Forumi Horizont Gjithsej 18 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 178 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Aktualitete mbi emigracionin. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17517)


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 20 Dhjetor 2009 - 19:37:

Rri mor djale se po na behesh si ata jevgjit qe shajne njeri tjetrin "jevgu mutit.

Cami M... Labi... dhe dolen te gjithe kushurinj ,se i mbaronte mbiemri me M....


Ne Shqiperi jemi bashkevuajtes dhe bashkefajtor...


Postuar nga al74 datë 20 Dhjetor 2009 - 21:47:

Fajtor filloje nga vetja.krenohu me veten tende edhe me prejardhjen tende. Lere Skenderbeun apo nene Terezen, ato jane histori e shkuar. Te gjithe nga pak mund te bejme dicka per gjeneratat e reja.Absolotisht jo duke mohuar veten por duke permiresuar ate. Me vjen keq qe bie pre e demagogjise legiste,shume keq madje. Mos harro qe ne jemi "cavallo di bataglia" ne cdo fushate zgjedhjesh per te djathten , por kjo nuk do te thote qe kaloresit qe e luajne kane te drejte por jane te afte te lozin me trembjet dhe injorancen e nje populli qe nuk lexon, e nje populli qe sheh vetem foto me ngjyra. Ji krenar , te perqafosh idete legiste eshte ofendimi me i madh qe mund te na besh!


Postuar nga BIONDIA datë 20 Dhjetor 2009 - 21:49:

Citim:
Po citoj ato që tha al74

ti stimo fratella!!



grazie fratello ...


Postuar nga Piktor datë 20 Dhjetor 2009 - 22:17:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Cfare rendesi kane gjithe keto? Anglia e Franca nuk flasin te njejten gjuhe (madje kane luftuar qindra vjet bashke). Prape jane ne Evrope te bashkuar. Greqia eshte ortodokse dhe Italia katolike. Prape jane bashkuar.

Jane justifikime, vetem justifikimime. Kroacia e Sllovenia prape po bashkohen, veçse ne BE. Diçka e ngjashme mund te krijohej ne ballkan, ku çdo shtet te ruante identitetin e vet, dhe se bashku te ishin te bashkuar, te ndiqnin strategji ekonomike te perbashket, te hiqnin vizat, te ndertonin rruget, etj.

Ata qe kapen tek luftrat e e vjetra, i kujtoj se Gjermania pushtoi dhe poshteroi Francen, Polonine, Hollanden, etj, vetem 60 vjet me pare. Prape jane bashkuar ne BE. Eshte thjesht mungese inteligjence ajo e ballkanit, sepse popuj si ai shqiptar nuk shikojne perpara ne histori, por kerkon urrejtjen per fqinjet. Ne shajme njerezit duke i thene "grek", "serb", etj. Kjo deshmon direkt qe duam lufte, jo bashkim me te tjeret. Do perfundojme qe do jemi te gjithe ne BE, do heqim vizat, do lejojme minoritetet e jugut te shkollohen greqisht, do bashkojme ushtrite. Veçse gjithe kete do e bejme ne BE, sepse jemi te paafte ta benim me mendjen tone.

Inteligjence ballkanike valle?

Me duket se e kam thene edhe njehere, eshte kenaqesi te krahasohesh me vende te zhvilluara si Gjermania apo Britania etj.:p :p
Kenaqesi por edhe deshire te jesh si ata. E merr me mend Fajtor, shtet si Serbia qe masakroi mese 200.000 vete ne Bosnje hyn ne BE pa viza, Maqedonia dhe Mali i Zi ndersa dy shtete si Shqiperia dhe Bosnja jo, e ke pyetur veten pse valle?.
Ne fakt eshte faji i Bosnjes qe nuk i harron masakrat e serbeve prandaj nuk meriton te integrohet.

Kryesorja dhe me e rendesishme eshte se nuk jemi ne qe nuk duam integrimin por jane ata qe kane "rezervat" e tyre pra BE. Nqs nuk e ke kuptuar edhe kete.
Patjeter qe edhe ne kemi tonat por jo si popull por si politike qe na ka ngelur gjithmone ne klase.
Kemi 50 vjet komunizem dhe po behen 20 vjet qe kemi vetem pozite sepse opozita eshte inekzistente ne kete vend.


Postuar nga Fajtori datë 20 Dhjetor 2009 - 23:38:

Bohhh, Piktor

Gjermania vrau 10 milione dhe prape eshte ne BE.

