Forumi Horizont | Gjithsej 18 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit » Trego 176 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- Si e mendoni kete gje ...nuk eshte shaka !!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17204)
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Si si?
Elbasani nuk ishte qytet myslimanesh?
Cfare rasti i mire qe tu tregohet vendi edhe imameve qe fusin hudet ne jeten publike te vendit. Po na tregojne moralin ata qe mbyllin grate me burka qe mos i duket ndonje centimeter mishi.![]()
Rrëfehet Torre, homoseksuali 'i parë' në Shqipëri: Nga diktatura në demokraci
TIRANE - Viktori, ose siç njihet gjerësisht në Tiranë, Torrja, është një ndër homoseksualët e parë që ka pranuar të dalë publikisht. Ai e ka bërë këtë gjë edhe në kohën e diktaturës, kur homoseksualiteti dënohej me 10 vjet burgim. Teksa lëvizte me një motor të bardhë dhe rroba firmato, që ia sillte e ëma nga Amerika, Torrja ishte kthyer një emër ndërmjet legjendës dhe së vërtetës. Dhe, ai, realisht përfundoi në burg, por kur diktatura e pa se çfarë simbolizonte burgu për këtë njeri, preferoi që ta linte të lirë, thjesht duke e konsideruar si një "deviacion". I përzënë nga familja dhe e gjithë shoqëria, Torrja u kthye në simbolin e homoseksualit. Madje, edhe shprehja që përdoret rëndom për të etiketuar gay-t, "Torre", vjen pikërisht nga emri i tij.
Rrëfimi i një homoseksuali
Sapo përmend emrin Torre, të tregojnë me gisht katin e nëntë të pallatit ku ai banon, pranë kryqëzimit të "21 Dhjetorit" në kryeqytet. Paksa e çuditshme, por nuk ka njeri në lagje që nuk e njeh. Është ndër të parët homoseksualë shqiptarë që ka pranuar hapur prirjet e tij për seksin mashkull.
Tashmë që Kryeministri Berisha ka premtuar legalizimin e martesave gay, Torrja është kthyer në një personazh interesant. "Më në fund na erdhi edhe ne dita", - thotë ai, megjithëse e vë në dyshim që shqiptarët ta pranojnë këtë gjë. "Është një ide shumë e mirë e Kryeministrit Sali Berisha, por ne nuk jemi ende gati. Për ndjenjat e mia kam kaluar ditë të tëra në burg. Unë nuk i kam bërë keq njeriu, vetëm sepse kisha prirje për meshkuj më dënuan në kohën e komunizmit". I kam shprehur hapur ndjenjat e mia, thotë i nervozuar Torre dhe jo si shumë të tjerë që janë të tillë dhe nuk e pranojnë. E teksa e pyet në lidhje me meshkujt që ka pasur, ai përgjigjet: "Më shumë më vinin mua pas djemtë, se sa i shkonin një femre.
Teksa e pyet për homoseksualët në Shqipëri, Torrja thotë: "Janë shumë, aq sa nuk ua pret mendja, por ata fshihen. Të bëjnë çfarë të duan, për vete nuk e kam mohuar asnjëherë dhe nuk e mohoj. Unë nuk shkoj skutave si këta të shoqatës apo fshehur të tjerëve. Jam i hapur...
Kryeministri Berisha ka premtuar se do të bëjë një ligj për të lejuar martesat gay. Si ju duket kjo nismë e Kryeministrit?
E pse të mos lejohet, ça të keqeje ka? Pse si në kohët me parë do veprohet këtu, që të futnin në burg për çdo gjë. Nuk guxoje të shkojë me një mashkull. Unë kam shkuar, unë e kam bërë, nuk kam pyetur asnjë, as për Enver, as për regjim, as për gjë. Kështu më ka dashur shpirti dhe zemra. I tillë kam qenë dhe i tillë jam. Më kanë futur edhe në burg për këtë punë. Keni parë me ndonjë vend tjetër që të fusin në burg, ja, këtu tek ne ndodh. Unë kam qenë edhe në Amerikë.
