Forumi Horizont | Gjithsej 24 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit » Trego 239 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Thuamë se më Dashuron.. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12220)
patjeter agata!
tashme kam zbuluar shume tema intersante, por do me pelqente qe here pas here te shkruaje dicka nga Remark.
E dashur, e di mire se po vijne ditet kur ti je e merzitur e melankolike, siç jane ditet e para te vitit te ri, dhe them qe duhet ta dish se un e di. Une jam me ty ne cdo gje dhe kur ti kthen koken prapa per te hedhur nje veshtrim ne te kaluaren, dua te rri prane teje e te jem me ty.
Dua te jem prane dhe nuk dua asgje tjeter. Ti duhet ta dish qe une jam, ekzistoj dhe nuk duhet te trembesh nga asnje. Ti duhet ta dish se do te jem gjithmone me ty dhe se ne jeten tende nuk do te kete me vetmi.
Askush nuk jeton dot pa pasur humbje. E kush mund ta di kete me mire se une! Por askush nuk jeton dot po qe se çdo here mbas humbjes nuk e fillon çdo gje nga e para. Po edhe kete un e di mire. Une kete e di, e ndjej dhe e ndjej kete ngaqe ekziston ti.
Jashte mbi palma po bie bore pa zhyrme. E njoh kete kohe te tejdukshme e qe zhduket pa lene gjyrme, e njoh nga e kaluara kur nuk kisha asgje veç tristimit, birrarise, pianos dhe pritjes, se ja, frymemarja do ta braktise edhe ndonje gjoks te rradhes. Keshtu me ndodhte ato dite.
Kur te marresh kete leter, do te jene ditet e tristimit tend. Letra do te sjelle pikellimin tim te ti, do te me ngushelloje dhe njekohesisht duhet te te ngushelloje e te ta heqe trishtimin.
Nuk jam aq i shkathet per te hequr trishtimin. Ne raste te tilla nuk para i gjej dot fjalet. Por une nuk jam i zoti per diçka tjeter, per te cilen nuk kam qene i zoti me pare. Jam i zoti e i afte te dashuroj dhe ne çastin qe shkrova kete me erdhi tmerresisht turp sepse doli pak si ngrehosje dhe kjo nuk duhet te ndodhe. Por po i le te gjitha siç jane sepse prej teje kete aftesi e kam fituar. Ne thelb nuk jam i afte per dashuri, une jam i afte te dashuroj vetem ty dhe kjo eshte shume me teper e nuk tingellon edhe aq si thenie prej donzhuani.
Ne nuk jemi me te vetmuar, e dashur, se ne bejme pjese diku. Ne e kemi gjetur rrugen tone, per te njeri-tjetri dhe nga kjo cdo gje behet me e lehte e me e thjeshte. Kjo e kthen merzine ne pikellim dhe deshperimin ne melankoli, te e cila grumbullohen te gjitha kujtimet. Njeriu duhet te kaloje neper shume dyer para se te zere vend. Dhe dyert nuk mund te mbeten te hapura sepse kthim pas nuk ka asnjehere. Kushdo mbylle ato dyer, ti apo ndonje tjeter, apo ta zeme se u mbyllen nga nje ere e fort, Kthim parapa nuk ka me, sa do deshire te madhe te kesh per kete, edhe sikur dyert te hapen prape, prapeseprape mbrapsht nuk kthehesh dot dhe ne fund te shpirtit ke nje ndjenje se nuk ke qejf te kthehesh.
Eja e me perqafo. Ja mendo se jemi vetem ne nje dhome te vogel e jashte dritares eshte nate dhe eshte e gjithe bota. Ne kemi llampen e ndezur dhe krevatin, zemrat tona dhe ngrohtesine nen balle qe quhet jete. Ate e kemi ne çastin e shkurter dhe te gjate te frymemarjes qe quhet e eshte e barazvlefshme me jeten. Nuk kemi me qejf te hedhim syte mbrapa qe te biem nen pushtetin e tristimit e te heqjes dore nga cdo gje e kaluar. Qenia permblidhen te vete ne e nuk do te humbase me kurre njeri do t'ia kaloj tjetrit. Rrethi mbyllet dhe e shkuara vdes. Jeta jote eshte edhe jeta ime dhe imja eshte edhe e jotja. Ti do te maresh mbi vete hallet e mija e une te tuat. Ato do behen me te tejdukshme, do te mbeten si edhe me pare hallet tona, por nuk do te na shtypin e ndrydhin me. Hadhet do te bashkohen dhe do te lidhen prape me jeten, do te shkrihen me te, por, meqe jemi shume te lidhur me to, e kemi vuajtur aq prej tyre, tani ato do te na japin me ca rruge te pashpjegueshme shume me teper nga e shkuara, secili do te kete nje person me shume ne mendjen e tij dhe hijet e dashura do te gershetohen me jeten qe na gezon. Ah, e dashur, ta dish sa here qe ke qene ne shpirtin tim! Dhe un kthehem prap e prap te ti, tani po te perqafoj dhe koka jote mbeshtet ne supin tim. Dhe ne dime shume gjera duke pare njeri-tjetrin.