Por a merr me mend qe lufta e fundit eshte bere ne Serbi vetem 10 vjet para? Dhe sot serbet po kalojne pa viza. Ama jo shqiptaret. Pse?

Ka dy variante.
1. Teoria e kospiracionit. Ne nuk na duan se ne Evrope ka lobe serbe, greke, etj etj. Nuk na duan se ne jemi myslimane dhe serbet jane katolike.

2. Teoria e konkurrences. Serbet vertet kane treguar se mund te ndertojne shtet. Kane treguar vullnet te mire per t'iu pershtatur rregullave te Evropes, kane treguar se nuk jane te rrezikshem per rendin e Italise, Frances, Gjermanise apo Anglise... aq sa jane shqiptaret.

Preferoj te besoj te dyten, sepse kemi patur mundesite dhe nuk i kemi shfrytezuar. Evropa dhe Amerika beri te veten, mbajti anen tone, bombardoi serbet. Pra nuk na kishte njeri inat. Nese tani jemi te ura me gura, e kemi fajin VETEM vete. Sepse nuk tregojme vullnetin e sinqerte per te thithur kulture, bejme projektligje fallco per martesat gay dhe pas dy ditesh i harrojme. Ne, bythet e zgjuara, mundohemi t'ia fusim gjithe botes vetem qe te na jape ndonje vize me shume. Kujtojme se testet e Evropes jane si provimet e UT-se qe blihen me ndonje shishe parfumi.

_________________________
Krimet e Serbeve nuk ka pse i harrojne boshnjaket, por kohet ndryshojne, poltikat bashkohen. Endrra e nje Evrope te bashkuar ka lindur mu pas luftes, ne 1948 ne mos gaboj. Sot jane ne BE tamam ato shtete qe u kacafyten deri ne 1946-en. Pra dine te metabolizojne sherret, zenkat. Nese do fiksoheshin dhe gjermanet e polaket siç fiksohen shqiptaret kunder fqinjeve, sot nuk do kishte fare BE.

E kemi fajin vetem vete, vetem vete. Sepse paaftesise per te krijuar nje shtet eficient (si Serbia qe solli agjentin brenda zyrave te kryeminsitrise) i pergjigjemi me urrejtje primitive. Ka faj Evropa e Amerika qe jemi te paafte?


Postuar nga Piktor datë 21 Dhjetor 2009 - 00:05:

Pytsori eshte per politiken dhe jo kundrejt neve si popull.
Populli yne eshte shume i kulturuar kete e tregoi edhe me zgjedhjet e fundit, por eshte politika jone qe na len ne klase siç e deshmuan edhe zgjedhjet e fundit.
Populli nuk ka faj kurre por vuan nga mungesa e ekuilibrit te politikes.
Per ironi te fatit kundershtaret me te forte te Berishes jane ish pd-iste Rama, Ngjela e Merua. (pa harruar Dulen).
Politikanet tane dine vetem nje gjuhe ate te urrejtjes dhe kur bejne pakte i bejne vetem per interesa personale dhe aspak per hir te ketij populli qe i ka ne krye.
Politikanet tane dine vetem te shajne, mediat jane edhe me keq se lajmin e pare sikurse e ke thene edhe ti e ben politika.

Serbi erdhi me flamur amerikan dhe e solli amerikani dhe nuk e di çfare hyn dhe aq shume Serbia ne kete rast se ai eshte boshnjak dhe qytetar anglez.

ps: pas pak do ja nderrojme edhe njehere titullin kesaj teme, ose ti shtojme edhe" politika shqiptare e pare edhe nga syte e emigranteve.":p :p


Postuar nga Fajtori datë 21 Dhjetor 2009 - 00:13:

Sipas teje politiken nuk e bejme ne?

Na i ka vene njeri politikanet aty?

Dhe ne nuk jemi ne gjendje ti levizim?

Nuk perfaqsojne ate popull ata politikane?

Manipulimet elektorale i bene politikanet?

Vajten kuti me kuti Berisha, Rama e Nano?

Nuk jane popull ata qe i mbajne ne kembe?

Nuk eshte popull keshilli kombetar i PD-se qe zgjodhi Cilieten dje?

Nuk eshte popull PD-ja, PS-ja?

Nuk eshte perfaqsuesi jone ai qe vjedh tenderat?

Nuk po ben ate qe do benin 200 mije te tjere qe presin te hipin ne pushtet?