Ju udhëtoni edhe jashtë?
Unë kam pasaportë amerikane, kam pas nënën 40 vjet në Amerikë. Nuk i bënë përshtypje njeriu andej. Për Shqipërinë edhe mua më duket se është pak herët. Njerëzit nuk e pranojnë, se nuk janë mësuar ende me këtë gjë. Mos më shikoni mua, se unë dal në rrugë dhe nuk thotë njeri asgjë. Nuk guxon njeri të më thotë një fjalë apo të më ofendojnë, madje kanë respekt të gjithë. Nuk i kam bërë keq njeriu. Pse, të jesh homoseksual, do të thotë të jesh njeri i keq?! Unë nuk jam për femër. Nuk e imagjinoj dot femrën.
Për në Shqipëri është herët miratimi i këtij ligji, thoni ju?
Jo, unë e dua këtë ligj, por edhe të miratohet, unë nuk martohem me njeri, sepse shqiptarët janë të poshtër. Të afrohen për të ngrënë, për të marrë dhe për të zhvatur. Të shfrytëzojnë. Po mua jo, deri më sot nuk më ka shfrytëzuar njeri, sepse e kuptoj dhe e di mendimin e tyre. Unë, në jetën time, kurrë nuk kam shkuar me tjetrin me interes ose me lekë, e kam për ofendim, por kam shkuar se kam ndjerë diçka për atë. Më pëlqeu, shkova me të, çfarë ka?! Edhe jashtë, edhe në Shqipëri.
Domethënë, kjo që ka bërë Kryeministri është një gjë e mirë për ju?
Jo e mirë, po shumë e mirë. Unë nuk jam shoqatë, as nuk e ul veten të shkoj në shoqatë. Unë nuk kam nevojë, se unë kam të drejtat e mia kudo që shkoj, po këto të tjerët që janë këtu i fyejnë, i shajnë. Nuk e imagjinoj të më vijë një njeri të më shajë e ofendojë.
Jeni ndjerë ndonjë herë i diskriminuar?
Asnjëherë, të gjithë më kanë dashur. Për atë punë isha, më kanë dashur, respektuar, edhe sot e kësaj ditë me respektojnë të gjithë.
Ju jeni nga të paktit që e pranoni hapur prirjen tuaj, njihni njerëz që u fshihen ndjenjave?
Mua çdo njeri në rrugë me njeh, pse duhet ta fsheh! Një gjë që e kam, e bëj me dëshirën time, për qejfin tim. Kurrë nuk e kam fshehur dhe nuk kam për të fshehur.
Ju keni vëllezër, motra?
Po, kam plot, por nuk mund ta pranojnë. Dhe po mos të pranojnë, më behët vonë mua. Edhe kur më erdhi plaka nga Amerika, çfarë, - tha - ju i bëni djalit tim kështu vetëm sepse është i tillë, dhe tha, unë më ty do rri, vetëm se je kështu do të rri me ty.
Ju e keni menduar ndonjëherë të krijoni familje?
Çfarë familjeje, të martohem me grua?! Asnjëherë, në asnjë mënyrë. Unë jam kundër grave.
Po me mashkull pastaj...?
Aman, të ishte ndonjë njeri. Të ishte ndonjë njeri për shtëpi, i përshtatshëm, i hairit, besnik, djalë i mirë. Domethënë të mos ketë mendime të ndryshme, për shembull, hajt të shkojë me këtë, se ky ka shtëpi, ka lekë etj.
Juve ju mbështeste nëna?
Po ç'të bënte? Nuk është se më mbështet, ajo tha që, nuk e imagjinoja dot djalin tim, por janë gjëra që ndodhin. Madje më tregonte shpesh një histori se si ia kishte ngacmuar burrin e saj një homoseksual në Amerikë dhe kjo kishte lajmëruar policinë.
Ka shumë homoseksualë në Shqipëri?
Aq shumë sa nuk jua pret mendja. Mua më vinin pas shumë djem. Djemtë më shumë më afroheshin mua se sa vajzave. Por asnjeri nuk e pranon, i bëjnë të gjithë në fshehësi.
