Forumi Horizont | Gjithsej 15 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 » Trego 145 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Edi Rama, nje Politikan frikacak (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18411)
Vetem frikacak nuk me duket mua.
Me te vertete nuk eshte trim me flete por kjo nuk e ben automatikisht frikacak.
Per mua eshte shume i zgjuar me nje te METE te vogel.
Nuk e kam fjalen per Meten Ilir.
E meta e tij eshte se eshte fodull. Nga kjo mendjemadh ose pordhac si themi ne gjuhen popullore.
Megjithate megjithate keto nuk jane indekse se ai mund te beje me shume po te ishte ndryshe dhe te mos ishte frikacak siç mendon Vizioneri.
Persa i perket 21 Janarit .
Me vjen keq per jetet e humbura dhe shpresoj qe drejtesia ta thote me te vertet fjalen e saj dhe te denoje ata qe qelluan mbi njerez.
O Piktor, keq me vjen ta them po Shqiperia eshte nje ambjent qe te ben pordhac automatikisht. Sasia e servileve eshte e paimagjinueshme, kurse kultura ne pergjithesi eshte sahanlepirese. Ti imagjino veten tende ne ate post dhe mundohu te kuptosh sa njerez (bejne sikur) te adhurojne, te bejne idhull. Ose imagjino sa thashetheme dhe genjshtra ka neper popull, gje qe te ben perfundimisht mos ia vesh veshin popullit. Ne praktike je ne nje flluske i rrethuar nga interesaxhinj nga te kater anet me nje popull thashethemexhi dhe genjeshtar. Imagjino pastaj qe nuk ka asnje bashkepunim politik, opozita di vetem te vjelle vrer cdo dite dhe per cdo lloj aspekti, nuk ka kurrfare konstruktiviteti ne ate qe behet, gjithcka bazohet ne deshiren tende per te bere mire. Imagjino kete pozicion imagjinar dhe kupto qe kushdo te ishte kryeminister i atyre njerezve do fillonte te kishte pordhe.
Ku ishe ti, o Fajtori?
Medemek qenka faji i opozites.
Kohe me pare diskutoja me arturm per rolin e opozites. Sidomos ne parlament. Nder te tjera pasi diskutuam gjere e gjate. arturm e mbylli duke thene se opozita ka çelsat e kashtes.
Ndersa une po them se opozita nuk e rru fare as per çelsat por pret te kalojne keto vite, ca vite, e te marre pushtetin.
Opozita e dikurshme ishte me e mire se kjo e sotmja. ajo nuk linte qime pa bere tra. Kusur nuk la. Borxh mbeti. Me duket e kote te riperseris pasi kush eshte koshient e di rolin e ish opozites qe sot po vuan prej opozites. Megjithate vlen te te kujtoj me kete rast nje rast te vetem por kuptimplote.
Ne nje moment Majko dha pak a shume kete pergjigje kur ishte ne opozite,- Kjo eshte opozita....
Kjo vlen edhe per opoziten e sotme.
Pak a shume keshtu ndodh gjithkund ne bote.
Tani kthehemi te titulli qe i kam atribuar komentit, nuk te kam pare ndonjehere te indinjuar me opoziten. As atehere kur kishte edhe momente qe ti mund te kishe reaguar.
Ndersa sot e di si me duket reagimi yt, thjesht nje lavazh trush. Demagogji per te mbajtur ndezur tek njerzit urrejtjen.
Mesa di une kjo ne fakt funksionon tek militantet por kurre te njerzit e thjeshte e hallexhijte qe mezi presin ndonje ndryshim pushtetit me ndonje shprese te mire. Jane ata qe vendosin fatet e qeverive pavarsisht se nje pjese e mire tyre thyhen nga nje thes miell.
Pastaj nuk mund te mbash me fjale te mira popullin me barkun bosh siç tha ai kryebashkiaku nga Fieri. E di ti se pozita e sotme eshte dy here ne faj (gjynah) me kete popull per rastin e 21 Janarit. Ndersa mendjet e thjeshta ndalen tek pasojat eshte mire te analizohen shkaqet.