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 21 Dhjetor 2009 - 00:39:

Po shihja ne TV avionin e pare qe u nis nga Beogradi per ne Bruksel ,kishin dalur parlamentaret te BE,ne aeroport , duke pritur Jeremicin ,e shume te tjere diplomate Serb...

Po Basha jone cfare i mungon qe drejtonte nje politike Europiane ,apo mos valle nuk e lejojne te bej nje politike pro Shqiperise ???????

I kemi shkruar shume here ne kete forum dhe prape nuk lodhemi ta perserisim ai popull ka nje histori qe me verte eshte per te ardh keq ,sepse politika jone eshte drejtuar nga Serbet Greket.

Mos valle Europa pret te ndrrojme ,fen ,se dhe kshu nuk vazhdohet ............nga nje ane mburremi se kemi ndalaur Turqit,me nje te madhe Gjergj Kastriotin,po ne mes Tiranes afer xhamise Etem Beut ngrihet flamuri Turk,por nga nje ane vazhdojme te mbajme akoma FEN e PUSHTUESIT ,dhe kjo nuk shkon ....

Figura e Nen Terezes nuk eshte ngritur aq shume .....


Ne te gjithe Europen e lindjes i kan zbardhur te gjitha arkivat kundrejt diktatures dhe njerzve qe i sherbyen dhe vrane e prene ,te gjithe kan dale ne gjygje ,aaaa harrova dhe ne Kambogien e larget kan filluar gjygjet rreptesisht duke i denuar ,cdo gje po shkon ne vendin e tyre , Nurenbergu shqiptar akoma mbahet mbyllurrrrrrrr.....Ku eshte ndergjegja e popullit tone .........

Ne korrik mund te kete nje levizje pa viza per shqiptaret ,por kurrre nje Shqiperi ne Evrope ,nuk pranon Europa myslymanizmin ,e pate cfare ndodhi ne Zvicer,per minaret ....

Ne kushtetu e Anglise eshte ndrruar LIRIA FJALES nuk ekziston ,LIRA E GREVES ,mbas 2001 kan ndryshuar .... Per fat te Fatos Nanos qe e hoqi Shqiperine nga koferenca islamike ...


Postuar nga Piktor datë 21 Dhjetor 2009 - 00:41:

Gjithmone ka nje pse(?).

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Sipas teje politiken nuk e bejme ne?

Jo, e bejne partite politike qe jane nje grusht njerzish qe drejtohen nga nje kryesi e tyre dhe qe ne krye kane nje kryetar.
Citim:

Na i ka vene njeri politikanet aty?

Me parashute jo. Aftesia e tyre politike.
Citim:

Dhe ne nuk jemi ne gjendje ti levizim?

Ke te levizim ? nqs mendojme vetem per ate qe eshte ne qeveri, pra poshte mbreti rrofte mbreti.
Citim:

Nuk perfaqsojne ate popull ata politikane?

Jo, ata e qeverisn kete popull, populli ka votuar dhe jam krenar per menyren sesi u prezantuam diten e votimit.
Citim:

Manipulimet elektorale i bene politikanet?

Po, numerimi i votave dhe kontestimi i tyre nga politikanet e tregon qartazi kete.
Citim:

Vajten kuti me kuti Berisha, Rama e Nano?

Jo, se ishin vetem 66 qendra
Citim:

Nuk jane popull ata qe i mbajne ne kembe?

Po, por ç'hyn populli ne kete mes, keshtu ndodh kudo ne bote nuk perbejme rast unikal.
Citim:

Nuk eshte popull keshilli kombetar i PD-se qe zgjodhi Cilieten dje?

Po ( biles senator/i/ja Luxuria V)
Citim:


Nuk eshte popull PD-ja, PS-ja?

jo populli u duhet per fushata , mitingje, protesta e perurime.
Citim:

Nuk eshte perfaqsuesi jone ai qe vjedh tenderat?
çdo shoqeri ka edhe njerez te mire edhe te keqij, prandaj ka kod penal, denime e burgje.


Postuar nga arturm datë 21 Dhjetor 2009 - 02:58:

Piktor

Lere or burre se ne, mire apo keq, e kemi nje shtet meme.

Ndersa Fajtorit lekura e shqiptarit i ri e ngushte ndersa ate te perendimorit nuk e vesh dot se ka perberje te keqe.

Ka ngelur si makine pa targa (ose me mire, ne pritje te targave Padane).


  Gjithsej 18 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 178 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.