| Forumi Horizont | Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 » Trego 84 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Arrangement Marriage (martesa me shkese) = Perdhunim me shkese (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17500)
Nuk e mora per fyerje, pastaj do kem ndonje gje tjeter te mire qe kompeson kete egoizmin tim :p
'Ata qe kane mundesi' ne gjuhen time jane ata qe nuk jane te kushtezuar nga rrethi familjar, qe kane mundesi ekonomike,pavaresi te menduari, qe nuk e konsiderojne martesen si mjet mbijetese etj
Gjithsesi martesat e ketij lloji i kane rrenjet me thelle se sa nje dukuri e shemtuar qe po konsiderojme ketu. Eshte nje kalbezim i shume degeve te shoqerise shqiptare e pasojat reflektohen tek brezat me te rinj qe po nisin jeten shoqerore larg familjes per te ndertuar nje te tyren e tek divorcet e ardhshme. Ja pse them shpesh se s'duhet te predikojme vlera qe s'na perkasin. Nese dukuri te tilla jane bere mode e jane ne masivitet tregon se ajo qe po kritikojme sot eshte pjese e jona e si e tille shkon e neutralizon pikerisht ato vlera te cmueshme qe themi e krenohemi se i kemi.
Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
'Ata qe kane mundesi' ne gjuhen time jane ata qe nuk jane te kushtezuar nga rrethi familjar, qe kane mundesi ekonomike,pavaresi te menduari, qe nuk e konsiderojne martesen si mjet mbijetese etj
shkeputur nga WebShqip por lajmin e lexova ne TCH.
Share Dy vellezer shqiptare emigrante ne Londer jane denuar me 6 vite burg ne total pasi ilegalisht martuan femijet e tyre me njeri-tjetrin.
Kujtim Llleshi i njohur ne Angli me emrin Resmi Lleshi i tha policise, se per te shpetuar vajzen 12 vjecare nga gjetja e nje dashuri te papershtatshem dhe jo mysliman, ra dakort me villain, Rexhep Lleshin, ta martonte ate me djalin e tij.
Martesa mes dy kusherinjve te pare ndodhi me 25 mars 2008 ne shtepine e Rexhep Llleshit, pasi sipas tyre ata kishin pyetur nje imam i cili i kishte thene se kjo martese sipas fese islame eshte e lejueshme. Pasi kane kryer lutjen e marteses, te dy vellerzerit sebashku me nenen e djalit 16 vjec, i kane inkurajuar ata te kryejne marredhenie seksuale. Te nesermen ne mengjes nena e djalit ka kontrolluar carcafet per gjetjen e shenjave te gjakut.
Mosgjetjen e shenjave te gjakut, ia ka treguar bashkeshortit Rexhep Lleshi, i cili e ka rikthyer mbesen e tij tek i vellai duke i thene se ajo nuk ishte e virgjer dhe e ndershme. E tronditur nga ajo qe kishte ndodhur nje nate me pare, 12 vjecarja ia ka treguar ngjarjen nenes se saj e cila ishte divorcuar prej Kujtim Lleshit, i cili ishte martuar perseri dhe kishte 7 femije.
Menjehere nena e vajzes e ka denocuar ngjarjen ne polici dhe me pas kjo martese ilegale eshte hetuar nga skuadra e krimeve seksuale. Gjate procesit gjyqesor ne te cilin viktima mes loteve gjeti kurajon te deshmonte, dy vellezerit nuk i kane pranuar akuzat, pasi sipas tyre, ata nuk kishin kryer ndonje krim.
Gjykatesi Robert Fraiser Morrison duke lexuar masen e denimit me nga tre vjet burg per dy vellezerit, tha se kjo ngjarje ishte nje incident i papelqyeshem dhe se ne Britanine e Madhe, inicimi i marredhenies seksuale te nje vajze 12 vjecare perben krim te denueshem me burg.
