Forumi Horizont Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 »
Trego 103 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- " Mirë se vini në botën time të poezisë.." (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16490)


Postuar nga LoTi_DaShUrIsË datë 03 Dhjetor 2008 - 22:22:

Frymëzime të çastit...

Të vraftë ty loti im

Të vraftë ty e mira ime
ma shkatërrove jetën time,
sa herë të fala dashuri,
ti ma ktheve me tradhëti.

O të vraftë ty loti im,
që e shkele sinqeritetin tim,
sa herë të dhurova puthje,
e ti më ktheve veç vuajtje.

Të vraftë ty perëndia,
që luajte me ndjenjat e mia,
sa të bëra të lumtur,
ti lumturinë ma ke përbuzur.

Mos e lashtë pa të denu i madhi Zot,
që bën të tjerët me lotë,
ti se dinë ç'është dashuria,
për ty,më shumë vlerë ka tradhëtia.

Për ty avantura ishte numer një,
po ti nuk ishe, as nuk je asgjë,
kishe dëshirë të të ngritet ai emër,
dhe ta bësh të vuan një femër.

Një femër me ndjenja të sinqerta,
jo,ti se dinë çka është e vërteta,
t'u harroftë ty më mirë ai emër,
që dite e munde të plagosësh një zemër.

Ti u mbytësh në mekatët tua,
më vonë do e kuptosh, se çfarë ke vepruar,
jo, ti s'ke kurrë për t'i pagua,
për ato që i ke bërë,dhe ku ke gabuar.

Shkruar me 03. 12. 2oo8, Gjermani!


Postuar nga ilir08 datë 03 Dhjetor 2008 - 22:35:

Re: Frymëzime të çastit...

Citim:
Po citoj ato që tha LoTi_DaShUrIsË
Të vraftë ty loti im

Të vraftë ty e mira ime
ma shkatërrove jetën time,
sa herë të fala dashuri,
ti ma ktheve me tradhëti.

O të vraftë ty loti im,
që e shkele sinqeritetin tim,
sa herë të dhurova puthje,
e ti më ktheve veç vuajtje.

Të vraftë ty perëndia,
që luajte me ndjenjat e mia,
sa të bëra të lumtur,
ti lumturinë ma ke përbuzur.

Mos e lashtë pa të denu i madhi Zot,
që bën të tjerët me lotë,
ti se dinë ç'është dashuria,
për ty,më shumë vlerë ka tradhëtia.

Për ty avantura ishte numer një,
po ti nuk ishe, as nuk je asgjë,
kishe dëshirë të të ngritet ai emër,
dhe ta bësh të vuan një femër.

Një femër me ndjenja të sinqerta,
jo,ti se dinë çka është e vërteta,
t'u harroftë ty më mirë ai emër,
që dite e munde të plagosësh një zemër.

Ti u mbytësh në mekatët tua,
më vonë do e kuptosh, se çfarë ke vepruar,
jo, ti s'ke kurrë për t'i pagua,
për ato që i ke bërë,dhe ku ke gabuar.

Shkruar me 03. 12. 2oo8, Gjermani!



e papame kjo poeze!


PS: o koli_tr, shife mer lale kto jon poezi e jo ato qe lavderon ti. po ti qeke pa shkolle fare me duket.
hej


Postuar nga LoTi_DaShUrIsË datë 03 Dhjetor 2008 - 22:50:

Re: Re: Frymëzime të çastit...

Citim:
Po citoj ato që tha ilir08


e papame kjo poeze!


PS: o koli_tr, shife mer lale kto jon poezi e jo ato qe lavderon ti. po ti qeke pa shkolle fare me duket.
hej



Pershendetje ilir08,
faleminderit shume per komplimentin dhe kohen qe me lexove.

P.s. me lejo te te them dy fjale:
jo gjithe kush i pelqen apo i ndjene njejte poezite nga dikush,
dhe jo gjithkush i shkruan njejte, secili ka ate menyren apo ate stilin e vet te te shkruarit.

Respekte dhe te uroj çdo te mire. nga Loti!!!


Postuar nga LoTi_DaShUrIsË datë 03 Dhjetor 2008 - 23:17:

Frymëzime të çastit...

Bukuri që me fjalë s'përshkruhet

Sa në hall që kam ra,
nga një djalosh
sytë s'mundem me i nda.

Kur e pash u trullova,
ah seç më humbi mendja fare,
veten të tërën harrova,
më hutuan shikimet djaloshare!

Si t'ia bëj unë e mjera,
zemra s'më le të qetë,
të mbyllem brenda, mos të dal nga dera,
bukuria tij në sy më mbetë..

Ah, sa i bukur që duket,
si një yll që vezullon,
mendja në të më humbet,
kur e shoh, zemrën pesh ma çon..

I bukur o zot,
s'mund as ta përshkruaj dot,
si t'i afrohem që guximi më mungon,
jo them më mirë, se mos po më lëndon!

Më mirë ta kem simpati sa për faqe e sy,
dhe për të, të digjem e venitem,
se për atë bukuri të tij...
unë të vritem.!

Shkruar me 03. 12. 2oo8, Gjermani nga Loti!!!