Erich Maria Remarque
agata! Je fantastike.
pjesa eshte shume e bukur. nga cili liber eshte marre?
une tani jam duke lexuar librin " tre shoke" . eshe vertete fantastik.
Salut Erta.
Kjo pjese eshte shkeputur nga libri "Thuame se me dashuron..."
Jane letra qe i shkruante Remarku te dashures se tij Marlene Dietrich.
pacim
Vertet liber i bukur.
aty del fare qarte se sakrifica eshte baza e dashurise......
ai beri shume per te......
te duaaaaaaaaaaaaaaaaa ja ta thashe te dua shume po cfare ndryshon asgje
Re: loja me imagjinate
Citim:
Po citoj ato që tha romantiku i terbuar
Jam anetar i ri ne kete forum.rastesisht permes nje web sajti tjeter me erdhi kjo tem mbi te cilen keni debatuar dhe fillimisht aq me pelqeu sa tash e tutje do te jem anetar i rregullt i ketij forumi.uroj te jeni duke kaluar bukur dhe urime per 2007.
jane shume terheqese pjeset e vendosura nga Agata por mua shume me ngacmuan shkrimet nga katilesha....?sa nga imagjinata ime sonte dal si nje gjuetar i mendimeve te shprehura nga katilesha007. Mu kujtua nje thenie qe dashurin e krahason me "pishinen"ku te gjithe deshirojne te bien ne kete pishine.une ne kete rast nuk deshta por me rreshqiti kemba dhe rashe ne dashuri me shprehjet e tua. mbi kthjelltesin e ujit qe buron mundohet te nxjerr koke ky gjykim i im i papritur...dhe arsyeja e joarsyes sime aq forte ma vret arsyen sa me plot arsye "ta them; ta shprehi; ta pohoj;bertas" se te "te dashuroj".
Ngadalë vdes
Dalëngadalë vdes ai që bëhet skllav i zakonit,
që përsërit të njëjtat gjëra çdo ditë,
që nuk ndryshon rrugë,
që nuk rrezikon,
që nuk ndryshon ngjyrën e veshjeve,
që nuk i flet atij që nuk e njeh.
Dalëngadalë vdes ai që nuk përmbys tryezën,
që është i pakënaqur nga puna,
që nuk rrezikon sigurinë nga pasiguria për të ndjekur një ëndërr,
që nuk i lejon vetes asnjëherë në jetë të thyejë rregullat e vendosura.
Dalëngadalë vdes ai që nuk udhëton,
që nuk lexon,
që nuk dëgjon muzikë,
që nuk zbulon hijeshi tek vetja e tij.
Dalëngadalë vdes ai që shpërfill krenarinë e tij,
që nuk i lë të tjerët ta ndihmojnë,
që i kalon ditët duke u qarë për fatin e tij të keq,
që ankohet për shiun që nuk pushon.
Dalëngadalë vdes ai që i shmanget projektit para se të fillojë,
që nuk pyet për gjërat që nuk i di, dhe
që nuk përgjigjet për gjërat që di.
E shmangim vdekjen me doza të vogla,
duke kujtuar gjithmonë se të jesh gjallë
kërkon një përpjekje shumë më të madhe
se thjeshtë fakti që marrim frymë.
Citim:
Po citoj ato që tha agata
Cfare quani vepra ju?!!
Seç mu kujtua nje pjese humori ne kete moment...
I thote gruaja burrit,
-Ne gjithe keto vite martese nje here nuk me the te dua e nuk me bere komplimente, e ai pergjigjet,
- çfare komplimentesh don ti, un te kam mare per grua...![]()
Enigma, besoj qe fjalet e dhe shkrimet e Remarkut jane te dala nga shpirti, ndaj dhe jane kaq te prekshme e te ndjeshme, por jo te gjithe njerzit jane romantik..
po ta thashe o njeri qe te dua me kuptove ti apo jo te dua te dua te duaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
u pa kjo le ta marrin vesh te gjithe qe te duaaaaaaaaaaaaaaaaaa
Gjithsej 24 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit » Trego 239 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.