Forumi Horizont Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 »
Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Endrra (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14046)

Postuar nga Mister_DXP datë 03 Tetor 2007 - 07:08:

--------Hënën do ta thyej
 
S’di si ta hedh një gur deri në hënë
E mijrash ta thërmoj qelqin e saj.
Ti rri e më vështron diç duke thënë.
Un’ buzët i përdredh, zënë në faj.
 
-Po, po. Do ta thërmoj, të them i qeshur
Dhe copat tutje fushës do t’i mbledh,
Se sonte tek më sheh si sy i veshur,
Kjo hën’ më akullon edhe me ngjethj.
 
Jo, s’ke pse psherëtin nga trillet, kurrë,
Un’ prapë diçka nesër do t’gjej:
Ja hënën e florinjt’,  thyej me gurë,
Ja yjet prej “Arushës” shkoj, rrëmbej.
 
Dhe ty t’i sjell…mbi flokë t’i lëshoj;
Të puth syt e kadiftë, pa të shkoj.
 
DXP

Postuar nga KRISTAL.DOC datë 03 Tetor 2007 - 14:30:

Mister_DXP te pergezoj per poezite qe sjell ne kete forum,shpirti yt poetik unik ne llojin e tij me magjeps......vazhdoj te te ndjek me shume kenaqesi......

kristal.doc

Postuar nga Mister_DXP datë 03 Tetor 2007 - 18:33:

Citim:
Po citoj ato që tha KRISTAL.DOC
Mister_DXP te pergezoj per poezite qe sjell ne kete forum,shpirti yt poetik unik ne llojin e tij me magjeps......vazhdoj te te ndjek me shume kenaqesi......

kristal.doc

Faleminderit qe me ndjek, eshte kenaqesia ime.

DXP

Postuar nga KRISTAL.DOC datë 04 Tetor 2007 - 04:43:

une jam i burgosuri yt,
rroj me prangat qe ti me ke ven,
por cudi, as qelia sme mbyt,
dhe sme mbyt as dritarja e zene.
kur ti prangat mi hodhe ne mish,
un i putha duart e tua,
eshte rast i pashembullt, ta dish,
qe xhelatin ta puth e ta dua.
i perndjekuri yt erotik,
i perndjekur do te mbetem gjithmone,
erotik i mire a i lige,
hidhme duart ne fyt,torturome.
ky burgim sa do te zgjase s'e di,
i perjetshem do te kisha deshire,
vec ti eja me shpesh ne qeli,
se te perndjekurit tend i vjen mire.

anonim

Postuar nga Demokrate4ever datë 04 Tetor 2007 - 05:05:

Doc, ajo poezi e sjelle s'eshte anonim. Eshte poezi e shkrimtarit,
- Dritero Agolli '' I perndjekuri i dashurise''

Mister, mision te veshtire,por te bukur paske marre?
Me trego dhe mua si do e thyesh henen me gure? j/k

Poezi e bukur.

Postuar nga Mister_DXP datë 04 Tetor 2007 - 06:01:

Citim:
Po citoj ato që tha Demokrate4ever
Doc, ajo poezi e sjelle s'eshte anonim. Eshte poezi e shkrimtarit,
- Dritero Agolli '' I perndjekuri i dashurise''

Mister, mision te veshtire,por te bukur paske marre?
Me trego dhe mua si do e thyesh henen me gure? j/k

Poezi e bukur.

Faleminderit per nderhyrjen demokrate. Dashke edhe ti te qellosh henen. I jam qepur henes une, cte bej ajo eshte pa zarar. Po e di? Sa  pretendente ka ky sindromi "luna" apo sindromi "fengari" sic  i thote nje miku im i mencur! Sidoqofte edhe mund te genjehem dhe ta tregoj edhe ty.

Doc ja gjete pronarin poezise. Eshte nje poezi e bukur miku im

DXP

Postuar nga KRISTAL.DOC datë 04 Tetor 2007 - 22:08:

Citim:
Po citoj ato që tha Demokrate4ever
Doc, ajo poezi e sjelle s'eshte anonim. Eshte poezi e shkrimtarit,
- Dritero Agolli '' I perndjekuri i dashurise''

Mister, mision te veshtire,por te bukur paske marre?
Me trego dhe mua si do e thyesh henen me gure? j/k

Poezi e bukur.

TE FALENDEROJ PER SAKTESINE:-).....VERTET QE NUK E MBAJA MEND AUTORIN SEPSE E GJETA MIDIS BLLOQEVE TE KUJTIMEVE TE VJETRA TE SHKRUARA SHKUJDESUR, PRANDAJ DHE E LASHE ANONIM....POR NJE POEZI KAQ E BUKUR SA KJO ZOR SE MUND TE RRI E TILLE;-).....
TE PERSHENDES, GJITHE TE MIRAT
KRISTAL.DOC

Postuar nga KRISTAL.DOC datë 04 Tetor 2007 - 22:31:

Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP

Faleminderit per nderhyrjen demokrate. Dashke edhe ti te qellosh henen. I jam qepur henes une, cte bej ajo eshte pa zarar. Po e di? Sa  pretendente ka ky sindromi "luna" apo sindromi "fengari" sic  i thote nje miku im i mencur! Sidoqofte edhe mund te genjehem dhe ta tregoj edhe ty.

Doc ja gjete pronarin poezise. Eshte nje poezi e bukur miku im

DXP

DXP
nuk eshte faji yne nese dhe ne jemi te dashuruar me henen....eshte misherimi i dashurise me te gjitha ngjyrat....tek ajo gjejme ngushellim kur jemi te trishtuar,tek ajo gjejme paqe kerkojme pergjigje, tek ajo rrefehemi, me ate ndajme cdo ndenje cdo emocion...un sa here qe shoh henen....gje qe e bej dhe shpesh me vjen ndermend poezia e Kasem Krebeshines(kete here nuk e lashe pa pronar )

ne dritare te dy rrime
dhe nga hena po shikojme
sjemi pare dhe te merguar
njeri-tjetrin po kerkojme
jemi fare prane ne jete
dore per dore gati zene
diku rruget na takojne
po kalojne neper hene.

kristal.doc

Postuar nga Mister_DXP datë 11 Tetor 2007 - 05:25:

.....Kam nje shpirt rebel
 
Kur shpirti rebelohet…
.................kujdes diçka po ndodh,
Diçka po thyhet brenda botës klorofile.
Një lot këputur që syrit iu përvodh,
Kristal i krisur...tingëllon në mijra zile.
 
Dhe djeg…dhe djeg…dhe prapë djeg vetmia…
Ti kërkon dritë, të shohësh nëpër natë.
Unë një flakës të ngroh ndjenjat e mija,
Pak buzeqeshje të njom buzën e thatë.
 
Dhe s’dua qiej, as zota as heroj,
Nje shpirt rebel kam sot….e dot s’e shtroj...
 
DXP

Postuar nga kotka datë 11 Tetor 2007 - 05:52:

shume e bukur DXP, mi ke marre nga goja se edhe shpirti im shume here ndjehet shume rebel dhe merr kohe te shtrohet e te veje atje ku qe me pare.......

  Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 »
Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.