Forumi Horizont | Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit » Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Diagnoze (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10468)
ne fillim do tju falederoja shume ns-6 dhe kristal.doc per pergjigjet tuaja.... persa i perket problemit ne diskutim personi qe ka bere kete test per reth 9 muaj rruazat e barrdha kan ardhur duke u ulur dhe tani jane nen nivel(2.8)
nga analizat qe jane bere jane keto rezultate:
1- hav ab,total reaktive
2-hav ab (igm) nonreaktive
3-hb s ag w/reflex conf nonreaktive
4-hb core ab total reaktive
5-hb s ab ,ql reaktive
6-hepatits cab ,eia (hcv ratio) 0.03 < 1.0 ratio
7-hepatits c ab nonreaktive
8-ebv capsida ab (igg,m )
epstein-barr vca igm ab 0.05 0.00-0.90 index value
9-epstein-barr vca igg ab 3.61 h 0.00-0.90 index value
thenia e mjekut : imunity to hepatits
no recent only previous
infections mononuclears (nje hepatit i kaluar)
neqoftese ky hepatit eshte i kaluar perse rruazat e barrdha vazhdojne te bien.. ?
Cod. C09092007
ne baze te rezultatit te analizave del qe personi ka nje infeksion te vete rruazave te bardha te gjakut d.m.th sic ta permenda dhe ne pergjigjen e shkuar qe jo vetem qelizat e melcise mund te infektohen por virusi mund te infektoje dhe vete qelizat(pra rruazat e bardha) qe sherbejne per krijimin e immunitetit ndaj vete virusit.fakti qe thuhet qe eshte infeksion i kaluar do te thote qe personi ka kohe qe mbart ne trup kete virus por nuk do te thote qe e ka eliminuar,por virusi vazhdon te jete brenda organizmit dhe mund qe qendroje dhe brenda atyre te bardha linfocitet,monocitet keshtu ato shkaterrohen duke shkaterruar dhe virusin qe mbartin d.m.th behen kamikaze, dhe vete infeksioni vazhdon te perisistoje prandaj nuk ka HBV ag ne qarkullim por vetem IgG, ne nivele te larta qe tregojne qe infeksioni eshte i vjeter,dhe IgM ne nivele te ulta(keto ngrihen ne rast te infeksionit akut,pra recent por duke qene se nuk eshte i tille ateher shpjegon dhe nivelin e ulet te tyre)
por kjo ulje e rruazave te bardha te gjakut mund te vije dhe nga ndonje infeksion tjeter qe nuk arrihet te indetifikohet mire nga rruazat e bardha d.m.th ato infektohen por nuk arrijne te krijojne nje pergjigje efikase,nuk e di ne ka bere ndonje analize dhe per HIV?
Cod. D09092007
nga ato qe ke shenuar me siper mund te kuptoj qe ka hepatitin B (HBsAb eshte i mjaftueshem per te thene kete gje) ka kaluar nje episod hepatiti B (HBsAb dhe HBcAb e konfirmojne kete gje) dhe nuk eshte me ne fazen akute (HBsAg nuk arrihet te percaktohet me si dhe nuk ka shenja per nje sasi te mjaftueshme ADN-je virale). po ashtu ka kaluar nje hepatit A kundrejt te cilit ka krijuar imunitet (prezenca e HAV Ab e tregon kete gje) por qe nuk paraqet problem per faktin se hepatiti A dhe E jane forma qe nuk kalojne ne faza kronike dhe nuk ka mbartes te shendetshem per keto 2 lloj hepatitesh). po ashtu mund te them qe nuk ka hepatit C. kjo shpjegon edhe shkrimin "immunity to hepatitis" dhe "no recent only previous"
puna eshte qe nje person qe ka kaluar nje hepatit B,edhe nese HBsAg behet i pakapshem ne sasi kur behen analizat,ka gjithmone nje sasi te vogel virusi qe vazhdon te ndahet. Polymerise Chain Reaction (PCR) mund te tregoje qe shkon nga 1000 deri ne 10.000 molekula ADN virale per mililiter dhe nese marrim parasysh edhe faktin qe nje virion i hepatitit B ka nje jetgjatesi 1 ditore,shpjegimi nuk mund te jete pervecse nje ndarje e vazhdueshme e virusit (1). prandaj nje person qe ka kaluar nje hepatit B nuk mund te behet me dhenes gjaku.