Postuar nga LoTi_DaShUrIsË datë 09 Dhjetor 2008 - 07:33:

Urime dhe me fat festen e besimit Musliman!!!

Me fat Bajramin

Me fat kete feste
festen e Kurban Bajramit,
sot po therret zani i Namazit.

Sot kjo dite madheshtore,
shume zemra i gezon,
sot kjo dite, besimtaret Musliman
oh sa shume i bashkone.

Per ne kjo dite eshte e bekuar,
sot jem me shume se kurre te bashkuar,
te gezuar, e te lumtur,
sepse eshte festa jone me e bukur.

Festa jone e Bajramit,
festa e çdo Muslimanit,
sot urojme e urojme,
dhe se bashku kete dite e festojme.

Sot doren njeri tjetrit ia zgjatim,
lutem e urojme,
dhe gjithmone se bashku paqim,
shendeti, gezimi e lumturia,
perjete le te na mbreterojne..

Sot Bajramin me zemer e urojme,
shendet. lumturi dhe gezime deshirojme,
drita e All-llahut na ndriçofte,
Xheneti, stacioni i fundit per ne çofte!

All-llahu i madherushem
leshon besimin mbi ata qe besojne,
u dhuron dite kur mund ta festojne..
Ruaj keto festa si ata dy sy,
dhe dije mire se Bajrami eshte dhurat per ty,
per ne te gjithe besimtaret Musliman...
urime, dhe me fat kete Bajram.

Me fat.......

Shkruar me 08. Dhjetor. 2oo8, Gjermani
nga Loti!!!!!


Postuar nga LoTi_DaShUrIsË datë 09 Dhjetor 2008 - 07:40:

Urime zemre....

Me fat Bajramin
Njeherit shfrytezoj rastin t'i pershendes edhe njehere
gjithe ata qe me lexojne dhe me shkruajne,
dhe uroj nga zemra festen e Besimtarve Musliman.

Lumturia le të jetë primare në jetën tuaj.
Dituria të jetë burim i lumturisë.
Dashuria të jetë ferskim
shpirti përgjithmonë.
E mbi të gjitha
j'u dëshiroj shëndet të plotë dhe të mirë
juve dhe të gjithë familjeve të dashurit tuaj...

Me Fat Kurban Bajramin
pritshi e paqi përjetë e mot..

Me respekt nga Loti!!!!


Postuar nga ColdFire datë 09 Dhjetor 2008 - 07:45:

Loti gezuar nga zemra. Une jam e krishtere por i dua shume bashkeatdhetaret e mi mysliman dhe ju uroj te gjitheve gjithe te mirat. E festoj dhe une Bajramin bashke me ju. Ti e di ne shqipetaret arsye duam te kercejme e te kendojme


Postuar nga ColdFire datë 09 Dhjetor 2008 - 07:46:

Loti i dashurise

Si gjithemone poezite e tua jane te mrekullueshme


Postuar nga LoTi_DaShUrIsË datë 09 Dhjetor 2008 - 07:52:

Donika Te falenderoj shume...

Pershendetje Donika,

Te falenderoj nga zemra per keto urata...

Patjeter se do te festojme se bashku..

Per ne shqiptaret me rendesi eshte qe te jem te bashkuar

Dhe mos te lejojme asnje fe apo diç. tjeter te na ndaj.

Kemi dhe jemi gjithmone nje.

Paq shendet.

Pershendetjet e mia te perzemerta per ty nga Diaspora!!!


Postuar nga LoTi_DaShUrIsË datë 10 Dhjetor 2008 - 09:59:

Sikur edhe njëherë...

Erdha...

Erdha.. të them veç dy fjalë..
dy fjalë të vogla, por që kanë vlerë,
erdha diçka të të fal,
diçka ty të të sjellë....

Erdha.. të të them atë që s'ta thash,
atë që kurrë s'ta dhash...
për një fjalë.. të lash në pritje,
të lash të ikje!

Erdha.. të ta fali dashurinë,
të ta sjell ty lumturinë,
që kohë të gjatë, nga unë ke pritur,
e di ke pritur, dhe shumë je mërzitur.

Erdha.. të ta fal gëzimin, jetën,
erdha të ta fal edhe vetën,
erdha, erdha.. por e kot,
ah, seç më pikuan sërish këta lotë...

Erdha.. por aty s'kishte njeri,
për çudi, ishte një zbrazëti,
se di, ç'ndodhi, por më aty,
nuk ishe ti.!

E pyta dike, në të kish pa ty,
dhe i pikoj një lotë,
ia lexova në sy,
ah, më tha diçka... o zot..

Erdha.. por më ty s'të gjeta,
pyeta të jetë ëndërr, e jo e vërteta?
Erdha... por, oh.... sa u dëshprova,
nuk di pse kështu gabova!

Erdha.. dhe sërish u ktheva me hiç,
ah, sa fort u lëndu kjo zemër, veç sa s' vdiç,
prapë pa ty mu dasht të jetoj,
edhe pse në jetë kurrë s'do të të harroj.

Shkruar me 10. Dhjetor. 2oo8 Gjermani
nga autorja Loti!!!!


  Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 »
Trego 103 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.