, fryji velat e mija përmes deteve të viteve
Nuk dua asgjë, vetëm kthjelloma pamjen midis ngushticës së frikës
Ooh…
Kur të jem, oh kur të jem rrugës, dhe
Kur të shoh, kur ta shoh shtegun, ti ndalu.
Oh po, ooh po, kur të zbres poshtë
Po bie poshtë, shumë poshtë
Oh shpirt, oh e dashura ime, eja me mua.
Lermë të të marr me vete, dua të të çoj atje.
Gjithsej 25 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit » Trego 25 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.