kalojme tek EBV (Ebstein Barr Virus)(Pikat 8 dhe 9). eshte nje virus qe infekton qelizat B te gjakut. tek analizat qe ke bere fakti qe kemi IgG me ben te mendoj qe ke kaluar nje forme virale nga EBV para disa kohesh,ndoshta edhe ne femijeri. e them kete sepse EBV mund te shkaktoje nje semundje qe quhet mononukleoze qe dhe ne anglisht merr emrin "infectious mononucleosis" qe tek femijet kalon pergjithsisht ne heshtje kurse tek te rriturit jep shenja te tipit temperature e larte, faringjit dhe nje shenje tjeter qe nese nuk gabohem me shume mundesu eshte nje zmadhim te gjendrrave linfatike. te mendosh qe mund te jete rizgjuar,me duket pak e veshtire sepse do shtoheshin IgM qe tregojne infeksion akut. nese ka bere hemokrom me formulen leukocitare mund te shofesh iher se sa jane rruazat e bardha,por ti thuash te ndara dmth linfocite B kaq,linfocite T CD4+ kaq,linfocite T CD8+ kaq etj etj...
pastaj e fundit edhe ajo qe permendi kristal.doc, ka bere ndonjehere analiza per HIV?
(1) Hepatitis B Virus Infection — Natural History and Clinical Consequences (N Engl J Med 2004;350:1118-29.)
si gjithmone falenderimet e mia...materiali me ndihmoi...por do te doja te dija nje "malignant cancer "mund te ndikoj ne uljen e rruazave te bardha ...nuk flite per hiv sepse personi qe ka keto probleme eshte nen kontrollin e mjekeve dhe me medicin te vazhdueshme kunder kancerit...keshtu qe jane tre faktore qe mund te kene ndikuar.(.medicina ,cancer ose hepatiti....)cili mund te jet me i mundeshmi..?
me shume respekt vanesa
Cod. A11092007
nje kancer i rruazave te bardha te gjakut mund te jape nje ulje te rruazave te bardha te gjakut. mund te jete nje kancer qe godet palcen e kockes dhe trasformon qelizat aty ne qeliza kancerogjene.rritja e ketyre e pakontrolluar con ne formimin e disa qelizave qe nuk funksionojne ne rregull dhe per me teper keto nderhyjne ne prodhimin e qelizave normale te gjakut atje. nese keto qeliza hidhen ne qarkullim gjithsesi do te kishte leukocitoze (rritje e numrit te rruazave te bardha te gjakut edhe pse jane te prishura).nese keto nuk hidhen ne gjak por shkaterrohen po ne palce atehere do kishim nje ulje te ketyre rruazave te bardha qe zakonisht shoqerohet edhe me anemi dhe probleme me trombocitet. nese ka nje interesim te palces se kockes mund te merret nje sasi e vogel e saj dhe te analizohet dhe kjo mund te tregoje nese kemi te bejme me nje leucemi apo jo.
po ashtu nuk mund te perjashtoj edhe faktin qe nje infeksion nga HIV mund te jape nje ulje te rruazave te bardha te gjakut sepse jane pikerisht linfocitet T CD4+ qe godet.
ka ilace qe mund te ulin numrin e rruazave te bardha te gjakut,ilace si azatioprina qe veprojne direkt mbi qelizat e bardha dhe ulin numrin e tyre. po ashtu metotreksati psh qe e kam degjuar qe perdoret per kancere si linfomat ne tru,godet direkt ne formimin e ADN keshtu qe edhe ky shkaterron qeliza te bardha.po ashtu kemioterapia per linfomat ne mushkeri.nje kemioterapi kunder linfomave ka si qellim shkaterrimin e atyre qelizave qe jane qeliza te bardha te gjakut keshtu qe mund te ulin numrin e rruazave te bardha te gjakut (me pas behet serish stimulimi me faktore te rritjes)...gjithsesi,per ilacet nuk di te them me shume ne vecanti...
Cod. E11092007
Leucemia, eshte pikerisht kanceri i gjakut qe prel rruazat e bardha te tij
Ne format klasike e gjen te strukturuar ne
-akute
-subakute
-kronike.
