Forumi Horizont Gjithsej 15 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 »
Trego 149 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Kush e ka fajin. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16604)


Postuar nga matrian datë 22 Nëntor 2008 - 04:48:

asnjeri s'e ka fajin!+te gjithe!

Cdo njeri pretendon dhe do qe te kete ,marredhenjet sa me te mire me nje njeri(kushdo qofte ai+besoj se kjo do te ishte normalja)dhe sidomos me vjehrren,pasi eshte" pjese" e e burrrit.
N.q.s cifti eshte i lidhur me njeri tjetrin,nuk ka per t'ia patur "friken" asnjeriut,as edhe vjehrres(e them kete gje kur keqkuptohet nusja)!
Te them mendimin nga pervoja ime:Vjerra ime e ka thene mendimin per mua hapur,qe sidomos ne fillim nuk me simpatizonte persa i perket qe nuk i flisja hapur(sipas asaj!)+nuk i mbaja anen(komplimenta,etj,...)Kjo kerkese vazhdon akoma nga ana e saj edhe sot!Shpeshehere qahet per gjera te ndryshme qe bej une,p.sh. "pse nuk "mbaj" ,pothuajse tere kohes bizhuterite qe ka blere ajo + qe ky veprim eshte mungese respekti nga ana ime,,,,Kur e tha per here te pare , burri im i tha qe" une nuk e kam zakon qe te mbaj "bizhuteri",cfaredo qofshin ato tere kohes"-(pa qene nevoja te "justifikohem une)+mua me mjafton kjo qe cfaredo te thoje vjerra per kete teme mos te merzitem)+dhe mos t'i ve re,pasi nuk e konsideroj si nje gje te rendesishme.Dhe nuk e kam inat fare,pse ka keto mendime,mundohem sa te mundem t'ia kalojme sa me mire!
Si perfundim:
1)n.q.s burri dhe gruaja jane mire me njeri tjetrin
2)s'ka edhe shume rendesi se ca mendon vjehrra,n.q.s i ka besim dhe respekt djalit te saj!


Postuar nga Piktor datë 22 Nëntor 2008 - 12:52:

Pershendetje Matrian, se pari sot e mora vesh qe je femer , kjo justifikon gjithshka besoj mbi ndonje diskutim qe kemi bere.

Teorikisht tere jemi dakort qe te krijojme mardhenie sa me te mira me njeri-tjetrin. Ne rastin konkret kemi te bejme me nje "gje" historikisht te njohur dhe te mirenjohur, duke dashur te gjejme fajtorin qe natyrisht nuk eshte jetim kurre, mesojme shume gjera, nuk eshte e rendesishme vertet se i kujt eshte faji sepse qellimi kryesor i kesaj teme eshte te mesojme sa me shume dhe si gjykohet dhe trajtohet nga persona te ndryshem eksperienca te ndryshme etj.
Kur palet qendrojne larg dihet se shkurtojne inatet dhe merite, prandaj ideale eshte u martove, diten e dyte mos prit por ik e jeto i lumtur me te nusen/burrin, e vertet qe nena do merakoset per ty(djalin), ashtu sikurse nena e vajzes kur marton bijen e saj dhe ja jep djalit te huaj por hallet dhe problemet e dites do ta bejne qe te mesohet dhe biles do te kete mall dhe dashuri edhe me teper...
O sa bukur , sa ideale sikurse te ndodhte vertet keshtu.
Por...
Gjenerata te ndryshme po, por mendesi te njejta.
Halli te ben te jetosh edhe me vjeherri, ndoshta sepse edhe ata duhen per femijet jane shume te domosdoshem kur punojne te dy ne çift.
Por...
Dardha e ka bishtin prapa.
Ajo qe ka vjeherri ne shtepi mendon se ajo tjetra qe nuk e ka jeton e lumtur ne hesap te vet. Kur kjo e fundit i thote lumsi ti ke vjeherr ne shtepi te mban femijet, te gatuan dreken etj, ajo tjetra pa te keq i thote, -a do me ta fal.
Por..
Kultura jone siç e permendi pak a shume Turll eshte midis asaj te zhvillimit te sotem kulturor dhe ekonomik dhe shoqeror dhe asaj qe jetojme akoma me sistemin e vjeter te tradites dhe zakoneve. Eshte pak a shume sikurse thoshte ajo kenga qe trajton ajo tema tjeter mbi nderin dhe besen etj.


Postuar nga AndreaPirelli datë 22 Nëntor 2008 - 19:29:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Pershendetje Matrian, se pari sot e mora vesh qe je femer ,


Ju interisteve ju falen gabime te tilla ........... e keni ne gen qe i kapni gjonat me vonese ............


