Forumi Horizont Gjithsej 33 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 328 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga bota (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=306)
-- Lajme nga bota... ndoshta per shqiptaret (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17598)

Postuar nga Petter datë 11 Mars 2010 - 23:14:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Shumica eshte e vertete ne ato qe the. Dy-tre argumente kam. E para nuk eshte se nxihet çdo gje, por nuk mund te kete permiresime nese nuk tregohen difektet.

Se dyti, nuk vihet ne dyshim qe ka njerez te hajrit, madje jane shumica, ndryshe nuk do isha vete duke folur ne kete forum, dhe s'do kisha shoqeri shqiptaresh.

Se treti, kur shkruajta me lart kisha ne mend pikerisht italianet e Amerikes. Jane shembulli i krenarise idiote te prejardhjes, qe bota tall per prapambetjen dhe mentalitetin familjar-mafioz-klanor (edhe pse kane kaluar dekada).

Ajo qe desha te transmetoj eshte se krenaria duhet te kete nje balanc llogjik. Nuk ka kuptim te perfundojme si italoamerikanet qe ruajne vlera qe edhe vete italianet e Italise kane rinovuar. Perkundrazi, mund te pretendojme ndryshime, dhe te arrijme ti kapim kur ndodhin ne Shqiperi. Jo ta perdorim si fole patologjike per egoizmin, krenarine apo nostalgjine tone.

Besoj, ne fakt, se kemi ca sfida me te medha se ato te italianeve emigrante. Kemi per te rekuperuar revolucione shoqerore (dhe morale shteterore) qe italianet i kane njohur qe ne kohen e Jul Cezarit. Prandaj duhen cytur dhe provokuar ndergjegjet e shqiptareve qe te zgjohen nga gjumi. Dhe kjo nuk dmth se une apo ti jemi djepe te kultures. Por nese besojme ne diçka eshte mire ta diskutojme. Indiferentizmi eshte nje nga aresyet pse gjysma e Shqiptareve ka ikur jashte. Kur i shton kesaj dhe krenarine per nje vend qe efektivisht secili perbuz per te jetuar "me mire jashte" gjithshka behet qesharake. Them thjesht qe duhet te leme clichetè sentimentaliste te emigracionit dhe ti themi baltes balte, jo mjalte.

Un nuk e diskutoj faktin qe pa dal disa difekte nuk mund te behen permiresime.. po ti i ke shume te egzagjeruara keto kritika.

Eshte njesoj si ti thuash dikujt budalla budalla ter kohes dhe te fillojne te gjith ti thon budalla... do ti qe ai person ka mundesi 70 % te budallallepset?

Postuar nga AngelDevil datë 11 Mars 2010 - 23:37:

Citim:
Po citoj ato që tha Petter
Nje gje skuptoj un nga ty o Fajtor! Je kritik ndaj cdo gjeje shqiptare. Kudo qe lexoj neper tema qe kan te bejne me Shqiperine dhe shqiptaret, ti mundohesh me sa mundesh gjoja me ate pseudo-analizen tuaj qe shqiptaret jan gjithnje delja e zeze.

Chill out dude

Ka shpirtin e kundershtimit si dhe i pelqejne revolucionet ... tutto qua Petter

Postuar nga Petter datë 11 Mars 2010 - 23:44:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil

Ka shpirtin e kundershtimit si dhe i pelqejne revolucionet ... tutto qua Petter

U po ti rofsh qe dole, se fajtori shkroi gjith ate shkrim dhe un hic spo merja vesh gje

te paste nana te paste

Postuar nga kurt datë 12 Mars 2010 - 03:35:

Re: Re: Re: Re: Re: SKANDAL

Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer`

Si mund te keq intepretohet nje fjalim kaq i vrullshem i keto palo personi , qe nuk duhet ta quaj veten shqiptar!

te kuptoj, por eshte me e rende ajo qe bene ata qerramant idiota qe u kapen ne new jersy.