Nese analizojme shkaqet . Faji i opozites qe i perdori ata si mish per top dhe kundra atij qe sot e ke ne qeveri dhe kryetar parlamenti. Kthjellohu pak e na shpjego; si mund te besh moral kur e ke te keqen brenda. Jo ti por ata qe jane ne pushtet.
Ne fund edhe diçka tjeter. kjo poztive per rilindjen dhe se me te vertete rilindja funksionon.
Jo ne aspektin politik.
Kam vene re shume njerez dhe shume interesante kjo, qe shume njerez kane filluar ta duan Shqiperine. Kjo eshte pozitive sepse duket si nje mrekulli. Nga urrejtje, neveri per ate vend per ate popull papritmas del dielli e gjithshka duket rezelluese dhe e dashur.
Nga kjo kam arritur ne konkluzionin se 8 vjet pushtet jane shume. Rotacioni duhet te ndodhe ne 4 vjet ose te pakten te rifreskohet imazhi se bashke me urrejtjen per ata qe jane ne pushtet shtohet dhe urrejtja per vendin e njerzit e saj.
Mua me rezulton e kunderta e dashurise per Shqiperine Piktoro. Dhe pikerisht nga kjo lloj "dashurie" masave ju vjen ne maje te hundes dhe si rrjedhoje per inat te vjerres flejne me mullixhine... (Si rasti i zgjedhjeve n Greqi psh).
Sbehet ai vend! Njeri me hajdut se tjetri. Keta te lsi jan gjakpirsa fare, eshte mbush administrata me te pa afte, hajdute, imoral, keqbersa etc etc I ksaj lloj kategorie. Keq na vjen po aty as dreqi ska cfare ti beje.
C'ishte ky deduktim?! Zbulim i ri ne skenen shqiptare!!?
S'ka shenja optimizmi ne Shqiperi. Kjo eshte tragjikja, ka akoma qe duan te ikin.
Nuk e njoh mire kte tipin e edi rames por shqiperia dhe shqiptaret jane ne nje moment shume interressant historik tani per tani. Gjermania me nje publikim te nje artikull gazete po mundohet ti ri-edukoje gjermant qe grekt Kane prejardhje shqiptare sllave dhe turke dhe skan aspak lidhje me greket e lashte.
Kjo e fut ne nje favor te jashtzakonshem shqiperine, persa i perket masses konservatore gjermane.. Sepse gjermant jane njerz qe lexojn.
Dmth nje mase konservatore e gjermanise ka marre qendrimin e hitlerit gjykimin e etnive balkanse. Qe padyshim na favorizon neve.. Prandaj edhe kjo merkel eshte e interresuar me shume per fatin e shqiperise.
Ne anen tjeter kemi fanatizmin mysliman qe per behet dita dites faktor. Dhe turqia po behet shume e fuqishme, eshte edhe mjaft e qarte qe shtet mik me besnik se turqine nuk kem ken tjeter..
Jemi ne nje moment shume kyc interresant historie per mendimin tim.
He-he, ne moment kyc, pasi me kyc na e kane hapur prapanicen dhe jo me dhune. Dhe si kyc do perdoremi per dyer te metejshme, sepse kete rol na kane vene te luajme. Troc muhabeti, jemi nje lloj-kyci-tyci nga te gjitha anet.
Citim:Pikerisht kane interres sic kujtuan qe ne interresin e tyre ishin sllavet dhe greqia gjate 70 vjetve t'fundid dhe i krijuan ato shtete te forta duke coptuar tokat shqiptare.
Po citoj ato që tha robert
He-he, ne moment kyc, pasi me kyc na e kane hapur prapanicen dhe jo me dhune. Dhe si kyc do perdoremi per dyer te metejshme, sepse kete rol na kane vene te luajme. Troc muhabeti, jemi nje lloj-kyci-tyci nga te gjitha anet.
Gjithsej 15 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 » Trego 145 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.