Postuar nga Mbreteresh datë 23 Nëntor 2008 - 01:33:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Pikerisht, te degjoje keq, te mos degjoje mos me keq. Megjithse ne rastin konkret tek kjo tema po trajtojme mardheniet dhe ato nuk jane ashtu sikurse duam apo mendojme. Djali nuk mund te nderhyje ne kete mes sepse ose do fyeje te emen ose do hahet me nusen.
Degjoi nusen, -i ka fut trute e bullarit.
Degjon te emen epo djal mamaje....me emira zgjidhje do ishte per djalin...
Nuk degjon askend ....



P.s. s'don koment.

me gjithe respektin
MBR.


Postuar nga Mbreteresh datë 25 Nëntor 2008 - 04:07:

"ku jan moj nuset...? a kaqe cpejt u merzitet me vjehrrat o te keqen nena pa ejani moj nuse ejani te benim llafe,se koha s'po kalon dote pa llafe,p.s.dhe cila prej juve mund te na sherbeni me kafe te keqen,se jena tubua gjitha vjehrrat sante,o sa mrekulli...

...dhe ne ju duam shum moj nuse,Zoti mos na lashte pa juve,sepse ju na mbushni shtepin me nipa dhe mbesa....dhe mos harroni se jeni me te mirat,e me te bukurat e botes

ju ruajt Zoti bashk me djemt e ton....

respekt
nga-Mbreteresh


Postuar nga kotka datë 21 Dhjetor 2008 - 07:54:

tu them te drejten ne rastin kur vjehrra duhet te jetoje me ciftin, me shume nga te gjithe me vjen keq per djalin se ai nuk di kujt t'ja prishe e kujt t'ja ndreqe.

me llafe te gjithe jemi te zotet por puna eshte se si i behet kur e jeton kete marredhenje ne realitet ne shtepine tende.

mendimi im eshte se dy gra nen nje cati eshte shume e veshtire te jetojne, perse te genjejme veten.

mund edhe te jetojne por kjo jete do te jete me e veshtire se sa po te jetonin me vehte.


Postuar nga ira_885 datë 21 Dhjetor 2008 - 23:12:

Citoj ato qe tha kotka:

".......mendimi im eshte se dy gra nen nje cati eshte shume e veshtire te jetojne, perse te genjejme veten.

mund edhe te jetojne por kjo jete do te jete me e veshtire se sa po te jetonin me vehte........."

Mendim i zgjuar!Duhet marre ne konsiderate duke qene se vjen nga nje njeri me eksperience.


Postuar nga mio Mondo datë 22 Dhjetor 2008 - 13:26:

Ne pergjithesi faji u mbetet vjehrrave. Sado e mire te jete nusja prape se prape vjeherra nuk e do kurrre si vajzen e saja. Mua do me pelqente shume te kisha vjehrren ne shtepi, jo per gallate jo. Te me ndihmonte te mbante femijet dhe te lante shtepine dhe rrobat. Keshtu do kisha me shume kohe te lire.


Postuar nga IQVLORA datë 22 Dhjetor 2008 - 16:52:

Zotrote na e dashke per sherbetore vjehrren.Po nqse ajo eshte aty nja 45 vjece si do ja besh hallit?Ajo ka deshire qe ne fundjave te shkoje te darkoje se bashku me burrin e vet ne nje lokal,te shkoje ne teater,te shohe nje film ne kinema,te shkoje per vizite tek te afermit etj.Gjithe javen t'i ka mbajtur skulluqet e tu,mos kerkon qe edhe ne weekend te tij mbaje? Po gjete ndonje vjehrre debile, qe per hir te dashurise per djalin dhe niprit apo mbesat te vendose te mbyllet mbrenda;te lumte.Ka raste qe femijet duhen ndihmuar,por jo i njejti avaz.Per mua eshte i papranushem perdorimi i vjehrres nga ana e nuses.Per veten time nuk do ta lejoj asnjehere.Une dhe imeshoqe femijet tane i kemi rritur vet pa asnje ndihme,keshtu qe nusja dhe djali te bejne si gjithe te tjeret.


Postuar nga mio Mondo datë 22 Dhjetor 2008 - 18:27:

Per sherbetore jo ne asnje menyre ama te jape nje dore ne punet e shtepise, çte keqe ka xhanem. Pse duhet te jete debile patjeter kur munde te beje shume gjera ne shtepi. Brenda jo e jo munde te dale te shetise ne ajer te paster me niperit e mbeskat sa te doje. Nuk po them te bejme feste ne se kemi vjehrren per reston ama, po nuk te ndihmon, çfare te duhet ne shtepi, apo qe te te ngatarrohet neper kembe. Une keshtu e mendoj. Pasataj gjerat duhen programuare dhe çdo gje sgjidhet per bukuri. Per mua rrofshin vjehrrat paçin jeten e gjate .


  Gjithsej 15 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 »
Trego 149 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.