Po ndonjë person VIP që ka prirje homoseksuale, njihini ju?
Njoh shumë, po nuk dua të them emra. Ka shumë nga ata që dalin në televizorë dhe bëjnë si çuna të ndershëm, që kanë prirje homoseksuale. Unë nuk e kuptoj pse nuk dalin hapur dhe ta pranojnë se si janë
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Si si?
Elbasani nuk ishte qytet myslimanesh?
Citim:
Po citoj ato që tha Une jam...!!!
...Po ti, po na tregon ketu "MORALIN" qe NUK PASKE???!!!
![]()
![]()
O Fajtor,
Meqe je shume pro ketyre gjerave, a ta bej nje pyetje?
Ti personalisht, a ke shoqeri me persona gay? Nq se po, si ndihesh kur fillojne e preken me njeri tjetrin? A te ben pershtypje? A te duket normale apo e neveritshme?
Edhe kafsha qe eshte pa llogjike, e ben me seksin e kundert, keto lloj qenjesh qe un personalisht nuk i preceptoj si njerz, nuk di cfare ti quash, cfar emri tu vesh.
Te thuash qe keshtu e kerkon europa shqiperine, kjo eshte absurde! Kjo kuptohet nga kushdo, qe keto jan manovra te kryeministrit per te hequr vemendjen nga zgjedhjet, korrupsioni etc etc! Por cfaj ka i shkreti milet qe ti vihet kjo damke shqiperise si vend Pederast ku del nje gjoja i "mencur" qe ua legjitimon shqiptarve pederastellekun !
Shkrimet tuaja qe europa paska perparuar per shkak te ketyre emancipimeve, per mendimin tim jan pa vend dhe shume boshe.
Mjer ai milet atje tani, cunat qe rrinin grupe grupe bashk, tani do i shofesh vetem neper rruge :p se do ruhen nga epitetet :lol:
Petter,
perse,je,kunder? 90%,e,kamarjereve,meshkuj,ketu,ne,CT,jane,te,tille
!
As,preken,as,puthen,thjeshte,dashurojne,si,ne.
(sorry,per,presjet,por,tastjera,ime,ka,ik,ne,fik,s
kam,si,tì,ndaj,ndryshe,fjalet.)
:byca :tvb :love
:droge:
:lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:
Re: Petter,
Citim:
Po citoj ato që tha Enya
perse,je,kunder? 90%,e,kamarjereve,meshkuj,ketu,ne,CT,jane,te,tille
!
As,preken,as,puthen,thjeshte,dashurojne,si,ne.
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
sms: ore 14
......amica mia tesoro mio, puoi dire (al quell figo ) di tuo fratello se possiamo fare il scambio di pasaporti io divento albanese e lui italiano ?
Mi ci vedo con il vestito da sposa sposarsi a Saranda ??? Siete un paese troppo avanti io amo i albanesi e l'albania ...ciao ti voglio bene ta tua amica Diego ......
kur e kam lexuar kete sms sot me iku merzitja e mengjezit fillova me qesh ...kush i duron ne pune te henen keto ...
“Feja islame e dënon me forcë homoseksualizmin,pasi sipas ligjeve fetare duhet të ekzekutohen të dy personat që kryejnë akte të tilla të shëmtuara dhe jo njerëzore”,pohoi dje Ahmed Kalaja,imami i xhamisë së Dine Hoxhës në Tiranë. Duke vazhduar në këtë linjë, hoxha Kalaja pohoi se dënimi për këtë kategori njerëzish duhet të jetë njëlloj siç ka vepruar Zoti me popullin e Sodomës dhe Gomorës, rreth 3800 vjet më parë.(panorama )
ky do jete sms i imi derguar atij .....
Citim:
Po citoj ato që tha Petter
Ti personalisht, a ke shoqeri me persona gay? Nq se po, si ndihesh kur fillojne e preken me njeri tjetrin? A te ben pershtypje? A te duket normale apo e neveritshme?
Gjithsej 18 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit » Trego 176 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.