Semundja zhvillohet ne forme te tille qe duke demtuar rruazat e bardha te gjakut, ato vdasin shpejt. Organizmi per kunderpergjigje, prodhon rruaza te reja. Keshtu fillon nje cikel vicioz.Nga njera ane prodhohen me shumice dhe nga ana tjeter vdesin te prodhuarat. Vjen nje moment kur ne gjakun (periferik) gjenden forma te vjetra- qe s;kane vdekur akoma dhe forma te reja qe sapo jane prodhuar. Ne kete moment mungojne format e ndermjetme duke hapur nje te quajtur "hiatus leukemikus", boshlleku i leukemise, pra i cili eshte kembana e vdekjes.
Sigurisht qe mjekimet e sotme te fuqishme antikanceroze e kane ndryshuar shume kete panorame dramatike.
DXP
me duhet te shpjegoj dicka...kur them nje "malignant cancer "...nuk doja te thoja ne rruazat e bardha te gjakut ..personi ka pasur nje "malignant breast cancer" surgery,radiationdhe medicine te vazhdueshme per deri sa te jetoj...por per nje vit rruazat e barrdha kan arrdhur duke u ulur dhe ne analizen e fundit ato kan qene 2.8
faleminderit qe me ndiqni...
Cod. F11092007
vanesajeams, elemetet qe sollet ju ne fillim ishin inkomplet madje te pamjaftueshem per tu orientuar,kete here sollet dhe nje te dhene tjeter shume te rendesishme,qe besoj duhet ta kishit thene te paren. gjithsesi kjo e komplikon akoma me teper gjetjen e arsyes se pse leukocitet kan ardhe ne ulje,duhen te dhena te tjera;
si psh, sa kohe kane kaluar nga operacioni, dhe sa kohe ka qe po kurohet me radioterapi?meqenese thua se do kurohet per gjithe jeten mendoj se eshte kure vetem me qellim paliativ,pra thjesht kunder dhimbjeve,e per te mbajt kancerin nen kontroll,
mund te them qe radioterapia ndikon ne palcen e kockes d.m.th aty ku vjen prodhimi i ketyre rruazave si te bardhat ashtu edhe te kuqet,duke qene se per rruazat e kuqe nuk ke dhene informacion ateher nuk mund te them me siguri se mund te jete radio terapia sepse duhet te kishte dhe nje ulje te rruazave te kuqe.duke qene se radio terapia shkateron qelizat tumorale nuk ka specifitet per qelizat e shendosha keshtu qe shkaterron dhe ato qe ndodhin afer zones se tumorit,
por dicka tjeter,nje nga efektet anesore afatgjate e radioterapise (d.m.th perdorimi i saj per shume vite rrjesht ) mund te jete dhe shfaqja e nje tumori tjeter(ku hyjne dhe tumoret e gjakut).
gjithashtu mund te jete edhe ndonje metastaze e tumrit te gjoksit ne kocke.
shpresoj te mos jete keshtu se me ve vertet nuk ke shpetim pas kesaj e qe nga ai moment fillon numerimi countdown.
jam koshiente qe informacioni i dhene nga une nuk eshte i kompletuar por shpresoj te kete ndihmuar.
kristal.doc , e di qe materiali qe solla ishte i pamjaftueshem por kjo nuk ishte pa qellim....ha..ha..ha..gjithsesi gjitmone falenderime....personi ne fjale ka kaluar nje vite pas operacionit dhe pas tij ka pasur 7 jave e gjysem radiation....rreze..dhe mbas rrezeve merr medicine pra tamoxifen e cila lufton kancerin te mos vij perseri kuptohet qe kjo mund te sjell dhe pasoja te tjera por ato jane marr parrasysh prej personit ne fjale.gjate ketij viti rruazat e barrdha kane arrdhur duke u ulur deri ne 2.8..rruazat e kuqe jane 4.00 pra jane brenda normes...norma eshte 3.8-5.1 rezultatet e rruazave te kuqe personi nuk i ka per gjithe vitin pasi doktori nuk i ka thene gje per to
nderime dhe respekt per parafolsit
tamoksifeni mund te jape leukopeni (mungese te qelizave te bardha) qe ndonjehere mund te shoqerohet me anemi ose nje ulje te trombociteve(njolla gjaku ne trup ose ne gjymtyre?) megjithse kete gje e konsiderojne dicka te rralle ...gjithsesi nuk eshte rregull qe kjo leukopeni te shoqerohet patjeter me anemi!
Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit » Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.