fundja fundit kam pershtypjen se fjalimi eshte mbajtur pa vetdijen e prifitit se do filmohet, pra brenda nje rrethi te vogel.

nejse, prap nuk besoj dhe me qartesisht nuk dua ta besoj se ky person eshte aq antishqiptar sa medeat e kane bere te duket, noshta e kam komplet gabim.

p,s une ti apo kushdo, nese nje kosovar na e ben nje te keqe, na del i pabese, (supozojm) njeri i flliqur, mendoj se nga nervat e momentit si une dhe ti, do shprehemi dicka kshtu, mire ja kane bere ata serbet ktyre shkerdhatave.
pa patur parasysh gjaknxehtesine per momentin, i fusim te gjithe ne nje thes.
por nje nejri ne krye te nje komuniteti aq te madh si ne detroid, dhe qe ngutet kaq shpejt, eshte e i rrezikshem ti degjojet fjala ne pergjithesi, si per mire apo per keq!

Postuar nga AngelDevil datë 12 Mars 2010 - 14:22:

Italia kunder emigranteve

OKB kritika te ashpra qeverise Italiane ne lidhje me politiken e saj ne lidhje me emigracionin ....

Postuar nga Fajtori datë 12 Mars 2010 - 14:28:

Mire e ka ne fakt, se nuk i burgosin mire e mire siç ben SHBA po te kapi pa dokumenta duke kaluar kufirin. I lene te lire rrugeve e pastaj pretendojne te drejta te barabarta.

Dhe fundja keta qe flasin jane shpesh nga vende qe nuk kane mijera kilometra brigje "te zbarkueshme", flasin nga rehatia e emigracionit te kontrolluar teorik, kur praktikisht Italia ka çdo dite varka me njerez qe zbarkojne.

P.s. Ne nje dokumentar pashe se ne 1500 km kufi SHBA - Meksike çdo vit vriten 6000 veta qe duan te kalojne kufirin ose transportojne droge.

VRITEN!!!

Postuar nga AngelDevil datë 12 Mars 2010 - 14:43:

Dhe ne SHBA ka mijera emigrante te pa legalizuar mgjate punojne e jetojne atje. Eshte tjeter gje qe nuk perfitojne nga skema e sigurimeve shendetsore apo asistence nga shteti, por ama nuk i persekuton njeri.

Te transportosh droge seshte njesoj si te emigrosh nga halli per mbijetese keshtu qe ai qe transporton e merr e rriskun persiper qe mund te vritet.

Njesoj e si ketu ne Shqiperi sa njerez jane mbytur ne Adriatik apo sa njerez jane vrare neper male nga policia greke dhe njerez hallexhinj qe kane shku per te emigruar per buken e gojes.

Mgjate OKB ate pune ka te kritikoje e "te mbroje te drejtat e njeriut"

Postuar nga Balerina datë 13 Mars 2010 - 08:21:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

Dje me thane te njejten gje. Kur je ketu mezi vjen njehere, kur iken merr ne tel çdo dite.

Megjithate dashuria e pakushtezuar per orgjinen mbron dhe vlera te poshtra, perveç atyre te mirave qe mbahen mend. Prandaj duhet evituar (mendimi im).

Shyqyr qe u detyrova te kthehesha ne forum te rivizitoja ca foto qe kisha vene, se mos te kisha qene e detyruar, nuk do isha kthyer me. Dhe shyqyr qe paske shkruar me ne fund ca fjale qe mbajne ca rreze drite/diell o fajtor, sepse vranesia e analizave te tua do te me kishte derguar ne overdose. Sikur te jesh rritur ne Londer dhe jo ne nje vend mesdhetar!
Te kam respektuar dhe te respektoj per horizontin e gjere qe ke dhe me pelqen te mesoj nga njerez qe kane horizont te gjere si puna jote, por njeanshmeria e analizave te tua te tipit "morale apokaliptike" rrezikojne objektivitetin, dhe pa perpjekje per te qene objektive, nuk ka cilesi ne analize.

ps. mos ma merr per ters, e kam ves kte; me kane thene qe "i don't beat around the bush, " nuk i bie muhabetit larg e larg.