Kujtim Lleshi i ka bertitur gjykatesit pse ai e denoi duke iu drejtuar me fjalet: “Une s’jam kriminel, doja te mbroja vajzen time”. Ai ka rezistuar per disa minuta qe te mos shoqerohej nga gardianet drejt qelive te gjykates. Eshte dashur perdorimi forces nga pese gardiane duke e terhequr ate zvarre per ne qeli.
12 vjeç ne krevatin e marteses me nje 16 vjeçar siper.
Kur them une qe realiteti ja kalon fantazise. Kujtonim se i benin vetem fiset cigane ne Rumani. Ja shqiptaret ne mes te Anglise.
6 vjet burg... vetem? Per inçest te detyruar ne moshe te mitur.
6 vjet per te dy . dmth 3 vjet per koke.
Sipas mendimit tim kta jane njerez te semure por mjaft te semure
nuk ka rendesi nga vijne Fajtor , mos u ndalo te prejardhja .
dhimbje ne dhimbje : 12 vjecarja nuk ka qene e virgjer .
cmenduri totale.
quo vadis!!
Nuk ka qene e virgjer thote 16 vjeçari. Duhet marre per baze kjo? Edhe nese nuk eshte, kjo s'ka rendesi. Rendesi ka detyrimi qe bejne myslimane te fantaksur. Dhe kjo nuk eshte e rastit, kane nje kulture te caktuar qe duhet gjetur ku buron, te shkohet ne shtepi, te behen turpi i kombit nje dite te vetme, te behet rast unik.
Nuk ka ndonje TV ne Shqiperi ta beje kete lajmin e pare, te nxjerre fotot e dy burgaxhinjve, ku kane jetuar, qytetin apo lagjen e tyre, te intervistojne banoret, te gjejne ku buron ai lloj mentaliteti, te akuzoje gjithe zonen, te mundohet te kuptoje nese te tjeret distancohen nga keto pislleqe? Nuk ka presion mediatik? Vetem Sala dhe Edi ka neper TV?
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Nuk ka qene e virgjer thote 16 vjeçari.
Ti rroje imami dhe feja ketyre me gjithe trute e gomereve qe kane. Kane ik nga shpellat per te jetuar ne qytet...mire qe se paska marre i ati te bijen per grua te dyte 
qe kemi njerz qe jetojn akoma ne epoken e gurit apo majmunit apo me keq ne shqiperi, ky eshte fakt qe nuk lot as topi.
njoh cuna moshatar me mua ktu qe kane 12 vjet ne amerike qe kur flasin dhe shprehin mendimet e tyre te bejne te kapesh koken me grushta dhe te ikesh vrap, te kerqethet trupi dhe te ben te flasesh me vete, si ka mundesi?! por eshte e kote te flasesh me to, nese nje kafshe qe jeton ne perendim me shume se 12 vjet dhe akoma mendon ashtu, dhe i kan kaluar 30-tat vec duhet duhet te ikesh vrap se nuk guxon njeriu as t'i kundershtosh se jane kokefort fakira qe smundesh t'i bindesh kurre, lere qe nuk jane te gatshem te degjojn nje mendim tjeter por kane edhe guximin te dhe zerin e larte te mundohen te mesojn se ashtu duhet menduar dhe vepruar.
kulmi i acarimit vetem kur imagjinoj disa biseda dhe opinione te tyre.
kur mendoj kta "njerz", edhe pse flas keq per evropianet ne pergjithesi, nuk i vej faj qe s'na pranojn dhe noshta me te drejte nuk do pranojn shqipreine ne evrope per nje kohe shume te gjate.
kur mendoj se "njerz" te trash kokefort si kta edhe jane rrespektuar ne nje rreth shoqeror lasakarsh te asaj kohe ne shpiqeri, me neveritet ai vend.
Citim:
Po citoj ato që tha al74
6 vjet per te dy . dmth 3 vjet per koke.
Sipas mendimit tim kta jane njerez te semure por mjaft te semure
nuk ka rendesi nga vijne Fajtor , mos u ndalo te prejardhja .
dhimbje ne dhimbje : 12 vjecarja nuk ka qene e virgjer .
cmenduri totale.
quo vadis!!
| Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 » Trego 84 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.