Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 »
Trego 73 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Si mund te harrosh nje dashuri? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1652)


Postuar nga leopardi datë 06 Shkurt 2007 - 17:41:

 

Si mund ti harroj ato syte e tu ngjyre akulli, nuk dua, dhe kur i kujtoj si nje shigjete me pershkon e gjith boten time ma lendon, dhe ne te njejten kohe me jep force, qe akoma me shume te te kujtoj. Nuk te harroj, jo, edhe nese do perbytem ne shpirtin tim, dhe nuk do jem me i gjalle, ta dish hija ime, se do vdes ne syte tu.

 


Postuar nga amor alucius datë 06 Shkurt 2007 - 17:47:

Ja psh nje anetar qe ka nevoje ta rilexoje dhe njehere ate qe sapo shkrova:p
Leopardo,na thuaj mendimin tend po deshe ne fraza me pak poetike.Keshtu ndoshta mund te diskutojme


Postuar nga Niqua datë 07 Shkurt 2007 - 15:54:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Ja psh nje anetar qe ka nevoje ta rilexoje dhe njehere ate qe sapo shkrova:p
Leopardo,na thuaj mendimin tend po deshe ne fraza me pak poetike.Keshtu ndoshta mund te diskutojme




Amore sic duket do jete ndonjera ktu ne forum qe e kupton stilin e shkrimit ti... apo jo leopard?? nejse pershkrim fantastik i paske ba.. patjeter do jete femer ideale per ty..


Postuar nga freeb datë 07 Shkurt 2007 - 18:36:

Re: Re: Re: Re: Lamtumire i, e dashur

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius


Shiko,njeriu ne ca raste duhet te tregohet egoist i keq,kokederr dhe para se t'i hyje nje lidhje t'ja parashtroje gjerat qe kerkon ne nje lidhje psh.dashuri te pakufizuar,respekt,mbeshtetje,sakrifica per hir te asaj lidhje,stabilitet...Pra,duhet te jesh ne gjendje te kesh nje bisede me zemer te hapur me ate njeri,e nese s'ja arrin as t'i hapesh zemren per ceshtjen qe te shqetesojne atehere si mund te presesh te perballosh nje fraksion te jetes me te?Ne kete forme mbron veten nga zhgenjimet e mundeshme.
Ok,bere ate gabim dhe i hyre lidhjes pa i pase gjerat e qarta;pa pasur te qarte dmth se ca kerkon ai ne nje lidhje dhe mbas njefare kohe ve re qe keni objektiva totalisht te ndryshme atehere shkepute ne vend.Next.Mos shpenzo kohe,konsumo kohen me nje njeri qe eshte gati te te jape dhe jo vetem te marre.

Ai qe s'te do,s'te meriton.Pse u deshka shpenzuar ndjenja,stresuar vetja per dicka qe ke dashur te ishte por qe s'mund te jete kurre me ate njeri?
Pastaj,mesa kam vene re nganjehere njerezit i terheq pamundesia dhe jo subjekti.Sikur ta kene ate njeri dhe te ndjenin qe ai i do,dhe mund ti thonin vetes"c'eshte ky?S'me pelqen me.Ca e paskam iluduar veten.Ca paskam shpenzuar kohe kot duke thene 'ah sikur ta kisha'"


Pse?Ngaqe paske kujtime ti me te s'u deshka jetuar me jeta?Biles mbasi ai mund te te kete sjellur shpinen ose mund te jete sjellur keq me ty dhe te ka bere ta lesh?Kujtimet?Kujtimet e leshit!Kujtimi me i bukur eshte ai qe ke ne darke kur ve koken mbi jastek dhe je e qete shpirterisht nga dita qe ke pasur.

Kujdesu per veten,dil me miq,frekuento njerez te rinj dhe kur te takosh te duhurin do e kuptosh.



Jam shume dakort me ty amor...eshte me se e vertete se shpesh na terheq pamundesia se sa personi dhe gjithe historia...


Postuar nga kurajo e zogjve datë 04 Maj 2007 - 21:02:

sinqeritet

Mos harro ate qe don,c'do gje vjen nga sensibiliteti individual.Me kohe kalon c'do gje thone...Por jo gjithmone


Postuar nga Zhylien Sorel datë 04 Maj 2007 - 21:12:

Si mund te harrosh nje dashuri?

e kush tha qe duhet harruar ....


Postuar nga Katilesha datë 04 Maj 2007 - 21:28:

Dashuria??

Shume e perfolur nga njerezit...te gjithe mendojne se te takuarit ate..te jetuarit  me te...,te perjetuarit ndjenjat e saj eshte qellimi final i cdo njeriu?? E  ta mendosh se sa takohesh me te...,sa kalon nje kohe te jetes tende me te dhe me njeriun qe ta fal ate dashuri...,kur dicka nuk ecen dhe "dashuria mbaron"...,fap...menjehere na vjen ne ndihme mendimi i gabuar(sipas meje) qe ta harrojme ate....E per cfare na sherben ky mendim?? Per te genjyer veten,patajeter...sepse asgje nuk harrohet ne kete jete...Askush nuk harrohet ne kete jete,nqs per nje kohe te gjate ka pasur nje fare rendesie per ty....Pra te harruarit nje dashuri eshte thjesht ne idene e njerezve...,eshte nej mendim i shkruar ne teorine e mendjes,por qe te deshton ne praktike...  Ne edhe  mund te duam te harrojme ,por ja qe eshte  kujtesa ajo qe nuk na le...qe eshte me e forte se deshira jone...


Postuar nga FRYMEZUESI datë 08 Maj 2007 - 04:18:

zer tjeter

e vetmja menyr besoi qe eshte te mundohesh te gjesh nje tjeter


Postuar nga briseide datë 09 Maj 2007 - 17:01:

Si mund te harrosh nje dashuri?

Po e harrove nuk ka egzistuar


Postuar nga atiola datë 09 Maj 2007 - 17:08:

nje dashuri nuk harrohet kurre kurre kete fshini nga mendja nuk harrohet nuk them qe e mendon ne cdo cast ne cdo dite
po sa here njeriu e ndjen veten vetem qe ndjehesh keq brenda vetes ose nga partneri qe ke per momentin ajo dashuri e kaluar do kete vendin aty dhe do e kujtosh ka dhe plor raste te ndryshme mjafton nje pjese filmi dicka qe njason pakez qe ta kujtosh dashurine

dola nga tema
per temen te harrosh nje dashuri cfare mund te besh shume here mendojme qe zgjidhja me e mire shte te gjesh nje tjeter po nuk do thote qe kjo te ndihmon ta harrosh ndikon shume dhe marredhenia qe ke me kete qe zgjodhe ndoshta te ben qe ta kujtosh me teper pra e kunderta

dorezohem nuk di zgjidhje


  Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 »
Trego 73 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.