Postuar nga Fajtori datë 13 Mars 2010 - 16:09:

Po ja kepus pak gjate :)

Luftokemi te dy per objektivitet. Gjynah qe arrijme ne konkluzione te ndryshme. Ndoshta vjen nga menyra e perllogaritjes. Objektiviteti nuk mendoj se eshte nje mesatare e mediokritetit lokal, por nje vlere e krahasueshme me jashte. Cdo gje ka nevoje per krahasim, edhe Dielli mund te ishte i zbehte nese afrohet nje yll me i forte. Prandaj preferoj krahasimin objektiv te shqiptarise me boten, jo mesataren e dogmave qe na kane ushqyer mesimet e xhaxhit.

Megjithate, vranesirat jane edhe ne mesataren e brendshme, mjafton te diskutosh me cilindo taksist, ndertues, punetor, dentist, polic, etj. Objektivisht duhet te pyesim gjithmone veten nese ka sens mbajtja e nje shteti fallco, kur te gjithe vuajne brenda tij. Pak kohe me pare diskutova me dy persona. I vura ne dyshim ekzistencen e shtetit shqiptar qe ne kohen e Zogut e deri sot (qe ka qene dhe mebetet nje farse). I pari e kishte menduar kete pune dhe ra menjehere dakort. I dyti nuk ishte fare dakort dhe filloi te spjegonte pse, por ngeci shpejt. Me e rendesishmja se i pari njeh realitetin shqiptar me pellembe, jeton brenda tij, mban biznese, njeh korrupsionin, gjykatat, njerezit, policet, cdo gje. Ndersa i dyti eshte pensionist qe kujton komunizmin me nostalgji dhe permend veprat e diktatures sikur shteti te gjendej aty. Do ishte mire qe edhe emigrantet ti vene gishtin kokes kur mendojne me sentimentalizem, sepse jane objektivisht prodhim i nje shteti falimentar. Ndryshe nuk do diskutonim nga jashte por nga brenda.

Sindroma e italoamerikaneve te prapambetur eshte e tejkaluar. Njerez si Fatos Lubonja po i hapin syte shqiptareve te shikojne veten per ate qe jane, dhe te vendosin nese duan te vazhdojne te jene te tille. Quaje vranesire po te duash, por jeta ka nevoje per shira te rrembyeshem qe te lulezoje. Ndryshe mbetemi ne shkretetiren e nostalgjise qe ngordh shpresat e njerezve. Dhe pastaj emigrojme.

P.s. Aktualisht 38% e popullsise kerkon te emigroje... Nje e treta e atij 3 milionshit te mbetur atje...

Postuar nga kurt datë 13 Mars 2010 - 16:41:

Re: Po ja kepus pak gjate :)

ok me po me jepet rasti te kritkoj fajtorin
ti mor djale, eshte e dukshme qe ke passion dhe shume njohuri per politiken, sidomos dhe e rendesishme asaj shqiptare, passion meqe edhe ne tema "zerat breda meje" flet per kshtu gjonash

sinqerisht duhet ta konsiderosh te futesh ne je pozite ne shtetin politiken shqiptare, dhe kushedi ne ndonje pozicion te larte, pse jo?!
run for office, nderroje emrin ne pasaport dhe beje fajtor, te pakten 5-10 mije njerz e dijn ket emer duke u bazuar vetem me anataret e ktij forumi, fjala nxjerr fjalen se jemi popull lajmesh dhe thashethemexhinjsh dhe do sigurosh vota. sidomos kemi edhe shume goca inteligjente shqiptare qe ua ke bere te ditur ktu qe je feminist, (nje levijze e nje politikani te lindur kjo per mendimin tim)
p'sh ne boten e lire kshtu ndodhin gjerat, jessy ventura ishte muns, dhe u be senator shteti

  Gjithsej 33 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 328 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.